• Latest
  • Trending
  • All

“Lokalet në Shqipëri”, DW: Garë imazhesh pa koncepte politike

14/05/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Lokalet në Shqipëri”, DW: Garë imazhesh pa koncepte politike

14/05/2023
in Aktualitet

Shqipëria voton të dielën kryetarët e bashkive. Ekspertët për DW: Një fushatë ku u apelohet emocioneve dhe largohet votuesi nga aftësia për të menduar i kthjellët.

Fushata për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive në Shqipëris sivjet ngjante më shumë me një fushatë për zgjedhje parlamentare, sesa për pushtetin lokal. Partitë më të mëdha politike patën një muaj intensiv me takime me banorët, ku më shumë se për premtime elektorale u investua në fotografi dhe video, ku të gjithë dukeshin të lumtur e në humor të mirë. Askush nuk i pyeti votuesit për problematikat apo shqetësimet e përditshmërisë. Në këtë fushatë, prioritet patën fjalimet e gjata të liderëve politikë dhe u vu re një strategji e re e marrëdhënieve me publikun, e cila i anashkaloi temat e rëndësishme për të cilat duhej folur e premtuar zgjidhje. “Ne ecim para, ne ecim para, ne ecim para dhe nuk e kthejmë më kokën mbrapa”… Vargje të thjeshta, për t’u kuptuar nga kushdo dhe muzikë tallavá: kjo ishte kënga e përzgjedhur nga Partia Socialiste shqiptare për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kryeministrit të vendit Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i kësaj force politike, i mjaftoi vetëm një postim i këngës në llogarinë e tij zyrtare në Facebook më datë 11 prill, për të hedhur “grepin” e për të hapur debatin e parë të këtyre zgjedhjeve në opinionin publik shqiptar.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Retorikë pa logjikë apo argumente

Një “grep” i ri ky në strategjinë e tij të PR-it, i cili i parapriu një fushate dinamike më shumë se një mujore, me shumë valle e aheng, nën sloganin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”. Strategjia ndryshe e Ramës vjen në një kohë kur këto zgjedhje janë të rëndësishme për rikonfirmimin ose jo të pushtetit të tij politik, i cili gjatë kohëve të fundit është lëkundur nga akuzat kombëtare dhe ndërkombëtare, që nga afera e inceneratorëve e deri tek përfshirja e emrit të tij në dosjen e korrupsionit të një zyrtari të lartë të FBI-s amerikane.

Retorikë larg njerëzve, sipas ekspertes së komunikimit Edlira Gjoni, retorika e kësaj fushate nuk ka logjikë apo argumente. “Retorika e përdorur është ajo me të cilën janë rehat politikanët shqiptarë: apeli ndaj emocionit, frikës, ankthit. Kjo retorikë është e vetmja që ofron pika të përbashkëta me votuesin: emocioni! Sepse logjika, argumentet e faktet flasin për një Shqipëri luksi ku jetojnë politikanët, e një Shqipëri në pritje për t’u bërë mirë si me magji pas secilës palë zgjedhje. E kjo është Shqipëria ku jetojnë votuesit që mpihen nga dozat e forta të propagandës, frikës dhe ankthit, të gjitha emocione të forta që ngjall retorika e përdorur nga secila prej palëve” – thotë Gjoni për Deutsche Welle-n (DW).

Ndërsa Ervin Goci, profesor i Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit dhe aktivist i shumë kauzave të shoqërisë civile, thotë për DW, se retorika e kësaj fushate është krejt ndryshe nga ajo e viteve të mëparshme. “Do thoja që me kalimin e viteve gjuha e partisë në pushtet bëhet gjithmonë e më e orkestruar, më e koduar, instrumentalizohet. Për asnjë moment nuk lëshohet që të bëhet si pronë e publikut, pra të kthehet në diskurs, por është vetëm nxitëse, elementare, shoqëruar me gjeste somatike të ngarkuara, të cilat për qëllim kanë ta zbrazin fjalën dhe të lidhen emocionalisht me elektoratin”. Nga ana tjetër, eksperti Goci argumenton se në kahun opozitar kandidatët për kryetarë bashkie kanë më tepër pavarësi nga liderët e tyre politikë dhe kanë më tepër hapësirë për të shprehur mendimet e tyre. “Përjashtim bëjnë vetëm disa kandidatë të opozitës që me mençuri kanë ditur që në fillim të sheshojnë mosmarrëveshjet brenda partisë dhe kanë përshtatur një gjuhë më lokale, më të thjeshtë, më të drejtpërdrejtë, dhe duke politizuar me masë”.

