• Latest
  • Trending
  • All

Lufta e re e Rusisë në Ballkan ka filluar – Nga Shaban Murati

16/09/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lufta e re e Rusisë në Ballkan ka filluar – Nga Shaban Murati

16/09/2022
in Aktualitet

E kam thënë në libri tim “Rusët po vijnë”. E papritura ndodhi. Shumë naivë dhe skota filoruse në Ballkan talleshin kur zëra dhe institucione serioze paralajmëronin se pas Ukrainës, Ballkani do të bëhet qendra e dytë e gravitacionit të tensioneve të luftës ruse.

Dhe tani e papritura ndodhi. Lufta ruse erdhi në Ballkan, jo me tanke dhe raketa, por me ofensivë sulmesh kibernetike, të cilat kanë efekte të ngjashme si lufta fizike me tanke dhe me ushtri pushtuese.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në 12 shtator agjencia prestigjioze amerikane e lajmeve “Asoshiejted Press” njoftonte nga Podgorica: “Në selinë e qeverisë në Malin e Zi, anëtar i NATO-s, kompjuterat janë fikur, interneti është mbyllur dhe uebsajtet kryesore të qeverisë janë mbyllur. Sulmi kibernetik ka filluar që në 20 gusht”.

Në 10 shtator në të njejtën ditë kemi sulme kibernetike kundër institucioneve shtetërore të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Bllokimi informatik i një shteti duket si formë e një pushtimi pa tanke dhe pa ushtri të huaj, por që arrin efektin e bllokimit dhe të paralizimit të jetës institucionale në një shtet anëtar të NATO-s njësoj sikur të pushtohet.

Agjencia e Sigurimit Kombëtar të Malit të Zi njoftoi në 26 gusht se disa agjenci të specializuara të Rusisë qendrojnë prapa sulmeve kibernetike në sistemet kyçe të institucioneve shtetërore të vendit. Në një deklaratë për mediat, Agjencia malazeze e Sigurimit Kombëtar njoftoi se “shërbimet e koordinuara ruse janë prapa sulmeve kibernetike, të cilat ndodhin për herë të parë në Mal të Zi”.

Sulmet kibernetike ruse kundër Malit të Zi nuk janë as rastësi dhe as rast i izoluar. Kemi një ofensivë të vërtetë ruse të sulmeve kibernetike të njëkohshme ndaj pothuaj të gjithë shteteve të rajonit. Kjo ofensivë kibernetike ruse filloi dhe po vazhdon që nga agresioni i tanishëm ushtarak rus kundër Ukrainës dhe krahas tij. Pra duhet konsideruar pjesë e agresionit rus dhe e konfliktit gjeopolitik dhe gjeoushtarak të Rusisë me Aleancën Atlantike.

Në 29 gusht qendra e specializuar kibernetike “cybernews.com” bënte të ditur se Mali i Zi, Sllovenia dhe Moldavia kane pësuar sulme kibernetike masive. Në 28 gusht portali i specializuar për çeshtjet e zbulimit “intellinews.com” njoftonte se “Rusia është akuzuar se qendron prapa valës së sulmeve kibernetike ndaj uebsajteve dhe mediave sociale të institucioneve shtetërore dhe të partive politike në Europën Juglindore”.

Kryetari i delegacionit të BE dhe përfaqësues i posaçëm i BE në Bosnje-Hercegovinë, Johannes Sattler, tërhoqi vëmendjen në 10 shtator se sulme të mëdha kibernetike janë regjistruar në vendet e rajonit.

Pra Ballkani ndodhet në mesin e një luftë të re ruse, që e ka emrin luftë kibernetike, me pasoja të rënda për sigurinë, jetën, shoqërinë, sovranitetin dhe pavarësinë e shteteve dhe popujve të këtij rajoni.

Cilat janë disa nga karakteristikat e luftës kibernetike ruse në rajon?

