Teksa shpesh herë del duke dhënë mesazhe për luftën, apo për liderët botërorë, këtë herë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenky iu drejtua gjithë botës.
Zelensky i ka bërë thirrje Evropës që të votojë këtë sonte në finalen e Eurovizionit për këngëtarin që përfaqëson Ukrainën.
“Këtë vit Eurovisioni mbahet në Itali, Torino, falë fitores së Maneskin në edicionin e mëparshëm. Së shpejti në finalen e Eurovizionit , kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë fjalët e gjuhës sonë. Dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë “Fitore”! Evropë voto Orkestrën Kalus. Ne mbështesim bashkatdhetarët tanë! Le të mbështesim Ukrainën!”, shprehet ai.
Grupi folk-rap i Ukrainës Kalush Orchestra është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovision dhe është një nga pretendentët kryesore për fitoren.



















