• Latest
  • Trending
  • All

Kompanitë perëndimore largohen nga Rusia, rusët mbeten pa punë 

08/05/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 16 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kompanitë perëndimore largohen nga Rusia, rusët mbeten pa punë 

08/05/2022
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Për shkak të sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë gjithnjë e më shumë rusë po humbasin vendet e punës. Me disa efekte të sanksioneve që ende pritet të vihen në fuqi numri i të papunëve mund të rritet edhe më tej.]

Deri në fund të janarit Aleksandri (emri i ndryshuar) punonte në një fabrikë me turne 12 orëshe nate duke fituar 35.000 rubla në muaj rreth 480 euro. Studenti 22 vjeçar nga rajoni Saratov në jugperëndim të Rusisë dëshironte të bëhej pilot, por për arsye shëndetësore, që nuk e lejonin këtë, ai ndryshoi mendim për t’u bërë vëzhgues ajror. Ai rastësisht pa një shpallje të një kompanie ajrore ruse dhe menjëherë aplikoi. U ftua pë rnjë intervistë dhe për një test praktik në Volgograd. Të dyja provat kaluan mirë. Në atë kohë Aleksandri hoqi dorë nga puna në fabrikë.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Kompania ajrore i ofroi atij kushte të mira: një kurs trainimi në Moskë pasuar me një kontratë pune me një rrogë mujore 100.000 rubla, rrreth 1370 euro. Por ai nuk e bëri asnjëherë trajnimin. Më 24 shkurt Rusia nisi invazionin në Ukrainë dhe kompanitë e huaja filluan të largohen nga tregu rus. Sanksionet e Perëndimit prekën qindra individë dhe firma ruse duke përfshirë edhe shoqëritë ajrore. Por ashtu Perëndimi mbylli hapësirën ajrore për aeroplanët rusë dhe ndaloi shitjen, furnizimin dhe transferimin e aeroplanëve dhe pjesëve të këmbimit për në Rusi. Kjo i detyroi shoqëritë e aviacionit leasing që të mbyllnin kontratat për aeroplanët në Rusi, por firmat ruse nuk i kthyen avionët e marrë me qira.

Sidoqoftë këta avionë sot qarkullojnë  vetëm në destinacione brenda Rusisë. Si rrjedhojë trainimi i Aleksandrit si dhe punësimi i tij u anuluan. Ai mendon tani se nuk ka kuptim të aplikojë për punë në shoqëri të tjera ajrore. “Aeroplanët nuk i nënshtrohen kontrolleve të mirëmbajtjes, që janë një procedurë normale. Pjesë këmbimi nuk furnizohen. Ndaj gjendja e këtyre aeroplanëve që qarkullojnë në ajër nuk është e sigurtë. Rreziqet për mua janë shumë të mëdha”, thotë Aleksandri.

Russische Sportler am Sheremetyevo International Airport

Kthim pas i ekonomisë si në vitet 90-të

Tatjana Mikhailova një ekonomiste dhe lektore në shkollën për New Economy në Moskë thotë, se sanksionet do të kenë efekte afatgjata duke përfshirë edhe përjashtimin e Rusisë nga zinxhirët e furnizimeve globale dhe se këto kufizime do të shkaktojnë prapambetje teknologjike. “Industria e aviacionit ndërkohë po ankohet se nuk do të ketë pjesë këmbimi pas gjashtë muajsh. Industri të tjera po përballen me zhvillime të ngjashme”, thotë Mikhailova.

Ajo pret qe ekonomia ruse të pësojë rënie duke u kthyer pas në nivelin e viteve 90-të. Ajo thekson, se sanksionet do të godasin të gjithë sektorët e ekonomisë ruse që përdorin komponentë të huaj siç është industria e automobilëve, sektori i farmaceutikës dhe madje dhe bujqësia që merr fara nga jashtë. “Shumë biznese do të detyrohen të mbyllen dhe të pushojnë punëtorët nga puna. Kërkesa për mallra dhe shërbime do të bjerë, sepse popullsia do të varfërohet dhe kjo do të prek çdo sektor, madje deri tek floktoret dhe sallonet e kozmetikës”, thotë Mikhailova.