“Grepi” i këngëve Partia Socialiste dhe koalicioni “Bashkë fitojmë” u ndanë në dy kampe edhe kur u bë fjalë për përzgjedhjen e një kënge identifikuese për fushatën. E para zgjodhi një këngë tallavá, ndërsa e dyta një këngë rebelimi dhe rezistence. “Mendoj se kënga e Partisë Socialiste është e mirëstudiuar, e cila nuk mund të mos të të mbetet në mendje si motiv. Është një përzierje muzikore e fabrikuar bashkë me kompozimin demografik të pjesëmarrësve në klip, është një paketim i mirëfilltë ku folku popullor përzihet me logon e partisë, është njëfarë tentative për të bërë konfuzion, për të shmangur debatin real me taksapaguesit. Nga ana tjetër opozita ka zgjedhur rrugën e këngëtarit të angazhuar Renis Gjoka, që në fakt është një vazhdimësi e protestave përpara zgjedhjeve, por nuk e shoh shumë këngën të integruar me mesazhin apo semantikën e fushatës, po duket më shumë si mbështetje estetike” – analizon Goci për DW.

Edhe për Gjonin, përzgjedhja nuk ka qenë rastësore. “Mund të duket sikur muzika nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë në fushatë elektorale, por e kundërta është e vërtetë. Muzika përcakton mënyrën se si perceptohet kandidati apo partia dhe historikisht është përdorur për çështje të mëdha. Zgjedhja aktuale e PS-së është mëkat në kurriz të fuqisë së muzikës dhe arsyes pse është përdorur ajo në histori. Kemi një kalim nga fushata me “Wind of change”, “Don’t stop”, “We are the champions” , “The final countdown” apo edhe këngët shqip, të cilat kanë mbartur mesazhe të forta ndryshimi apo shprese, dhe zbresim tani tek kënga tallavá dhe kërcimet nëpër sheshe e lulishte, njëlloj si nëpër filmat e periudhës së diktaturës, kur kooperativistët na shfaqen të papërmbajtur nga lumturia teksa kërcejnë rreth autokombajnave në fushatat e korrjes e të shirjes” – thekson ekspertja e komunikimit Gjoni.

Mungesë premtimesh, retorika dhe strategjia e re e komunikimit më së shumti nga Partia Socialiste, duket se e kanë zbehur rëndësinë e premtimeve elektorale. Nëse Gjonit do t’i duhej të zgjidhte një lider politik apo kandidat nga këto zgjedhje, për qasjen më pozitive dhe më afër qytetarëve, ajo mendon: Asnjëri! “Nuk ka llogaridhënie, nuk ka skuqje fytyre kur bëhen premtime. Madje, nuk bëhen fare premtime. Kjo është një fushatë ku u apelohet emocioneve dhe largohet votuesi nga aftësia për të menduar i kthjellët. Do të doja shumë të shihja në ekran ndonjë takim elektoral te kodrat e akacies, ullinjve, liqenit, diellit, portës blu apo parajsës së gjelbër, ku jeton paria financiare e vendit. A e dëgjojnë ata këngën e socialistëve? A kërcejnë dorë për dorë me krye-fushatorin? Nuk e dimë!” – thotë Edlira Gjoni./DW

Post Views: 67
Previous Post

REL: Shqipëria “trampolinë” për të huajt që synojnë BE-në

Next Post

Ksamili, i preferuari i britanikëve/ Destinacioni i tretë në listën e 20 më të kërkuarve

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ksamili, i preferuari i britanikëve/ Destinacioni i tretë në listën e 20 më të kërkuarve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.