• Latest
  • Trending
  • All

“Dorëzoni vulën tek doktori”/ Si u telendis për kandidatë grupi Alibeaj

27/03/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Dorëzoni vulën tek doktori”/ Si u telendis për kandidatë grupi Alibeaj

27/03/2023
in Aktualitet

Ajo që do ta njohë veten si PD e vulës po shkon drejt një degradimi të pandalshëm. Në momentet e fundit të dorëzimit të listave për kandidatë për kryetarë bashkie, grupimi i Alibeajt nuk ka plotësuar dot me emra as 1/3 e zonave ku garohet. Ata vërtetë kanë arritur të sigurojnë një kamikaz gjirokastrit, Roland Bejko, emri i të cilit u bë i njohur se u rrah nga falangat berishiste në 9 janar, për të shembur Erion Veliajn në Tiranë, por do të lënë të lira për bastione si Shkodra, Durrësi, Elbasani për kandidatët e zgjedhur nga primaret.

Kjo paaftësi për të gjetur emra seriozë dhe të pranueshëm është kamufluar prej ditësh me një debat absurd. Turma e vulës është ndarë në dy grupime. Të parët që gjoja nuk ishin për nxjerrjen e kandidatëve alternativë me ‘preokupimin” që mos përçanin PD-në. Të tjerët që pretendonin se një forcë serioze politike, që për më tepër Rama, Lindita Nikolla, KQZ, Kolegji zgjedhor dhe patjetër gjykata e njohin si PD e vërtetë, pra një formacion i tillë duhet të dalë me emrat e saj në gjithë Shqipërinë. Tek të parët renditeshin Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Dash Sula. Tek të dytët:Fitim Zekthi, Taulanda Jupi, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri, Xhemal Gjunkshi, Flamur Hoxha, Gazment Koduzi, Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli dhe Agron Kapllanaj.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Pikërisht, ky debat absurd që zhvillohej mes atyre që vetë konsideroheshin si anëtarë kryesie ka prodhuar edhe shumë qëndrime publike në shtyp, kryesisht mes mbështetësve të deritanishëm të krahut të vulës. Siparin e hapi një kolumnist që prej vitesh është një nga penat më të ashpra kritike me Berishën, Mero Baze. Sipas tij, vija ndarëse mes dy grupimeve në PD është berishizmi ose kundërshtimi i tij, prandaj iluzioni për një PD të bashkuar është i kotë. në bazë të këtij principi Baze shkruan: “…debati i disa krerëve politik në PD, që të tregohen të mëshirshëm me Berishën dhe të mos i bien në qafë në zgjedhje, është një gënjeshtër. Ata nuk e përfaqësojnë shumicën e heshtur kundër Berishës. Ata përfaqësojnë politikanë që s’dinë me kë të bëhen, por jo një elektorat që e di me kë nuk është. Elektoratin anti Berishë e përfaqësojnë vetëm ata që janë qartazi kundër Berishës. Dhe vetën ata mund ta vënë në lëvizje.

Deputetët apo politikanët që janë dhe me Berishën, dhe me Bashën, dhe me Alibeajn, dhe me Këlliçin apo Boçin, në fakt janë njerëz që kërkojnë një strehë, por nuk janë njerëz që kanë mbështetje në bazë. Ata nuk i duan as berishistët, as antiberishistët” shkroi Baze në editorialin e Tema. Pak a shumë të njëjtin opinion ndnte edhe Ergys Mërtiri, që nuk bie pothuajse në asgjë dakort me Mero Bazen përpos konsensusit mbi PD e vulës.

Në këto zgjedhje nuk ka betejë mes pozitës dhe opozitës, por vetem brenda vetë opozitës. Te vetmen betejë që ka Saliu e ka me PD-ne zyrtare. Ai nuk po futet në zgjedhje për të marrë ndonje bashki, por për të marrë vulen e partisë. Në keto kushte, duke mos hyre në zgjedhje me pretekstin për të mos perçare votat, këta deputetë po na thonë se po kërkojnë të mos i bëhen pengese Berishës në nje betejë qe nuk ekziston (betejen e tij me Ramen). Ne fakt, me apo pa dashje, ata po i ndihmojne atij ne betejen kundr tyre.

