• Latest
  • Trending
  • All

“Drogë, spiunë dhe kamera”, The Financial Times: Shqipëria në vështirësi për të frenuar bandat kriminale

15/03/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Drogë, spiunë dhe kamera”, The Financial Times: Shqipëria në vështirësi për të frenuar bandat kriminale

15/03/2023
in Aktualitet

Kryeministri Edi Rama mbrohet, por në shtetin e vogël ballkanik ka plot skandale.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është një nga liderët më properëndimorë në Ballkan, një ish-basketbollist dhe artist, që erdhi në pushtet duke premtuar një goditje të pamëshirshme ndaj bandave kriminale.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Megjithatë, një dekadë më vonë, përpjekjet e Ramës për të përmbushur këtë premtim, po bëhen gjithnjë e më të qarta, teksa ai është përfshirë në disa skandale, që kanë njollosur imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit.

Rama është detyruar të mbrojë reformat, që dyshohet se janë të lidhura me pastrimin e parave, të shpjegojë se si bashkëpunëtorët e vjetër të qeverisë, u përfshinë në hetimet e trafikut të drogës dhe të japë llogari për rolin e tij në rënien e turpshme të një drejtuesi të lartë të FBI-së.

Lutfi Dervishi, një analist i pavarur politik dhe ish-drejtor ekzekutiv i Transparency International në Shqipëri, tha: “Dëmi më i madh ka qenë në reputacionin ndërkombëtar të vendit. Kryeministri dikur ishte një yll i mediave ndërkombëtare.”

Ai tha se Rama i kishte trajtuar mirë krizat e shumta, përfshirë pandeminë e koronavirusit, “por tani, si një bumerang, befas ai është në qendër të vëmendjes për lajmet negative”.

Fuqia e rrjeteve kriminale në Shqipërinë e Ramës, u zbulua në mënyrë spektakolare muajin e kaluar. Policia sekuestroi qindra kamera vëzhgimi të instaluara nga kriminelët, një operacion i madh spiunazhi, që monitoron zbatimin e ligjit dhe rivalët.

I lindur në një familje artistësh, Rama filloi karrierën e tij si basketbollist, më pas kaloi një dekadë duke pikturuar në Paris, para se të kthehej në Shqipëri dhe të hynte në politikë. Zyra e tij ende përmban kujtime të basketbollit dhe pikturave të tij shumëngjyrëshe në mure. Si kryebashkiak i Tiranës në fillim të viteve 2000, ai ndihmoi në transformimin e kryeqytetit, duke rilyer blloqet e apartamenteve të epokës komuniste me ngjyra të gjalla.

Rama ka mbrojtur përpjekjet e tij për të çrrënjosur dhe luftuar bandat: “Lufta e krimit dhe trafikimit ka qenë një prioritet për këtë qeveri”, tha ai për Financial Times përmes një zëdhënësi.

Megjithatë, qeveria e tij shkaktoi polemika vitin e kaluar, duke kërkuar të ofrojë një amnisti tatimore për riatdhesimin e të ardhurave të huaja të padeklaruara deri në 2 milionë euro, një lëvizje që kritikët thonë se do t’u jepte kriminelëve me të ardhura të larta një leje kalimi falas.

Ligji është në pritje të miratimit parlamentar edhe pse projekt-ligjet e mëparshme u kritikuan nga BE, në të cilën Shqipëria është një kandidate për t’u anëtarësuar. Qeveria e Ramës ka thënë se ligji do të zbatohet vetëm për të ardhurat e ligjshme.

Kjo pasoi skandale të tjera. Dervishi tha se indeksi i perceptimit të korrupsionit të Transparency International për Shqipërinë, ka qenë “vetëm në rënie” që nga viti 2016.

Anëtarë të lartë të administratave të mëparshme të Ramës, janë implikuar në çështje droge. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u burgos për shpërdorim detyre, për lidhje me një rrjet trafiku.

Mbrojtësit e Ramës thonë se, krerët e mëparshëm të qeverive nuk do të kishin lejuar kurrë burgosjen e zyrtarëve të tyre. Por skandali i mbikqyrjes zemëroi qytetarët e rregullt, shumë prej të cilëve besojnë se qeveria bashkëpunon me trafikantët e drogës.

Ata trafikantë po zgjerojnë shtrirjen e tyre. Bandat shqiptare janë zgjeruar nga plantacionet ilegale të kanabisit, deri te trafikimi i kokainës dhe heroinës direkt nga Amerika Latine dhe Azia. Miliona euro u derdhën në Shqipëri, duke ndihmuar në zhvillimin e pasurive të paluajtshme luksoze përgjatë bregdetit të Mesdheut.

“Bota e krimit po forcohet në një nivel të ri,” tha ish-ministri i drejtësisë Aldo Bumci, një anëtar i Partisë Demokratike të opozitës.

Ai vuri në dukje zhvillimet bregdetare dhe kullat e shndritshme të banimit në Tiranë, si destinacion për paratë e paligjshme. “Rrjetet e shpërndarjes rriten, ashtu si edhe pastrimi i parave. Kush mund t’i përballojë këto apartamente? Jo shqiptarët e zakonshëm.”

