• Latest
  • Trending
  • All

Një nënë u shua sot në azil

10/09/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një nënë u shua sot në azil

10/09/2023
in Aktualitet

Nga MINA T. QIRICI 

Nënëmadhja mbylli sytë në mesnatë! E heshtur! E sfilitur! E zhgënjyer!

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Me dhimbje në zemër! Infermieria e turnit shtangu nga habia. Mbi gjoksin e të moshuarës, pulsonte ende celulari, fiksuar me numrin: 068 20 32 8… Pesëqind thirrje…

Asnjë përgjigje! Vajza shtypi butonin. Nga dhimbja apo kureshtja?

Dhoma u mbulua nga zëri paqësor i Nënëmadhes:

“Biri im! Sa të kam pritur…

Të të puth nëna sytë dhe ballin! Kam pesë vjet që të pres. Nga dita që më solle në azil. Kurrë nuk kam marrë përgjigje nga ty, o bir! Më ka zhuritur malli! Për ty dhe nipin.

Kaq punë ke, or bir, sa nuk vjen të takosh nënën? Nënën që të dha jetën? Të dha dashuri dhe mirësi pafund? Desha të shkruaja një letër lamtumire, por nuk mundem. Ischemia cerebrale m’i ka mpirë duart dhe këmbët, por jo dashurinë për ty. Vdekjen e kam fare pranë…Iu luta mortjes mos të më merrte në fillim të verës. Mos të të prishte nëna pushimet e plazhit…

Vdekja ma plotësoi dëshirën. Edhe mortja ka mëshirë për një nënë të mjerë! Po ty, të lëndon dashuria ime? Vras mendjen dhe pyes veten: ku kam gabuar? Ku qendron faji im? Pse të linda?

Të rrita mes mijra mundimeve? Të shkollova? Të bëra burrë? Të dhashë jetë nga jeta ime?

Nëse të kam lënduar sadopak, kërkoj ndjesë, o bir! Me zemër! Një fjalë e urtë indiane thotë: ‘Nëna nuk gjykohet! Nëna respektohet!’ Këtu më japin tri vakte në ditë. Më japin edhe kafe. Më sjellin edhe ilaçet e zemrës. Kam dashurinë e shoqeve…

Por, eh! Më mungon dashuria jote! Pse o bir? Dashuria e nënës është dashuri mbi të gjitha dashuritë! Erdha në shtëpinë e të moshuarëve, jo me dëshirë, por nga dashuria për ty. Më dhe fjalën. Do vije të më takoje! Të besova! Besa dhe fjalët janë amanete, biri im!

Kostandini u ngrit nga varri. Ia solli nënës në shtëpi të motrën. I kishte dhënë besën. Ke besë, o bir?! Tani, vdekjen e kam fare pranë. E ndjej…Këmbët më janë mpirë. Por, duroj! Të jesh ti ai që të m’i mbyllësh sytë për herë të fundit! Të jesh ti ai që të hedhësh një grush dhe mbi arkivolin tim! Të nxjerr frymën e fundit, mbështetur në gjoksin tënd!

Tani, syri im nuk nxjerr më lotë. Janë shteruar. Tani, më qan shpirti!

Loti i shpirtit është më i rëndë se loti i syrit, o bir! Nuk ka zjarr që t’i thajë. Kam një amanet të fundit: Ma digj trupin në zjarr! Hirin shpërndaje në bregun e detit.

Aty ku kemi shtëpinë e plazhit. Të bëhem vesë mëngjesi e të spërkas fletët e trëndafilave. I mbolli me duart e tij yt atë. I donte shumë lulet! Këput një gonxhe trëndafili dhe merri erë. Do të gjesh aty erën time dhe do të psherëtish: ‘Aromë nëne!”’. Hiri im të bëhet puhizë në zhegun e verës!

Të të flladit trupin, ballin dhe sytë! Hiri i kurmit tim të ulet butësisht mbi degët e ullirit!

Të njomë lulet e shegës, limonit dhe portokalles! T’u japë frutave aromën e trupit tim. Dhe ti, të thërrasësh me zë të lartë: ‘Nëna ime’. Dhe unë do të përgjigjem: Jam këtu! Hiri im të bëhet mirësi dhe dashuri për ty”

Nënëmadhja u varros mesditën e djeshme. Më shumë se vapa e kësaj vere përvëlues, ishte diçka tjetër më përvëluese se dielli i ditëve të fundgushtit.

Malli i nënës! Ia dogji shpirtin, si djeg llava e vullkanit shpatin e malit.

Rënkon me lot! Me lot nëne!

Previous Post

Franca po tenton ta bëjë Kosovën peng të Serbisë

Next Post

Shqipëri-Poloni, rreth 22 mijë tifozë të pranishëm në “Air Albania

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Shqipëri-Poloni, rreth 22 mijë tifozë të pranishëm në “Air Albania

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.