• Latest
  • Trending
  • All

SHBA mbështet kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO 

20/05/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

SHBA mbështet kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO 

20/05/2022
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Presidenti Joe Biden përshëndeti të enjten me entuziazëm vendimin e Finlandës dhe Suedisë për të kërkuar anëtarësimin në NATO. Siç njofton nga Shtëpia e Bardhë korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, anëtarësimi i tyre do të zgjeronte aleancën me dy nga ushtritë më moderne të Evropës pikërisht në kufirin veriperëndimor të Rusisë.

Në një takim me kryeministren e Suedisë dhe presidentin e Finlandës në Shtëpinë e Bardhë të enjten, presidenti Joe Biden tha se anëtarët e NATO-s kanë shumë arsye për t’i pranuar me shpejtësi të dy vendet në aleancë.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Suedia dhe Finlanda kanë institucione të forta demokratike, ushtri të forta dhe ekonomi të forta dhe transparente. Dhe një ndjenjë të fortë morale për të drejtën. Ata plotësojnë çdo kërkesë të NATO-s”, tha ai.

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se vendi i saj do të kontribuonte shumë në aleancën mbrojtëse prej 30 anëtarësh, e cila u krijua pas Luftës së Dytë Botërore për të kundërshtuar agresionin sovjetik.

“Vlerat dhe besimet tona të përbashkëta në demokraci dhe liri. Vlera dhe besime që tani po vihen në provë. Dhe sot, situata në Ukrainë na kujton ditët më të errëta të historisë evropiane. Dhe duhet të them se në kohë të errëta është mirë t’i kesh miqtë pranë”, tha ajo. 

Por disa analistë thonë se ky veprim mund të provokojë më tej Rusinë.

“Shqetësohem se zgjerimi i NATO-s me Finlandën dhe Suedinë mund të jetë provokues. Pavarësisht se ç’mendojmë për vlerën e anëtarësimit të tyre, nuk besoj se është veprimi i duhur, që kjo të bëhet tani, madje mendoj se tregon mungesë durimi strategjik”, thotë analistja Melanie Sisson e Institutit Brookings për Zërin e Amerikës. 

Presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar zgjerimin e NATO-s drejt lindjes si një kërcënim për Rusinë dhe kishte përmendur dëshirën e Ukrainës për t’u anëtarësuar si një arsye për vendimin e tij për të nisur luftën në shkurt.

“Zgjerimi i NATO-s është një problem që është krijuar krejtësisht artificialisht, sepse bëhet për interesin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Në përgjithësi NATO është bërë instrument i politikës së jashtme të një vendi”, është shprehur ai. 

Presidenti Biden tha se Kongresi pritet t’i miratojë kërkesat e Suedisë dhe Finlandës.

Por Turqia, anëtare e NATO-s po krijon pengesa. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i akuzon këto vende se kanë strehuar “terroristë” dhe se kanë vendosur sanksione ndaj Turqisë.

“Ne kërkuam që të ekstradoheshin 30 terroristë, por ata (Suedia) thanë se nuk do ta bënin. Ju nuk na i dorëzoni terroristë, por kërkoni që t’ju lejojmë të anëtarësoheni në NATO. NATO-ja është një organizatë sigurie Prandaj, ne nuk mund të themi ‘po’ për t’i dobësuar sigurinë kësaj organizate sigurie”, tha presidenti Erdogan. 

Presidenti i Finlandës tha se qeveria e tij e ka kontaktuar Ankaranë.

“Si aleatë të NATO-s, ne do të angazhohemi për sigurinë e Turqisë, ashtu si Turqia do të angazhohet për sigurinë tonë. Ne e marrim seriozisht terrorizmin. Ne e dënojmë terrorizmin në të gjitha format e tij dhe jemi të angazhuar në mënyrë aktive në luftën kundër tij”, tha presidenti finlandez, Siinisto. 

Ish-ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker i tha Zërit të Amerikës se NATO mund të marrë edhe kërkesa të tjera për anëtarësim.

“Nëse Finlanda dhe Suedia, të cilat janë demokraci, anëtarë të BE-së, ushtri të fuqishme – nuk mendojnë se është e sigurt të jesh jashtë NATO-s, atëherë qartazi vendet që kanë mbetur jashtë, të ashtuquajtura ‘të zonës gri’ si Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia dhe disa vende të Ballkanit, nuk mund ta konsiderojnë veten të sigurt pa NATO-n. Kështu që kërkesat do të shtohen”, tha ai për Zërin e Amerikës. 

Të enjten në mbrëmje, presidenti Biden u nis për udhëtimin e tij të parë presidencial në Azi, ku do të vizitojë Korenë e Jugut dhe Japoninë dhe do të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë. Gjasat janë që në këto takime do të ketë diskutime të gjata mbi situatën në Ukrainë.

Previous Post

Balla: Alibeaj ka kuptuar diçka tjetër, nuk ka pasur dakordësi për formulën 4-2-1

Next Post

Pse lia e majmunëve po përhapet me shpejtësi në Evropë dhe SHBA? 

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Pse lia e majmunëve po përhapet me shpejtësi në Evropë dhe SHBA? 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.