Stili i shkëlqyer i jetesës së gangsterëve, në një nga vendet më të varfra të Europës, është në kontrast të fortë me luftën e shqiptarëve të zakonshëm, shumë prej të cilëve zgjedhin të emigrojnë. Një e treta e qytetarëve shqiptarë jetojnë jashtë vendit, ku emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar ka tensionuar marrëdhëniet me Londrën.

Reputacioni i Ramës jashtë shtetit, është njollosur gjithashtu nga kontaktet e tij me një zyrtar të lartë të zbatimit të ligjit në SHBA, i akuzuar se ka ndihmuar liderin shqiptar për të përndjekur rivalët politikë.

Departamenti amerikan i drejtësisë akuzoi ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal në janar, për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe përfshirje në pastrim parash, duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska.

Një aktakuzë e veçantë, fokusohet në kontaktet e padeklaruara të McGonigal me Ramën dhe pretendimet, se ai kryente shërbime me pagesë për shqiptarët. McGonigal akuzohet se ka marrë të paktën 225,000 dollarë, nga një oficer shqiptar i inteligjencës dhe më pas ka kaluar informacion nga zyra e Ramës, tek autoritetet amerikane. Ata nga ana e tyre hapën një hetim për një lobist me bazë në SHBA, që punonte për opozitën shqiptare.

Udhëheqësi i opozitës Sali Berisha, ish-president dhe kryeministër, pretendoi se futja e tij në listën e personave non-grata nga SHBA në vitin 2021, ishte rezultat i kontakteve të dyshuara të Ramës me McGonigal. Vendimi i SHBA-së, “tetë vjet pasi u largova nga pushteti bazohet tërësisht në fuqinë lobuese të Edi Ramës”, tha ai për FT.

Rama mohon të ketë përdorur kontaktet e tij me McGonigal për këtë qëllim. Ai vuri në dukje se çështja McGonigal, nuk ngriti asnjë akuzë kundër tij dhe tha se ai është “përdorur si kok turku nga shumë individë në Shqipëri, që kanë problemet e tyre të vazhdueshme me sistemin e drejtësisë”.

I dërguari i lartë rajonal i qeverisë amerikane, Gabriel Escobar, tha se Shqipëria mbeti një “aleat solid i NATO-s, një partner i mirë dypalësh”.

Personaliteti i dashur i Ramës, i ka krijuar atij lidhje të mira me liderët, duke përfshirë liberalët dhe konservatorët nga lindja dhe perëndimi. Ai mori pjesë në dasmën e tretë të George Soros, si dhe në atë të një vajze të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Por, zgjedhjet bashkiake në maj, do të testojnë dominimin e kryeministrit në politikën shqiptare. Edval Zoto, një analist i pavarur, tha se Rama po vuante “pasojat në lidhje me mbështetjen popullore dhe opinionin publik”.

Ai shtoi megjithatë se “aktualisht nuk ka asnjë ofertë tjetër politike në Shqipëri”, duke qenë se lideri i opozitës Berisha, është i sanksionuar nga aleatë të rëndësishëm, SHBA dhe Britania e Madhe.

Partia Socialiste e Ramës kontrollon çdo pushtet vendor, përveç qytetit verior dhe krahinës së Shkodrës, që është edhe qyteti ku filloi skandali i spiunazhit.

Oficerët kërkuan të merrnin pamjet nga ato kamera në janar, pas një shpërthimi jashtë shtëpisë së një komandanti policie, i cili kishte drejtuar një operacion kundër kultivuesve të kanabisit dhe rrjeteve të trafikut të drogës. Kur gangsterët vendas refuzuan të bashkëpunonin, policia filloi t’i rrëzonte ata. Më shumë se 500 pajisje u hoqën në të gjithë vendin.

Rama tha në atë kohë se operacioni i policisë ishte “pak si një situatë Catch-22, pasi akuzohemi se nuk kemi marrë masa dhe akuzohemi gjithashtu kur marrim masa”.

Artan Hoxha, një gazetar investigativ shqiptar, tha se kishte parë “dhoma të mëdha kontrolli me shumë ekrane, ku grupet e mëdha të krimit vëzhgojnë”.

“Ata kishin vizion nate, aftësi për njohjen e fytyrës dhe targave. Vetëm policia duhet të ketë kamera të tilla. Madje kishte kamera në pyll, për të monitoruar plantacionet e kanabis.”

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, nga Partia Demokratike e opozitës së Berishës, tha se frika e kriminelëve kishte shkaktuar një eksod. “Ky rajon ka 215,000 banorë, por rreth 6,000 largohen çdo vit. Me atë ritëm, në një dekadë e gjysmë, gjysma e rajonit do të zhduket.”

Duke fajësuar “strukturat shtetërore jofunksionale”, ai tha se skandali i mbikqyrjes ishte “një pikë në oqeanin e qeverisë sonë të infektuar nga krimi”.

Petriti, një menaxher kafeneje në Shkodër, u pajtua: “Ajo që duket si korrupsion, ndihet si korrupsion dhe që tingëllon si korrupsion, është ndoshta korrupsion. Nuk është çudi që njerëzit po largohen me tufa.” / The Financial Times-Përktheu Monitor

Previous Post

Kurti: Jam optimist për takimi në Ohër, por nuk varet gjithçka nga unë

Next Post

Kim Mehmeti: Në Shqipëri më të shpeshta janë vrasjet se dasmat

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kim Mehmeti: Në Shqipëri më të shpeshta janë vrasjet se dasmat

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.