Ka përfunduar miqësorja mes Shqipërisë dhe Armenisë. Kuqezinjtë fituan me rezultatin 2 me 0 në “Air Albania”.
Goli i parë u shënua nga Xhuliano Skuka. Një asist nga Çokaj bëri që sulmuesi i Partizanit të mos gabojë me gjuajtjen nga brenda zonës dhe të kalonte në avantazh kuqezinjtë.
Në pjesën e dytë, konkretisht në të 64 minutë Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e panalltisë.
Pas një viti, Shqipëria arriti të fitojë një ndeshje. Trajneri Reja, në përballjen me Armeninë kishte bërë shumë ndryshime, duke lënë në stol lojtarë si Hysaj, Ismajli, Nedim Bajrami, Abrashi dhe Bare, ndërsa për të dirigjuar lojën kishte futur Asllanin.





















