• Latest
  • Trending
  • All

Si u trondit Lindita Nikolla nga agjenti 007 Ilir Meta – Nga Artan Fuga

31/07/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si u trondit Lindita Nikolla nga agjenti 007 Ilir Meta – Nga Artan Fuga

31/07/2022
in Aktualitet

Artan Fuga

Kur bërrylat politikë na i shesin si ringjallje etike

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ra si rrufe: Ilir Meta i asociuar saktë apo fallco, vërtetë apo me manipulim dosjesh, me një person IM, nja dyzet vjet më parë akuzohet nga kundërshtarët e tij politikë se paska bashkëpunuar me policinë sekrete, me Sigurimin.

Lloj lloj të virgjërish, dhe virgjëreshash politike u sulën dhe bënë të habiturit, të tronditurit, të çuditurit, të mahniturit, të shkoqiturit, të vilaniturit, të paditurit.

Një tallje e madhe me shqiptarët, që në masën 99 përqind nuk dinë si është e vërteta, madje brezat e rinj meqë i kanë lënë injorantë në histori, nuk dinë gjë prej gjëje dhe janë gati mish për t’u manipuluar nga propaganda politike për pushtet.

Përtej rastit Ilir Meta, ku i interesuari duhet ta kuptojë se është i pari dhe kryesori që i duhet jetikisht ta sqarojë këtë problem aktivisht, aty është politika e viteve që vijnë. Ose ai demaskon mashtrimin dhe kthehet në pushtet, ose të tjerët do ia nxjerrin kur duhet dhe opozita shkatërrohet në atë moment edhe për nja dhjetë vjet të tjera sikurse është bërë sot copë-copë për faj të dihet se kujt.

Por, sot, nuk e kam fjalën këtu. E kam se ka arritur puna që edhe pastrimi i jetës shoqërore dhe transparenca bëhet vetëm për qëllime politike, vetëm si një teknikë për të qëruar Ilir Metën si kundërshtar politik me mashën gjoja të tronditjes të Kryetares të Kuvendit për materialet sekrete që paska zbuluar.

Mjafton të sjellësh ndërmend kohën kur skandali plasi. Momenti më i mirë politik për kryeministrin. Bashkë me Ilir Metën flak edhe një lëvizje politike dhe një elektorat opozitar me të. Ҫfarë dhurate!

Autoriteti i dosjeve kërkon ligj që të hapen të gjitha dosjet, jo vetëm atë dosje personale që kërkon i interesuari. A thua se mungonte ligji që drejtuesit e lartë politikë të shtetit të kontrolloheshin një më një. Ҫfarë ligji i ri u kërkoka kur nuk ka lidhje fare me kontrollin ndaj një ish-kryeministri dhe ish-presidenti? Ligji që është në fuqi nuk pengon fare që të verifikoheshin si duhej, ai, por edhe ca isha të tjerë, ish-presidentë, ish-kryeministra, ish-ministra, etj.

A thua se ligjëvënësi kur ka nxjerrë ligjin nuk është menduar për ta hapur halenë e denoncimeve dhe futur shqiptarët për njëqind vjet në gjiriz, apo për t’i vënë një farë kapaku ujërave tona të zeza! A thua edhe sot kjo pyetje nuk shtrohet për këdo që ka dy fije serioziteti në moral dhe dy fije gramë në tru!

Dhe duket se shkon te mami që pret atje në majë të podiumit, e paditur, e panjohur me pislliqet me të cilat politika ka bashkëjetuar në këto tridhjet vjet: Siiiiiiiiii? Një spiun i Sigurimit paska qenë shoku im, drejtuesi im, udhëheqësi im në parti dikur, presidenti im?

Po kjo është tronditëse! Kjo më djeg duart! Ҫojani shokut Enver, se Hysniu dhe Ramizi nuk kanë këllqe të mbajnë në duar dosjet e poliagjentit Mehmet Shehu! Uaaaaa!

A thua se këta të tronditurit dhe vetë kryeministri ynë nuk kanë ditur se kanë bashkëjetuar dhe bashkëdrejtuar, nuk kanë përdorur, emëruar, ish-punonjës të lartë të policisë sekrete, Sigurimit, Ministrisë së Brendëshme në krah të tyre dhe në të gjithë hierarkinë e administratës së lartë! Dhe sapo vazhdojnë ta bëjnë madje.

Ҫfarë hipokrizie! I kanë quajtur krahu i djathtë i tyre! Botërisht! E ku është çudia e tyre këtu? Ku është virgjëria e përlyer këtu si mund të ishte përlyer Zonja e Papërlyeme e besimit në Zot?

Mjafton të sjellës kohën e viteve 80 dhe nën zë për këtë apo atë thuhej: Ruaju atij! Se është spiun!

Brezi ynë e di se këta që përfliteshin nuk ishte pa gjë. Ka midis tyre sot që janë akademikë, profesorë, drejtorë, gazetarë, drejtues mediash, diplomatë, dreqin me të birin. Aty kanë qenë tridhjet vjet dhe askush nuk është marrë me ta.

Nga opinioni publik është menduar se poqese ruhet një kujdes për drejtuesit e lartë të shtetit, të tjerët të kishin të drejtën e një shansi të dytë.

Por mos bëjë njeri të tronditurin, të virgjërin! Mund të dalin edhe ish-presidentë republike që të kenë bashkëpunuar ngushte me shërbimet secrete. As tronditem, as çuditem, kurse për individë ministra e kryetarë partie, dorën në zjarr nuk e ve, por ne të atij brezi, i përflisnim nën zë midis nesh.

