Ajo që do ta njohë veten si PD e vulës po shkon drejt një degradimi të pandalshëm. Në momentet e fundit të dorëzimit të listave për kandidatë për kryetarë bashkie, grupimi i Alibeajt nuk ka plotësuar dot me emra as 1/3 e zonave ku garohet. Ata vërtetë kanë arritur të sigurojnë një kamikaz gjirokastrit, Roland Bejko, emri i të cilit u bë i njohur se u rrah nga falangat berishiste në 9 janar, për të shembur Erion Veliajn në Tiranë, por do të lënë të lira për bastione si Shkodra, Durrësi, Elbasani për kandidatët e zgjedhur nga primaret.
Kjo paaftësi për të gjetur emra seriozë dhe të pranueshëm është kamufluar prej ditësh me një debat absurd. Turma e vulës është ndarë në dy grupime. Të parët që gjoja nuk ishin për nxjerrjen e kandidatëve alternativë me ‘preokupimin” që mos përçanin PD-në. Të tjerët që pretendonin se një forcë serioze politike, që për më tepër Rama, Lindita Nikolla, KQZ, Kolegji zgjedhor dhe patjetër gjykata e njohin si PD e vërtetë, pra një formacion i tillë duhet të dalë me emrat e saj në gjithë Shqipërinë. Tek të parët renditeshin Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Dash Sula. Tek të dytët:Fitim Zekthi, Taulanda Jupi, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri, Xhemal Gjunkshi, Flamur Hoxha, Gazment Koduzi, Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli dhe Agron Kapllanaj.
Pikërisht, ky debat absurd që zhvillohej mes atyre që vetë konsideroheshin si anëtarë kryesie ka prodhuar edhe shumë qëndrime publike në shtyp, kryesisht mes mbështetësve të deritanishëm të krahut të vulës. Siparin e hapi një kolumnist që prej vitesh është një nga penat më të ashpra kritike me Berishën, Mero Baze. Sipas tij, vija ndarëse mes dy grupimeve në PD është berishizmi ose kundërshtimi i tij, prandaj iluzioni për një PD të bashkuar është i kotë. në bazë të këtij principi Baze shkruan: “…debati i disa krerëve politik në PD, që të tregohen të mëshirshëm me Berishën dhe të mos i bien në qafë në zgjedhje, është një gënjeshtër. Ata nuk e përfaqësojnë shumicën e heshtur kundër Berishës. Ata përfaqësojnë politikanë që s’dinë me kë të bëhen, por jo një elektorat që e di me kë nuk është. Elektoratin anti Berishë e përfaqësojnë vetëm ata që janë qartazi kundër Berishës. Dhe vetën ata mund ta vënë në lëvizje.
Deputetët apo politikanët që janë dhe me Berishën, dhe me Bashën, dhe me Alibeajn, dhe me Këlliçin apo Boçin, në fakt janë njerëz që kërkojnë një strehë, por nuk janë njerëz që kanë mbështetje në bazë. Ata nuk i duan as berishistët, as antiberishistët” shkroi Baze në editorialin e Tema. Pak a shumë të njëjtin opinion ndnte edhe Ergys Mërtiri, që nuk bie pothuajse në asgjë dakort me Mero Bazen përpos konsensusit mbi PD e vulës.
Në këto zgjedhje nuk ka betejë mes pozitës dhe opozitës, por vetem brenda vetë opozitës. Te vetmen betejë që ka Saliu e ka me PD-ne zyrtare. Ai nuk po futet në zgjedhje për të marrë ndonje bashki, por për të marrë vulen e partisë. Në keto kushte, duke mos hyre në zgjedhje me pretekstin për të mos perçare votat, këta deputetë po na thonë se po kërkojnë të mos i bëhen pengese Berishës në nje betejë qe nuk ekziston (betejen e tij me Ramen). Ne fakt, me apo pa dashje, ata po i ndihmojne atij ne betejen kundr tyre.
E gjithe kjo situate shfaq nje pamje te shemtuar per ata qe nuk duan te hyjne ne zgjedhje. Ata po tregohen te dobet, te trembur, te paafte e te parrasht. Ata po tregojne se kane frike nga sulmet banale te foltores dhe nuk mbajne dot presionin e mercenareve te saj dhe kopese se militanteve qe i leh kujdo qe nuk eshte ne anen e tyre, ne mos po flirtojne fshehtas me Berishen per ndonje deriçke te hapur nga mbrapa gardhit apo bejne hesape dylekeshe intrigash naive brenda llojit te llojit. Ky eshte vetem nje langaraqllek politik” shkroi Mërtiri.
Por kjo trysni mediatike nuk e ndali grupimin e të pavendosurve ti qëndronin deri në fund idesë se grupimi Ailbeaj duhet të paraqesë vetëm lista këshilltarësh pa prishur punë me kandidatë për kryetarë bashkish. Më i spikaturi prej tyre ishte Gazmend Bardhi që ndonëse pranoi se do të bënte fushatë për Roland Bejkon në Tiranë, theksoi se ai nuk qe pro që ky të qe kandidat dhe që pD e Vulës të dilte me të tillë: “Qëndrimi im ka qenë që 14 maji nuk duhet të jetë betejë mes demokratëve. Sot PD ka një problem të saj të brendshëm, është ndarë në 2 pjesë dhe rrezikon që një betejë që duhet ta kishim me kundërshtarin rrezikojmë ta kthejmë mes veti. Kam qenë dakord për disa kandidatë që sipas vlerësimeve rrezikon fitues, për disa bashki nuk kam qenë dakord që të kishim kandidat. Nuk kam qenë dakord që në Tiranë të kishte kandidat nga Partia Demokratike e Shqipërisë”, ishte qëndrimi i tij.
Kështu mes pamundësisë për të gjetur emra të fshehur pas një debati parimor, grupimi i vulës vendosi të dorëzojë pranë KQZ-së listën me vetëm 17-18 konkurentë.
Kjo shfaqe e shëmtuar e detyroi deputetin dhe publicistin Agron Gjekmarkaj të shpërthente keq. në një shkrim të gjatë ku nuk mungonin as fshikullimet ndaj Berishës ai i bëri thirrje të vetëve ta dorezonin Vulën tek “doktori”:“Kolegë të dashur Enkeled , Gazment , Jorida, kthejani Sali Berishes vulen. Ti lëmë pallavrat jo ashtu jo keshtu, demokratet andej, demokratet ketej. Do gezohen njerezit në bazë se nuk do hallakaten e caperlohen me njëri tjetrin. Por lirojeni robinjen vulë. Çojeni tek i zoti. Mos lini nga pas alibi që do ju ndjekin gjithë jeten” shkroi ai duke ironizuar me ata që hiqen si kundërshtarë të Berishës:
Sot Vula” ka më shumë forume se anetarë. U drobiten forumet mbledhje pas mbledhjeje për të mos bërë asgjë.
Një parti politike që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk duhet të ekzistojë dhe ska pse mban peng vulen që mund ta perdorin të tjeret. Per çfarë partie mund të flitet pa u ndeshur! Atehere paskan të drejtë ata që e quajnë parti e vjedhur”.
Pikërisht këtij grupimi do i njihet në 14 maj e drejta për të pasur komisionerë, financim publik dhe kohë televizive të favorshme në farsën e 14 majit. lapsi.al




