Së pari, ajo është një ofensive kibernetike ruse e njëkohshme në të gjithë shtetet atlantike të rajonit dhe ka karakter rajonal, çka do të thotë se lidhet me strategjinë e re rajonale të Moskës. Drejtori i Agjencisë kroate të Sigurisë dhe të Zbulimit, Daniel Markiç, deklaronte se “Rusia ka rritur sulmet kibernetike ndaj Kroacisë dhe sulmet kryesore kanë synuar të vjedhin informacione sensitive nga ministritë dhe administrata e taksave. Disa nga sulmet kibernetike erdhën nga grupe të lidhura me agjencitë ruse të spiunazhit”.

Së dyti, ajo është një luftë ruse e përqendruar në shtetet e rajonit, që janë anëtarë të NATO-s. Portali rumun “romania-insider.com” bënte të ditur se sulmet kibernetike ruse kanë goditur mbi 300 uebsajte rumune dhe midis objekteve të sulmeve janë qeveria, ministria e Mbrojtjes, ministria e Brendëshme, Xhandarmëria rumune, ministria e Financave, Administrata e taksave, shërbimet e telekomunikacionit, etj.

Së treti, lufta e re kibernetike ruse është fokusuar kundër shteteve të rajonit, të cilat Rusia pas invazionit të saj ushtarak në Ukrainë i përcaktoi zyrtarisht si shtete armike.

Së katërti, lufta e re kibernetike ruse ka si objektiv jo vetëm paralizimin e institucioneve shtetërore në vendet ballkanike, por edhe ndërhyrjen në jetën politike e sociale të atyre vendeve, provokimin e trazirave dhe të destabilizimit. Gazeta “Sarajevotimes” shkruante në 11 shtator se Rusia mund të përfitojë nga dobësia e institucioneve të Bosnje-Hercegovinës dhe të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 2 tetorit. Sipas gazetës në fjalë, “ka një shqetesim brenda në NATO dhe në BE që Bosnje-Hercegovina mund të jetë objekt i sulmeve kibernetike dhe të tjera nga Rusia”.

Lufta e re kibernetike ruse e shpërthyer në rajon pritet të ketë efekte dhe komplikime të rënda në jetën shtetërore, administrative, politike, sociale, ekonomike, etj, njësoj siç do të kishte një luftë e drejtëpërdrejtë pushtuese me tanke dhe me trupa.

Spektri i luftës kibernentike, që Rusia po zhvillon në Ballkan, sinjalizon për disa fronte. Është fronti i paralizimit të qeverive, institucioneve shtetërore dhe të gjithë shtetit, disfunksionimi i përgjithshëm i shtetit dhe shkëputja e plotë e qeverisë nga qytetarët. Është fronti i bllokimit të informacioneve të rëndësishme jetike për institucionet qeveritare në vendet e NATO-s në Ballkan. Është fronti i ndërhyrjes kibernetike për destabilizimin politik dhe për devijimin e proceseve dhe rezultateve elektorale në vendet e rajonit.

Sulmet kibernetike ruse në zgjedhjet në Ballkan janë një realitet, njësoj siç kanë bërë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë në 2016, në zgjedhjet në Francë në 2017 apo në referendumin për Brexit-in në Britaninë e Madhe.

Kanë ndërhyrë në mënyrë flagrante në Malin e Zi në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit 2020, kur arritën të devijojnë rezultatet dhe të sjellin në pushtet partitë radikale proserbe, proruse dhe antiatlantike. Kanë ndërhyrë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, në Bullgari, në Greqi, etj. Strategjia e ndërhyrjes kibernetike ruse në proceset politike dhe elektorale të rajonit është që të forcojnë pozitat politike dhe elektorale të forcave proruse dhe antiperëndimore në vendet e Ballkanit.

Veçori e luftës kibernetike ruse në Ballkan është që shoqërohent me sponsorizimin dhe organizimin e protestave dhe trazirave nga forcat ekstremiste politike vendase, me protesta civile dhe me futjen në intrigat destabilizuese të së ashtuquajturës shoqëri civile nëpërmjet shoqatave ojq-iste apo “studimore” dhe filantropiste, të financuara nga institucionet ruse.

