• Latest
  • Trending
  • All

Loja antishqiptare e Ramës dhe Vuçiç me pelegrinët në Deçan

31/05/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 13 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Loja antishqiptare e Ramës dhe Vuçiç me pelegrinët në Deçan

31/05/2022
in Aktualitet
Enver Bytyçi

Të dielën e shkuar udhëtuan për në Manastirin e Deçanit shumë pelegrinë të Beratit dhe Vlorës të udhëhequr nga priftërinj shqiptarë. Këtë manastir e kishte vizituar edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Meta, para pak vitesh dhe pati tentativa që të vihej një shenjë barazimi midis pelegrinazhistëve të sotëm me vizitën e kreut të shtetit shqiptar. Nuk dua ta paragjykoj vizitën e tij asokohe. Dhe jam i bindur se presidenti Meta ka dashur të japë mesazh me atë vizitë, mesazh që kurrësesi nuk mund të krahasohet me atë të së dielës. Motivet e asaj vizite dhe motivet e pelegrinazhit të së dielës janë krejt të ndryshme.

Që në fillim dua të them se në Kryeministrinë e shtetit shqiptar është ngritur një zyrë e posaçme për të promovuar “miqësinë shqiptaro-serbe”. Kjo zyrë programon gjithçka që shkon në dobi të interesave të Serbisë në Kosovë, në Shqipëri e në Ballkan. Në këtë zyrë punojnë specialistë të marrëdhënieve publike nga Tirana dhe nga Beogradi. Aty jepen dhe aplikohen në letër ide, projekte, veprimtari, marrëveshje, si dhe deklarimet politike. Skema e kësaj zyre ka një moto: “Asgjë kundër Serbisë, asgjë jashtë marrëdhënieve miqësore me Serbinë, gjithçka brenda interesave të saj”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Eshtë pikërisht zyra e promovimit të Serbisë ajo që projektoi vizitën e pelegrinëve dhe priftërinjve shqiptarë të Beratit dhe Vlorës në Manastirin e Deçanit. Në parim nuk ka asgjë jashtë logjikës. Madje, ata që nuk i njohin rrethanat e sotme të zhvillimeve në Kosovë kanë të drejtë të më kundërshtojnë ashpër për këtë kritikë timen. Gjithçka motivohet me “pajtimin” midis të dy popujve. Por ky lloj pajtimi është i pamoralshëm, jo korrekt dhe i pabesë.

Ta zëmë se dikushi i ka marrë jetën djalit të vëllait. Dhe vëllai, pra xhaxhai i viktimës, pa lejen e vëllait tjetër, shkon e miqësohet me vrasësin e nipit të vet. Vëllai mund t’i lutej vëllait të viktimizuar për pajtim, por në traditën njerëzore, jo vetëm shqiptare, nuk mundet që të miqësohet me vrasësin e djalit të vëllait. Kjo është tradhti ndaj vëllait. Eshtë imoralitet dhe si i tillë ky akt do të dënohej nga gjithkush. Kësisoj ka ndodhur me Edi Ramën. Motrat dhe vëllezërit tanë në Kosovë u masakruan, u dhunuan, u përdhunuan, u përvëluan nga serbët, ku rol aktiv kishte edhe Aleksandër Vuçiç.

Dhe vjen një ditë kur “vëllai i madh”, pra Edi Rama, pa pyetur dhe pa kurrëfarë keqardhje për “vëllain e vogël”, Kosovën, shkoi dhe u pajtua, u miqësua, u përqafua, u puth dhe tani thur intriga bashkë me presidentin e Serbisë kundër “vëllait të vogël” të gonociduar, Kosovës.

Pikërisht kjo po ndodh në marrëdhëniet midis Tiranës zyrtare dhe Beogradit. Dhe kjo skemë po elaborohet sipas projekteve serbe të Çubrilloviçit, Andriçit e madje edhe të Vladan Gjorgjeviçit në zyrën e “miqësisë shqiptaro-serbe” në selinë e Kryeministrit shqiptar. Gjithçka e bëjnë “në emër të promovimit të paqes”. Në fakt provokojnë luftën. Pse po provokojnë luftën? Sepse po mbajnë anë në konfliktin midis Kosovës e Serbisë. Edhe në këtë rast ata po mbajnë anën e Beogradit, të agresorit e dhunuesit.

Le ta sqarojmë!

Ka disa muaj që qeveria e Kosovës është vënë nën presion të madh që t’i japë manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë si pronë të saj dhe ky territor më pas të shpallet si ekstra-territor serb, pra i pakontrolluar nga shteti e institucionet e Kosovës, si kusht për “paqe me Serbinë”. Vuçiç e përmend këtë fakt çdo ditë dhe ka mundur të fajësojë në sytë e perendimorëve qeverinë Kurti. Me qëllim që Vuçiç të ketë mbështetje dhe argumente shtesë në ankesat e tij përpara përfaqësuesve amerikanë e europianë, Rama urdhëroi vizitën e pelegrinëve dhe priftërinjve shqiptarë në këtë manastir. Kjo ngjarje shërben njëkohësisht si arsyetim i Beogradit për të arritur “pavarësinë territoriale” të manastirit nga shteti i Kosovës. D.m.th që varësia e tij të jetë direkt në Beograd.

Pikërisht këtij qëllimi i ka shërbyer dhe i shërben loja me pelegrinë e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç. Të dy ata janë të kënaqur tej mase me këtë provokim djallëzor kundër institucioneve dhe sovranitetit territorial të Kosovës. Fantazia e intrigave të zyrës serbo-shqiptare në godinën kryeministrore të Tiranës nuk dihet se deri ku do të shkojë. Por ditë të mira dhe paqe në Kosovë e në rajon nuk mund të ketë, sa kohë që në vend të ballafaqimit me të vërtetën Kosova dhe shqiptarët do të ballafaqohen me intriga dhe pabesi.

Previous Post

Chelsea me pronar të ri, kalon në pronësi të filantropit amerikan

Next Post

Osmani dhe Abazoviq replikojnë lidhur me “Ballkanin e Hapur”

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Osmani dhe Abazoviq replikojnë lidhur me “Ballkanin e Hapur”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.