• Latest
  • Trending
  • All

Tri shpërpjesëtimet e Shqipërisë

31/07/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tri shpërpjesëtimet e Shqipërisë

31/07/2023
in Aktualitet

Nga VETON SURROI

Për nevojat e këtij shkrimi kam zgjedhur tri shpërpjesëtime që më duken se flasin shumë për Shqipërinë e sotme. Shqipëria sot ka shpërpjesëtimisht më shumë se cilido vend tjetër që di unë në Evropë bidonë uji, para informaliteti dhe nevojë për opozitë politike.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Që të tria disi janë të ndërlidhura dhe krijojnë një moment të rëndësishëm të kulturës politike të vendit.

Të fillojmë prej bidonëve të ujit. Në krahasim me cilindo prej shteteve të Ballkanit Perëndimor (të mos bëjmë krahasim me vendet e BE-së) shumica e qytetarëve shqiptarë që kam parë nëpër qytetet e vendit konsumon ujë nga bidonë të blerë. Pra, shumica e qytetarëve të Shqipërisë nuk e pi ujin e ujësjellësit publik, dhe kjo ndodh në mënyrë dramatike pas rënies së komunizmit, kur u hetua që uji i ujësjellësit mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

Demokracia ka sjellë dy rrugë që ende nuk e kanë gjetur puqjen. Nga njëra anë vendi ka fituar të drejta politike dhe ka përjetuar një transformim të pashoq; Shqipëria është pakrahasimisht më mirë sot se që ka qenë ndonjëherë. Nga ana tjetër, qytetarët e vendit nuk e kanë fituar të drejtën elementare, atë të ujit të pijshëm.

Rezultati i këtyre dy vektorëve që nuk puqen është se Shqipëria po zhvillohet duke u ndërtuar mbi pabarazinë e qytetarëve të saj. Për më tepër, është duke u zhvilluar me pranimin e qytetarëve të saj se kështu duhet të bëhet zhvillimi, në pabarazi. Në tridhjetë e kusur vjet transformimi në demokraci, uji, si një vlerë bazike jetësore, nuk ka qenë pjesë e agjendës politike të partive politike dhe nuk ka qenë pjesë e protestave qytetare.

Nëse qytetari ka pranuar që në fillim, me ujin, se do të jetojë në pabarazi të imponuar si normë, atëherë është e vështirë që ai qytetar të kërkojë ndryshime më të thella në shoqërinë e tij.

Qytetarët e vendit po mësohen (nëse nuk janë mësuar më) edhe me një tepri tjetër shpërpjesëtimore, vëllimin e parave informale që hyjnë në vend dhe kalojnë nëpër procesin e përligjjes (apo “pastrimit”) si investime, kryesisht në ndërtim dhe turizëm.

Njëri prej burimeve të këtyre parave, sipas Raportit të Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve, të Departamentit amerikan të Shtetit, është droga. Në Raportin e vitit 2023 thuhet se “shtetasit shqiptarë luajnë një rol shpërpjesëtimor në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe të organizimit të rrjeteve të krimit, pasi territori i tyre është një pjesë kyç e rrugës ballkanike të trafikut të narkotikëve në Evropën Perëndimore dhe në Mbretëri të Bashkuar. Grupet e krimit të organizuar të udhëhequra nga shqiptarët veprojnë në Shtetet e Bashkuara, në Mbretëri të Bashkuar dhe gjetkë në Evropë, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Amerikë të Jugut, duke përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Perunë. Këto grupe përdorin ekonominë shqiptare, veçanërisht sektorin e ndërtimit, për të pastruar të ardhurat e tyre dhe për të kontribuar në korrupsionin në vend”.

Një test i “normalizimit” të gjendjes, pra të mësimit se ashtu si duhet të jetohet me bidonë uji do mësuar edhe me faktin se një faktor i rëndësishëm i ekonomisë është trafiku në drogë, po zhvillohet gjatë këtij viti. Së bashku me zgjedhjet vendore (e nevojën për më shumë para jo tërësisht transparente për financim fushatash) dhe një rritje turistike me më shumë para në qarkullim, Shqipëria po ndien rritje të dukshme dhe jopërpjesëtimore (ta quajmë ashtu) të euros e dollarit joformalë që po gjejnë përligje duke u shndërruar në lekë shqiptarë.