Në luftën e re kibernetike ruse në Ballkan i duhet kushtuar shumë vëmendje shtetërore dhe publike shkallëzimit të pritshëm të sulmeve kibernetike në drejtim të infrastrukturës kritike dhe jetike të shteteve të dobëta ballkanike. Përveç paralizimit të institucioneve qeveritare dhe shtetërore me hakerimin e sistemeve informative, ekspertët amerikanë parashikojnë që një objektiv tjetër i shkallëzimit të luftës kibernetike kundër vendeve të NATO-s mund të jetë goditja e infrastrukturës kritike të shteteve ballkanike dhe konkretisht sistemi i energjisë elektrike, sistemi i ujësjellësve, shërbimi mjekësor kombëtar, shërbimi policor, digat për shkaktimin e përmbytjeve masive, transporti publik dhe komunikimi publik, etj. Kjo nuk është fantashkencë, por një realitet i kapshëm.

Kuptohet se goditja kibernetike ruse e sistemit të sigurisë fizike kombëtare të shteteve të NATO-s në rajon do të kishte pasoja katastrofike nga një luftë pa pushtues direkt me trupa, por me pushtim të telelekomanduar kibernetik nga Kremlini.

Në jurisprudencën ndërkombëtare, në zyrat përgjegjëse të qeverive serioze dhe në diplomacinë ndërkombëtare ka lindur dhe po zhvillohet një diskutim intensiv nëse duhen konsideruar në planin juridik sulmet kibernetike si akte lufte. Në fakt duket unanim qendrimi se sulmet kibernetike, që po paralizojnë qeveri, institucione shtetërore, jetën normale publike dhe ekonomike, po destabilizojnë shtetet dhe po prishin ekuilibra jetike të ekzistencës së shteteve dhe të popuve, duhen konsideruar akte lufte.

Në mbështetje të këtij qendrimi nxit sidomos alternativa tepër e rrezikshme e goditjes së sigurisë fizike të shteteve dhe të popujve nëpërmjet sulmeve kibernetike kundër infrastrukturës kritike. Por duke qenë se është një formë e re e luftës midis shteteve dhe jo një agresion klasik pushtimi fizik, ende nuk ka gjetur pasqyrim të përkufizuar në formën e një dokumenti ligjor ndërkombëtar të pranuar ndërkombëtarisht, ku të klasifikohet akt lufte.

Në Shqipëri sulmi kibernetik i Iranit i datës 15 korrik 2022 u klasifikua agresion shtetëror dhe në 7 shtator për këtë Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Shqipëria është i pari shtet në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, që pret marrëdhëniet diplomatike me një shtet tjetër me arsyetimin e klasifikimit të sulmit kibernetik si një akt lufte.

Kuptohet se sa e vështirë është që një përkufizim i sulmit kibernetik si akt lufte të pranohet dhe të konkretizohet me një dokument zyrtar të OKB, sepse shteti kryesor, që po e zhvillon luftën kibernetike kundër vendeve të NATO-s në Ballkan dhe në gjithë Europën, pra Rusia, është anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB me të drejtë vetoje dhe që nuk do ta pranonte ligjërimin e një dokumenti të tillë ndërkombëtar. Ndërsa në jurisprudencën dhe në diplomacinë ndërkombëtare vazhdon diskutimi për përkufizimin e sulmeve kibernetike si akte lufte, në planin e terrenit konkret ofensiva kibernetike ruse vazhdon me intensitet, duke konturuar pasojat e saj të paparashikueshme.

