• Latest
  • Trending
  • All

Letër e hapur për ambasadorin Christopher Hill: ‘Çorapet e Zeza’ në Beograd

24/08/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Letër e hapur për ambasadorin Christopher Hill: ‘Çorapet e Zeza’ në Beograd

24/08/2023
in Aktualitet

Nga Miodrag Vlahoviç

Letër e hapur e politikanit dhe ish-diplomatit malazez për ambasadorin amerikan në Serbi

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Shkëlqesia juaj, i nderuari ambasadori Hill

Intervista juaj e fundit në ‘Zërin e Amerikës’ është e mbushur me teza të gabuara dhe interpretime jokorrekte, të cilat edhe njëherë konfirmojnë politikën tuaj të qetësimit dhe joshjes ndaj Aleksandër Vuçiçit, pra politikës zyrtare të Serbisë, dhe i vë seriozisht në pikëpyetje motivet dhe synimet pas një qëndrimi të tillë dhe deklaratave tuaja publike.

Ngurrimi juaj për të kritikuar publikisht politikën e personifikuar të Vuçiç me çdo mënyrë, po merr formën e një karikature. Është e habitshme që edhe te kërcënimet dhe fyerjet e fundit brutale, që iu dërguan njëra pas tjetrës Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut nga presidentit i Serbisë, Vuçiç, dhe më pas ministri i Mbrojtjes, Vuçeviç dhe në fund ministri i Jashtëm, Daçiç, ju nuk shihni asgjë kontroverse! Për ju, kjo nuk është një përpjekje për të destabilizuar rajonin? Cilat janë arsyet e qëndrimit tuaj, i cili sinqerisht i habit dhe i shqetëson të gjithë miqtë e sinqertë amerikanë në Mal të Zi, por edhe në të gjitha vendet e tjera të rajonit?

Nëse ajo që thanë publikisht tre zyrtarë serbë nuk është një problem, atëherë as avokatia juaj e përsëritur për të ashtuquajturin ‘Ballkan i Hapur’, për të cilin nuk ranë kurrë dakord tre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor- dhe një nga dy promotorët kryesorë (dmth kryeministri Edi Rama) hoqi dorë së fundmi qartë dhe përfundimisht- ‘nuk është në diskutim’. Kjo është arsyeja pse është e habitshme. Në të vërtetë, për çfarë arsye ju insistoni në mënyrë të panevojshme dhe të kotë për muaj të tërë në atë formë të parregulluar dhe imponuar bashkëpunimi, për të cilën të gjithë miqtë dhe aleatët tanë (dhe tuaj) europianë kanë thënë qartë se nuk ishte në përputhje me axhendën evropiane të Ballkanit Perëndimor, as me vetë Procesin e Berlinit? Cili është interesi juaj për të? Pengimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, për të kënaqur orekset e politikës nacionaliste të Beogradit zyrtar? Ky është qëllimi?

Ajo që na shqetëson më shumë në intervistën tuaj është deklarata se politika që tani identifikohet me ju, duke pasur parasysh gjithçka thoni dhe bëni (edhe pse zoti Escobar, zoti Grenell dhe paraardhësi juaj në Beograd, ambasadori Montgomery, i përkasin të njëjtës ‘shkollë mendimi’), është e mirë dhe korrekte, edhe nëse nuk jep rezultate?!

Me gjithë respektin, ne duhet t’ju korrigjojmë këtu. Nuk është e vërtetë që një ‘Pax Americana’ e tillë nuk jep rezultate në rajonin tonë. E vërteta është krejt ndryshe: politika që ju promovoni shkakton pasoja shumë të këqija. Ajo e destabilizon Ballkanin Perëndimor. Krijon dhe ruan krizat dhe parandalon që disa çështje të hapura dhe antagonizma të fillojnë dhe të zgjidhen përfundimisht. Shembujt, jemi të sigurt, ju i dini më shumë dhe më mirë se ne, janë: situata në Bosnje dhe Hercegovinë, marrëdhënia ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ngjarjet dhe tendencat në vendin tonë, Malin e Zi. Kjo është arsyeja pse politika juaj është thellësisht e gabuar. Ajo kërcënon të komprometojë plotësisht angazhimin pozitiv dhe efikas prej dekadash të Shteteve të Bashkuara në rajonin tonë.