Sipas saj  shumë rusë po humbasin vendet e punës dhe nuk kanë mundësi të gjejnë vende të reja pune, sepse po bie kërkesa për punonjës të kualifikuar. Ajo thotë se njerëzit në Moskë janë veçanërisht të prekur, sepse shumë prej tyre punojnë në sektorin e financave ose në shërbimet e marketingut dhe publicitetit. Sipas të dhënave të kryebashkiakut të Moskës Sergej Sobyanin rreth 200.000 njerëz vetëm në kryeqytetin rus po humbasin punën pasi shoqëritë e huaja po largohen.Fabrika e Renault-s në Moskë

Një banore e Moskës: “E prisnim por jo kaq shpejt”

Aliona (emri i ndryshuar) një 19-vjeçare punonte si shitëse tek firma spanjolle e konfesioneve “Zara”. Kjo punë i përshtatej studimeve të saj universitare që ajo kishte kryer. Por në fillim të marsit firma u tha punonjësve të saj, se të gjitha dyqanet në Rusi do të mbylleshin dhe se asnjë nga punonjëset nuk duhej të vinte më në punë. “Bashkëpunëtorët e mi dhe unë e prisnim këtë, por jo kaq shpejt”, thotë Aliona. Ajo ende merr dy të tretat e pagës së saj dhe pushimet vjetore i paguhen. „Situata ime nuk është më e keqja. Unë punova atje vetëm për para dhe sidoqoftë do ta lija këtë punë. Unë tani dua të fokusohem tek avancimi im në karrierë dhe të gjej një punë në profesionin që më pëlqen”, thotë Aliona, e cila ndërkohë po ndjek një kurs trainimi për dizajn.

Marina (emri i ndryshuar) do gjithashtu një punë për të avancuar më tej. 30 vjeçarja nga Moska punon në fushën e marketingut digjital. Dimrin e kaluar në firmën ku ajo prej kohësh donte të punote i thanë, se ka një pozicion për të. Por kur nisi lufta e Rusisë në Ukrainë, menaxhuesit i thanë papritur, se nuk do të marrin më punonjës të tjerë. Kjo e zhgënjeu shumë Marinën. „Natyrisht unë do të doja të gjej anjë pozicion të ngjashëm, por kjo nuk është realiste në të ardhmen e afërt. Shumë firma po pakësojnë numrin e personelit. Dhe në përgjithësi është ulur kërkesa për punonjës të rinj. Sidomos në marketing”, thotë ajo. Pikërisht tani nuk bëhet fjalë për të plotësuar ambiciet për karrierë, por është e rëndësishme të gjesh një burim të ardhurash, thotë ajo më tej.

Forbes: Papunësi masive në fund të vitit

Forbes së fundi shkruan, se më shumë se 600.000 vende pune mund të humbasin deri në fund të vitit në Rusi. Për Aleksandrin humbja e vendit të punës u shoqërua me efekte të forta anësorë emocionale. “Nëse unë nuk do ta kisha kaluar testin do të kishte qenë gabimi im dhe unë do të isha përpjekur të përmirësohesha. Por ndodhi diçka që unë nuk e kisha parashikuar dhe unë nuk mund ta ndryshoj, e kjo më lëndon”, thotë ai. Aleksandri synon tani të bëjë fillimisht studime të larta më të avancuara dhe pastaj të kërkojë një punë. Prindërit po e ndihmojnë atë me para. Asnjë nga personat që folën për DW nuk e mbështesin luftën e Rusisë në Ukrainë. Të gjithë ata mendojnë të largohen nga vendi i tyre. “Ne kemi disa mendime të përgjithshme për të lëvizur, por ende nuk e kemi planifikuar ta lemë Rusinë në këtë kohë, por këtë opsion e kemi në mendje”, thotë Marina.

Aliona do fillimisht të marrë një diplomë nga një universitet rus dhe më pas ajo synon të largohet drejt Gjermanisë. Qendrimi i Aleksandrit në kryeqytetin e Rusisë ishte menduar fillimisht si një një stacion i ndërmjetëm për të shkuar diku tjetër. “Unë mendoja se kjo do të më jepte mua mundësi”, thotë ai. Pas Moskës kishte planifikuar të shkonte jashtë vendit. “Por tani është shumë më e ndërlikuar. Çmimet janë rritur, ndërkohë që rrogat kanë mbetur të njëjta dhe për këtë njerëzit janë të pakënaqur. Në vend që të bëjnë qeverinë ruse përgjegjëse ata fajësojnë njerëzit që qendrojnë pas sanksioneve, kritikon Aleksandri. Ai e pranon, se vërtetë do të largohet, por për të është e vështirë të flasë për këtë çështje./DW

Previous Post

Po kalonin vijat e bardha, makina luksoze përplas çiftin me foshnjën tre muajsh në karrocë! 

Next Post

A po planifikon Rama arrestimin e Berishës dhe Metës?

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

A po planifikon Rama arrestimin e Berishës dhe Metës?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.