Partia “Lista Serbe” ka dorëzuar ditën e sotme mandatet e deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.
Mësohet se ata kanë dorëzuar dorëheqjet nga parlamenti i Kosovës me anë të një emaili nisur në adresën e Kuvendit të Kosovës.
Njëmbëdhjetë deputetët, Slavko Simic, Adem Hodza, Igor Simic, Miljana Nikolic, Zoran Mojsilovic, Verica Ceranic, Branislav Nikolic, Milos Perovic, Ljubinko Karadzic, Jasmina Dedic dhe Dragana Antonijevic, kanë marrë këtë vendim si shenjë proteste ndaj Qeverisë së Kosovës pas tensioneve në veri të vendit.
Të njëjtin vendim kanë marrë dje edhe policët, prokurorët, gjyqtarët e asambleistët serbë në Kosovë





