Ne, në Mal të Zi, jo vetëm për shkak të procesit të rivendosjes së pavarësisë sonë, nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen dhe ndihmën e madhe miqësore që kemi marrë vazhdimisht nga vendi juaj.

Dhe për këtë arsye, politika juaj e qetësimit dhe dorëzimit para regjimit të Aleksandër Vuçiç, është e gabuar. Dhe më keq se kaq: është e dënuar të dështojë. Ky dështim do t’i kushtojë shtrenjtë vetë Serbisë, por edhe të gjithë fqinjëve të saj.

Në këtë letër nuk do shpenzoj kohë dhe energji për të analizuar se sa ka të bëjë ndërhyrja juaj personale dhe preferencat tuaja, dhe sa është politika e Uashingtonit. Kjo, ne jemi të sigurt, kuptohet dhe dihet më mirë në vetë Departamentin e Shtetit. Kolegët dhe eprorët tuaj do të jenë në gjendje të kuptojnë se sa i suksesshëm mund të jetë qëllimi juaj i deklaruar publikisht për të ‘ndarë Serbinë nga Rusia’ dhe sa do u kushtojë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe për sa kohë. Dhe sa do të ndikojë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit në tërësi.

Nuk na duket e vërtetë që ‘nuk ka rezultate’: pasojat e politikës suaj janë pikërisht të kundërta me ato që projektoni publikisht. Prandaj nuk kemi një stanjacion. Kemi një regres.

Për ne në Mal të Zi, por edhe për të gjitha forcat politike demokratike dhe pro-perëndimore në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë veçanërisht miqtë tanë në Serbi, deklarata se ‘nuk mund të krahasosh Millosheviçin me Vuçiçin’, është, të paktën befasuese. Dhe fyese për të gjithë ne.

Nuk mund të krahasosh kreun e një regjimi, që përfundoi në Hagë, me ministrin e tij të propagandës, të cilin e kujtojmë për sulmet brutale ndaj medieve të lira dhe për deklaratat luftarake dhe ksenofobike, përfshirë ato se ‘është e nevojshme të vriten 100 boshnjakë për çdo serb të humbur’?! Mjafton të kujtojmë emrin dhe fatin e Slavko Çuruvijas, të cilin ministri Vuçiç e kërcënoi hapur…

Ose, në vend që t’ju kujtojmë pa pasur nevojë për gjëra që ju i dini më mirë se ne, duhet t’ju pyesim: A shihni ngjashmëri mes fatit të Ivan Stamboliçit dhe Oliver Ivanoviçit? Kjo rastësi tragjike është më e madhe dhe më tragjike se ajo mes Vuçiçit dhe Millosheviçit. Ju nuk keni nevojë t’i përgjigjeni kësaj pyetje, sigurisht. E qartë që nuk ka nevojë për shpjegim.

Në fund, gjithashtu nuk ka nevojë t’ju shpjegoj, si amerikan, se me çfarë lidhen ‘Çorapet e Zeza’ nga titulli. Dhe ju e dini më mirë se ne gjithashtu.

Angazhimi juaj në Beograd dhe pasojat e tij në fakt mund ta bëjnë të panevojshëm që ne t’ju dërgojmë mesazhin që u dërgua kur disa ishin thellësisht të zhgënjyer me modelet dhe idhujt e tyre sportivë dhe shoqërorë: “Na thuaj që nuk është e vërtetë”.

Prandaj nuk ka nevojë që ta justifikoheni. Ju duhet të thoni dhe të bëni atë që do të vërtetonte arsyet dhe parimet me të cilat u bë e njohur politika dhe diplomacia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në pjesën tonë të Europës.

Ne ende shpresojmë që ju të jeni gati për një ndryshim të tillë!

Previous Post

Pastrimi i parave, Shqipëria mbetet në “listën gri” të FATF/ BE kërkon që të vendoset një tavan për pagesat cash

Next Post

Djali kishte veshur bluzë me shqiponjë, policia serbe terrorizon gruan nga Gostivari

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Djali kishte veshur bluzë me shqiponjë, policia serbe terrorizon gruan nga Gostivari

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.