• Latest
  • Trending
  • All

Jugonostalgjiku Rama

17/12/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Jugonostalgjiku Rama

17/12/2022
in Aktualitet

Arbër Zaimi

Para pak ditësh Edi Rama në Bruksel tha se Jugosllavia paska qenë e mirë shumë, madje më e mirë se Bashkimi Evropian, përveç se me shqiptarët. Këto gjëra ai i ka thënë, thuajse njësoj, edhe dy vite më parë në intervista për mediat e Beogradit. A thua të ketë gabuar ndonjë fjalimshkrues e të ketë ngatërruar dosjen përgatitore të Ramës për në Bruksel, me atë për Beograd? Ç’do të thotë kjo? Që Rama dëshiron t’i ofendojë boshnjakët, kroatët e sllovenët, të cilët nuk e paskan kuptuar ëmbëlsinë e hallvës jugosllave?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Jo. Rama është aq i palexuar në histori sa që nuk mund ta kuptojë se si u kthye Jugosllavia nën hegjemoninë e nacionalizmit serb në një burg kombesh. Është aq injorant politikisht sa që i duket qesharake, e pakuptimtë, dëshira e kombeve për liri, madje edhe vetë fakti që kombet dëshirojnë.

Ç’do të thotë pra, deklarata e Ramës në Bruksel? Do të thotë thjesht se atij i pëlqen imazhi i një vendi ku jetohej mirë (sipas kritereve të hedonizmit ballkanas, ha, pi, bëj qejf e mos çaj kokën). Kjo domethënë se ai e njeh Jugosllavinë sipas mendjes së regjisorit shovinist, Kushturicës, sipas emisioneve soft-porn të televizioneve të Beogradit gjatë viteve ‘80, për të mos thënë sipas përshkrimeve nga ndonjë mik i vet që mbulon njollat e gjakut në ndërgjegje me babaxhanëri jugonostalgjike. Por sefaja e qejfi moskokëçarës, tipik për fashistët (menefreghismo), ishte i mundur vetëm për shtresa të privilegjuara.

I vetmi ndryshim i qarqeve hedoniste të Beogradit të viteve ‘80 prej shtresës ku gëlonte Rama në Tiranë, ishte se në Beograd e shijonin haptazi të njëjtin hedonizëm që në Tiranë bijtë e bijat e qarqeve të pushtetshme e shijonin deri diku fshehurazi (dhe këtë fshehje të deridikushme më vonë na e shitën për disidencë). Jugosllavia ishte vend më i pasur se vendet e tjera të bllokut lindor, gjë që mundësonte edhe shërbime sociale më të forta.

Ama kjo pasuri nuk erdh si efekt i zhvillimit teknologjik, i përparimit të produktivitetit e të punës, por kryesisht si pasojë e marrjes kredi si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Borxhdhënësit e mëdhenj tregoheshin dorëlirë me Jugosllavinë për ta joshur. Por kur erdhi koha e kthimit të borxheve puna shkoi shumë keq. Edhe vetë serbët, përfitues nga përkatësia në “popullin hegjemon”, mërguan masivisht drejt perëndimit në vitet ‘80 e sidomos ‘90, shumica për arsye ekonomike. Kjo ishte “parajsa” e Ramës.

Nuk është për t’u habitur nga adhurimi i tij për këtë imazh të deformuar. Fundja edhe Rama ëndërron një ekonomi që zhvillohet në mënyrë të papërgjegjshme e jotransparente, që josh paratë e narkotrafikantëve me politika amnestie të milionave, që thërret investitorë për të ndërtuar qytete e porte pa patur nevojë të investojnë vetë (sepse “marina” e Durrësit po bën fushatë shitjesh të apartamentëve ende pa u ngulur një lopatë e vetme në tokë), që investimet e domosdoshme në teknologji të re mjedisore i kthen në skema krimi si në rastin e inceneratorëve, e kështu me radhë. Atij vërtet i pëlqen ta kthejë Shqipërinë në një parajsë shfrenimi e shfrytëzimi pa kufinj, ku të pasur nga gjithë bota janë të mirëpritur me pasaporta “të arta” e me “free pass” për shumëçka. Në vendin prej ku njerëzit e zakonshëm zakonisht duan të ikin.

Previous Post


“Pobjeda”: Shqipëria dhe Mali i Zi thyen sanksionet ndaj Rusisë

Next Post

Britani/ Kryeministri Rishi Sunak masa të reja ndaj emigrantëve shqiptarë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Britani/ Kryeministri Rishi Sunak masa të reja ndaj emigrantëve shqiptarë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.