Eksperimenti është i dukshëm në rezultatet e veta, euro ka humbur 17 për qind të vlerës së vet sivjet. Kjo do të thotë se paraja “shpërpjesëtimisht e madhe” nga trafiku ilegal ka hyrë shpërpjesëtimisht më shumë në treg dhe kjo e ka forcuar shpërpjesëtimisht shumë lekun. Leku është shpërpjesëtimisht më i fortë se që ka qenë, apo është rritja ekonomike e vendit.

Në këtë fazë “normalizimi” nuk përfitojnë të gjithë. Ata që e kanë më së vështiri për të blerë bidonë uji e kanë më së vështiri edhe me lekun e forcuar. Sipas hulumtuesit E. Zaloshnja, 53 për qind e qytetarëve të Shqipërisë marrin remitenca prej familjarëve të tyre. Pra, 1.4 milionë qytetarë të vendit marrin 17 për qind më pak ndihmë, kur përkthehet në lek, se që kanë marrë në fillim të këtij viti. Kostoja tjetër, ajo e institucionalizimit të parasë informale në shtet, nuk është e kapshme si statistikë sot, por është e përjetuar si korrupsion, apo nesër edhe me elemente të kapjes së shtetit.

Alternativa për qytetarin e bidonit dhe të remitencës së zhvlerësuar nuk duket në horizontin politik. Harta politike e krijuar pas zgjedhjeve të sivjetme vendore tregon për një opozitë që përshkruhet vetëm në kohë të kaluar dhe një pushtet që po e përcakton të ardhmen e vet duke u akomoduar me mungesë opozite.

Një pushtet pa opozitë është diçka që Shqipëria ka pasur vetëm para se të fillonte shumëpartizmi. Në mungesë të forcës korrigjuese të opozitës, Shqipëria po përjeton apo mund të përjetojë dy zhvillime paralele që dikur puqen.

I pari është “spastrimi i radhëve tona”, pra një ritual i cili duhet të eliminojë nga pushteti ata që nuk i përmbushin kriteret morale (të projektuara apo reale) të tij. Një pas një duhet të largohen nga pushteti ata që perceptohen (apo zihen me prova) si abuzues të tij. Në këtë ritual, SPAK-u merr rolin e çuditshëm, të pamerituar dhe të pakërkuar, të opozitës. Prej SPAK-ut pritet sot të bëjë atë që në vende të tjera e bëjnë mediat profesioniste, shoqëria civile, opozita politike, debati parlamentar.

Ndërkohë pushteti i afrohet një instinkti të së kaluarës së një pjese të Evropës ku besohej se Prijësi (“lidershipi”, sistemi) është i mirë, por disa përreth tij po abuzojnë me pushtetin.

Zhvillimi i dytë është që në mungesë të opozitës (si gjendje e tanishme apo si projeksion i prekshëm i ardhmërisë), opozita ndaj pushtetit të tanishëm në Shqipëri të zhvillohet apo kërkohet të zhvillohet brenda Partisë në pushtet.

Pushteti mund të mbështetet në formulat e deritanishme të menaxhimit të perceptimit publik, përfshirë edhe kakofoninë e debatit që zhvillohet ditë e natë në televizione, një pjesë e rëndësishme e të cilave janë pjesë e modelit të tanishëm sundues. Gjatë një jave do të flitet për një skandal seksual, një javë tjetër për një vrasje, një tjetër për një skandal tenderues. Dhe përsëri, pastaj, për një skandal seksual a vrasje.

Por, tri shpërpjesëtimet e Shqipërisë do të mbesin në një kombinim toksik. Vendi i pabarazisë strukturore të bidonëve në të cilin paraja e drogës pos legalizimit financiar do të kërkojë edhe të drejtën e qytetarisë institucionale dhe politike nuk mund të pretendojë se është demokraci funksionale evropiane nëse faktori i vetëm korrigjues është ai i cili duhej të ishte ndër të fundit, SPAK.

Marrë nga “Koha Ditore”

Previous Post

BDI largohet në qeveria e Maqedonisë së Veriut, Ahmeti: Ministrat dhanë dorëheqjen

Next Post

13% e të rinjve 25-29 vjeç nuk duan të punojnë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

13% e të rinjve 25-29 vjeç nuk duan të punojnë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.