E gjithe kjo situate shfaq nje pamje te shemtuar per ata qe nuk duan te hyjne ne zgjedhje. Ata po tregohen te dobet, te trembur, te paafte e te parrasht. Ata po tregojne se kane frike nga sulmet banale te foltores dhe nuk mbajne dot presionin e mercenareve te saj dhe kopese se militanteve qe i leh kujdo qe nuk eshte ne anen e tyre, ne mos po flirtojne fshehtas me Berishen per ndonje deriçke te hapur nga mbrapa gardhit apo bejne hesape dylekeshe intrigash naive brenda llojit te llojit. Ky eshte vetem nje langaraqllek politik” shkroi Mërtiri.

Por kjo trysni mediatike nuk e ndali grupimin e të pavendosurve ti qëndronin deri në fund idesë se grupimi Ailbeaj duhet të paraqesë vetëm lista këshilltarësh pa prishur punë me kandidatë për kryetarë bashkish. Më i spikaturi prej tyre ishte Gazmend Bardhi që ndonëse pranoi se do të bënte fushatë për Roland Bejkon në Tiranë, theksoi se ai nuk qe pro që ky të qe kandidat dhe që pD e Vulës të dilte me të tillë: “Qëndrimi im ka qenë që 14 maji nuk duhet të jetë betejë mes demokratëve. Sot PD ka një problem të saj të brendshëm, është ndarë në 2 pjesë dhe rrezikon që një betejë që duhet ta kishim me kundërshtarin rrezikojmë ta kthejmë mes veti. Kam qenë dakord për disa kandidatë që sipas vlerësimeve rrezikon fitues, për disa bashki nuk kam qenë dakord që të kishim kandidat. Nuk kam qenë dakord që në Tiranë të kishte kandidat nga Partia Demokratike e Shqipërisë”, ishte qëndrimi i tij.

Kështu mes pamundësisë për të gjetur emra të fshehur pas një debati parimor, grupimi i vulës vendosi të dorëzojë pranë KQZ-së listën me vetëm 17-18 konkurentë.

Kjo shfaqe e shëmtuar e detyroi deputetin dhe publicistin Agron Gjekmarkaj të shpërthente keq. në një shkrim të gjatë ku nuk mungonin as fshikullimet ndaj Berishës ai i bëri thirrje të vetëve ta dorezonin Vulën tek “doktori”:“Kolegë të dashur Enkeled , Gazment , Jorida, kthejani Sali Berishes vulen. Ti lëmë pallavrat jo ashtu jo keshtu, demokratet andej, demokratet ketej. Do gezohen njerezit në bazë se nuk do hallakaten e caperlohen me njëri tjetrin. Por lirojeni robinjen vulë. Çojeni tek i zoti. Mos lini nga pas alibi që do ju ndjekin gjithë jeten” shkroi ai duke ironizuar me ata që hiqen si kundërshtarë të Berishës:

Sot Vula” ka më shumë forume se anetarë. U drobiten forumet mbledhje pas mbledhjeje për të mos bërë asgjë.

Një parti politike që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk duhet të ekzistojë dhe ska pse mban peng vulen që mund ta perdorin të tjeret. Per çfarë partie mund të flitet pa u ndeshur! Atehere paskan të drejtë ata që e quajnë parti e vjedhur”.

Pikërisht këtij grupimi do i njihet në 14 maj e drejta për të pasur komisionerë, financim publik dhe kohë televizive të favorshme në farsën e 14 majit. lapsi.al

Post Views: 47
Previous Post

“Sot qava”, Dom Gjergj Meta: Po ndërtojnë biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur

Next Post

Ambasadori amerikan në Beograd: Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, jo me pakicat në Serbi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ambasadori amerikan në Beograd: Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, jo me pakicat në Serbi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.