Fakti është se lufta e re kibernetike ruse është përqendruar kundër shteteve të NATO-s në rajon, dhe nga pikëpamja strategjike është planifikuar si një goditje ndaj vetë NATO-s, nëpërmjet destabilizimit dhe dobësimit të krahut ballkanik të Aleancës Atlantike. Pikërisht se kemi të bëjmë me goditje ndaj shteteve të NATO-s, edhe Aleanca Atlantike po e trajton luftën kibernetike ruse në Ballkan në referim të Nenit 5 të Traktatit Themelues të NATO-s për mbrojtjen kolektive. Ndaj ekipet e posaçme të mbrojtjes kibernetike nga SHBA dhe shtete të fuqishme të NATO-s u dërguan menjëherë në Shqipëri dhe në Mal të Zi, si dhe në vende të tjerë aleatë të rajonit, të sulmuar kibernetikisht nga Rusia.

Ajo, që bie në sy menjëherë në luftën e re kibernetike ruse në Ballkan, është fakti demaskues se vetëm Serbia në rajon është shteti, që nuk ka pasur asnjë sulm kibernetik. Kjo do të thotë se Rusia nuk sulmon aleatin e saj të vetëm strategjik në Ballkan, i cili në rastin e agresionit rus në Ukrainë është shteti i vetëm europian, që ka mbështetur Rusinë dhe ka refuzuar sanksionet antiruse të BE, megjithse zyrtarisht është shtet kandidat i BE.

Kjo do të thotë që Serbia është në rezonancë me strategjinë antiatlantike të Rusisë në Ballkan. Kjo do të thotë që Rusia me luftën e re kibernetike kundër shteteve të NATO-s në Ballkan, synon t’ia dobësojë Serbisë shtetet rivale dhe kundërshtare të saj si Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, etj.

Për ekspertët strategjistë dhe të agjencive perëndimore të zbulimit, lufta e re kibernetike ruse në Ballkan ka brenda saj edhe implikimin e shërbimeve sekrete serbe me shërbimet sekrete ruse në aspiratën e shkrirjes së “Botës serbe” me “Botën ruse” si strategji e deatlantizimit të Ballkanit. Drejtori i Agjencisë së Sigurimit dhe të Zbulimit i Kroacisë, Daniel Markiç, sipas gazetës “The Dubrovnik Times”, deklaroi se “Sulmet kibernetike ruse u rritën pas invazionit rus në Ukrainë. Influenca ruse në rajon është e mirënjohur, veçanërisht në Serbi. Kështu që duhet të jemi të kujdesshëm”.

Kur drejtori i mirëiformuar i Agjencisë kroate të Sigurisë dhe Zbulimit tërheq vëmendjen për korelacionin Rusi-Serbi në sulmet kibernetike në rajon, duhet të jesh i verbër ose idiot i dobishëm i Rusisë dhe i Serbisë që të mos e shohësh realitetin e bashkëpunimit antiballkanik dhe antiatlantik ruso-serb në rajon.

Tërësia e rreziqeve të mëdha, që po sjell lufta e re kibernetike ruse në Ballkan, i bie kambanës së nevojës të masave urgjente nga shtetet atlantike të rajonit për të garantuar sigurinë kibernetike dhe fizike të shteteve dhe të popujve. Është koha e alarmeve shtetërore për të papriturat e frikshme që po vijnë nga Rusia dhe jo kohë e verëpirjeve të nanuritjeve në opiumin serbo-rus të “Ballkanit të hapur të paqes”.

Lufta e re ruse ka ardhur në Ballkan dhe këtë realitet të dhimbshëm tenton ta fshehë histeria diplomatike dhe propagandistike serbe dhe filoserbe për paqen dhe vëllazërim-bashkimin e “Ballkanit të hapur”.

Ariu rus po e kafshon Ballkanin dhe Serbia po ia shtron sofrën.

Previous Post

Rreziku për të qenë i varfër, Shqipëria kryeson Europën me 43% të popullsisë

Next Post

Lobimi rus në PD/ Berisha: Basha më tha se lekët i mblodhi nga Diaspora

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Lobimi rus në PD/ Berisha: Basha më tha se lekët i mblodhi nga Diaspora

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.