Por, nuk bëhet një ligj për një njeri sepse është në kundërshtim me kulturën minimale juridike të një shteti ligjor. Rusoi do të ishte kthyer përmbys në varr. Por, kush pyet për Rusoi, ka mendimtarë këshilltarë Kuvendi i Shqipërisë së Virgjër.

Hapini, hapini dosjet e denoncuesve! Do ta shihni mirë tronditjen zonja Nikolla, do të tronditeni mirë, ose asfare, kur të kryqëzoheni në rrugë, por edhe në korridoret e zyrave me njerëz ish-denoncues!

Duhet të ketë pasur shumë, por unë nuk i hyj kësaj sepse nuk më lejon etika. Unë me ata nuk pi kafe, nuk bashkëpunoj por kjo është çështja ime personale.

Trondisin shqiptarët sepse i kanë lënë pa shkollimin e duhur. Mos doni emra nga Rusia, në Poloni, Gjermaninë Lindore, Bullgaria, ish-Jugosllavia e me radhë ku ish-drejtues të tranzicionit postkomunist ishin agjentë të Stasit, KGB, UDB, Securitates?

A nuk është vëllai ynë Vuçiç i implikuar me pushtetin millosheviçian? Tronditesh zonja Kryetare?

Pse kush ka qenë në krye të lëvizjeve antikomuniste në vendet ish-komuniste në mesin e dytë të viteve ’80 ku mplekseshin agjentë, disidentë, antikomunistë të sinqertë, si edhe njerëz që ishin nga pak nga të gjitha? Doni emra?

Ore a ka në shtet ndonjë njeri që e njeh mirë Fukonë dhe strukturalizmin si metodologji arsyetimi, apo janë të gjithë me shkolla partie apo veterinarie? Përzjerja e policit, kontabandistit, analistit, nuk është gjë e rrallë, sipas strukturalizmit. As e të burgosurit me gardianin, as e mësuesit me nxënësin, as e mjekut me pacientin, as e disidentit me agjentin, etj. Por, këto duan këllqe e netë dimri të bisedohen. Shkolla jonë u vjen anash dhe pastaj kemi tronditje! Hahahaha, tronditje!

Nuk e dinë këta se revolucionin e nis Mbreti dhe pastaj i shket nga dora. Kanë këta haberin nga historia e shekujve 18 dhe 19, apo merren gjoja vetëm me Mesjetën? O pikaaaaa!

Historia mësohet e dogmatizuar, prandaj brezat e shqiptarëve bien preh e propagandës! Të virgjërit e politikës harrojnë të shohin përreth tyre sepse do kuptojnë se janë brenda bordellos.

A thua se Kuvendi nuk shkonte drejt një ligji pa e përdorur dhe manipuluar kështu sulmin ndaj kundërshtarit politik kryesor të kryeministrit!

Babiiiii, Mamiiiiii, nuk e gjeta të virgjër, do e ndaaaaaj!

Ҫfarë turpi! Shoqëria shqiptare ka nevojë për etikë, transparencë, demokraci, këta na japin shfaqje me Xhejms Bonda, njësoj si Enveri në fund që kur tollonat ishin vendosur dhe po vdisnim urie, duke ndarë tre vezë për shtatë persona, na gëzonte duke zbuluar poliagjentin, pikërisht shokun e vet, atë që e kishte pasur pranë vetes, duke na kërkuar ne të ishim vigjilentë!? Dhe në fund i fuste edhe një miting madhështor te sheshi. Kishte hak! Sihariqi ishte aty! Ishte zbuluar një grup i ri armiqësor!

Kush i ha këto përralla për herë të dytë?

Sa për z. Ilir Meta, e përsëris, ai është ndodhur para një sulmi të ulët dhe qesharak politik. Por, tjetër është bizantinizmi dhe inkuzicionizmi i metodës së përdorur, dhe tjetër përmbajtja e dosjes. Pra, manipulimi politik nuk i jep të drejtën IM që të mos sqarojë dosjen që i vendosin në ngarkim. Pavarësisht se çfarë mendoj unë, politikani Ilir Meta është vendosur para një sfide të madhe. O del i larë, dhe fiton zgjedhjet, o fatkeqësisht ka një hije, si pasojë e historisë dhe duhet të mendojë për fatin e opozitës që ka nevojë të forcohet.

Kurse nëse një ligj që hap gjithçka, që ka vend të arësyetohet gjerësisht dhe jo me seanca urgjente shikimesh dokumentesh sekrete te zyra e zonjës Nikolla, jo me teknika inkuizicioniste të tipit mblidhni shokët e byrosë se do të tregojmë se çfarë gjetëm në kasafortën e shokut Hysni, jo me manipulime bajate, pra ka vend të mendohet që shëndoshjen me maturi të etikës së shqiptarëve të mos e vemë në shërbim të poshtër të kulisave politike për pushtet.

Por, klasa e sotme politike nuk ka fuqinë të bëjë transparencën e të gjithë denoncuesve, agjentëve, punonjësve të fshehtë.

Do të ishte e ngjashme me bllokimin e rrjetit të Internetit që sapo ndodhi, hakerim total, bllokim total, atëhere zonja Nikolla, ju dhe unë do ta shohim mirë se çfarë është të tronditesh me të vërtetë!

Previous Post

New York shpall linë e majmunit emergjencë të shëndetit publik

Next Post

Mbyllen pikat kufitare Kosovë – Serbi/ Gati të ndërhyjnë Forcat Speciale

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Mbyllen pikat kufitare Kosovë – Serbi/ Gati të ndërhyjnë Forcat Speciale

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.