• Latest
  • Trending
  • All

Imazhi i Isa Boletinit

16/01/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Imazhi i Isa Boletinit

16/01/2023
in Aktualitet

Me rastin e lindjes dhe vrasjes së Heroit të Popullit Isa Boletini (15 Janar – 23 Janar 1916) 

Nga Merlin Tushe

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Edhe pse kanë kaluar 107 vite nga vrasja e Heroit të Popullit Isa Boletini, nga forcat malazeze në 23 Janar të vitit 1916 në Podgoricë, për të treguar madhështinë e figurës së Isa Boletinit, populli ynë e ka shprehur imazhin e Tij në mënyra dhe forma të ndryshme. Janë shkruar libra shkencorë dhe letraro-historik dhe, janë mbajtur Konferenca Shkencore mbi jetën dhe veprën e Isa Boletinit.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për Heroin tonë, portreti dhe figura e Tij është paraqitur në simbole të shumta shqiptare, si buste, monumete e flamurë. Universitete mbajnë emrin Isa Boletinit, rrugë, bataljone ushtarake jashtë vendit janë quajtur me emrin e Isa Boletinit. Kemi emra njerëzish, filma e dokumentarë të shumtë, bluza të ndryshme me portretin e Tij.

Siç ishte edhe rasti i patriotit Ismail Morina, kur më 14 tetor 2015, ngriti flamurin “Autochthonous” në mes të Beogradit, ku ne stdiumin “Partizani” po përballej kombëtarja e futbollit shqiptar me kombëtaren e Serbisë. Më pas policia serbe e arreston Ismail Morinën.

Si sot nëntë vite më parë, në mënyrë spektakolare flamuri Shqiptar u valëvit i lirë për disa minuta në qiellin e Beogradit. Kaq mjaftoi që Serbia të dëshmonte edhe një herë frymën e saj antishqiptare…., ku pas 42 minutave lojë një flamur shqiptar me Hartën etnike, portretet e Isamil Qemalit dhe Isa Boletinit, dhe mbishkrimin “Autochthonous” fluturoi me dron përpara 25 mijë tifozëve….

Një figurë të ngjashme të Heroit Isa Boletini e ka paraqitur në filmin e Kinostudios Shqiptare edhe aktori i njohur Reshat Arbana, i cili tek filmi “Nëntori i dytë” u përzgjodh mes shumë aktorëve të tjerë për të interpretuar Isa Boletinin, rol të cilin ai e realizoi me sukses.

Ndërsa 3 vite më parë, në një fshat të Korçës, një djalë i ri, amator në fushën e artit, në dimër në kohë me borë skaliti e krijoi me dëborë monumentin madhështor të Isa Boletini. Ishte një punim shumë special, që artisti kishte dëshirë të qëndronte gjatë, por bora u shkri, bashkë me të edhe monumenti i Isa Boletinit. Foton me skulpturën prej dëbore të Isa Boletinit, na e dërgoi mikja jonë Merita Bajraktari McCormack i cila është nga Korça dhe jeton me familjen e saj prej vitesh në Washington, D.C.

Si pjesë e Folklorit Shqiptar janë edhe poezitë e tekstet muzikore që poetët e rapsodët popullorë i kanë krijuar Isa Boletinit. Nëpër veprimtari të ndryshme të komunitetit tonë në New York, rasti më solli të takoj poetin popullor Isa Breçani, emrin e të cilit ja ka vendosur daja i tij Bajram Dula nga krahina e Gashit në Tropojë, për nder të Heroit Isa Boletini, ndërsa nipit tjetër, vëllait të Isait, i ka vendosur emrin Adem, për nder të të atit të Isës, si trim e patriot i madh i shqiptarëve. Edhe Isa Breçani ka shkruar disa poezi kushtuar Isa Boletinit, të cilat i reciton nëpër festa e aktivitete të shqiptarëve në Amerikë.

Siç tregon Isa Breçani, gjyshi i tij Kasem Breçani ka luftuar përkrah Isa Boletinit për 13 ditë në vitin 1910, në njerën nga betejat e Qafës së Morinës, kundër xhonturqve. “Sipas tregimeve të gjyshit, thotë Breçani, Isa Boletini ishte shumë fisnik, patriot i madh, njeri tepër bujar e trim i rrallë. Ishte shtatlartë dhe në Odat e Kuvendeve kur i duhej të hynte përkulej shumë për të hyrë brenda.”

Gjithashtu edhe nëna ime, si pasardhëse e Boletinëve, ka vite që në çdo aktivitet me komunitetin tonë në SHBA, pavarësisht se nuk ka lidhje me jetën dhe veprën e Isa Boletinit, merr me vete edhe portretin e Isa Boletinit dhe e vendos në një kënd të dukshëm në ambjentin ku mbahet tubimi. Pankartë që e ka përgatitur piktori dhe veprimtari i njohur në New York Astrit Tota. Shumë syresh e kureshtarë e kanë pyetur se, çfarë e lidh eventin me figurën e Isa Boletinit.

Këtë moment unë e lidh edhe me figurën e Heroit të Popullit Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Pak ditë më parë më ra në dorë libri me titull “ISKENDER” i shkrimtarit Halit Daci, ish-ushtarak i lartë në Shqipëri, i cili jeton prej vitesh në SHBA, së bashku me familjen. Në libër autori i kushton vëmendje edhe Reklamave fantastike e afisheve që i bëheshin figurës së Skënderbeut për Operetën “ISKENDER” për gjatë viteve 1880-të, në SHBA, të cilat janë paraqitur me një stil krejt të veçantë.

Në Amerikë kjo lloj reklame u bë tepër interesante. Shtoi kuriozitetin, shumë njerëz filluan të blinin bileta për të parë dramën “ISKENDER” mbi Skënderbeun realizuar nga dramaturgu amerikan William D. Eaton. Në çdo faqe gazete, apo postera publicitarë, siç ishin atë kohë, shkruhej me shkronja kapitale emri i Skënderbeut “ISKENDER”. Edhe në rastet kur në një artikull gazete përmbajtja nuk kishte asnjë lidhje me emrin e Skënderbeut, reklama do të shihej vendosur në krye, në mes dhe në fund të artikullit me shkronja kapitale.

Previous Post

Të rinjtë shqiptarë kanë të ardhurat e disponueshme më të ulëta në Europë

Next Post

Kumbari që theu kodet tradicionale/ Jeta e trazuar e “Playboy-t” të mafias italiane që u arrestua pas 30 vitesh

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kumbari që theu kodet tradicionale/ Jeta e trazuar e "Playboy-t" të mafias italiane që u arrestua pas 30 vitesh

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.