Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vijon të dërgoi akuza të rënda në drejtim të Rusisë, teksa lufta mes palëve edhe nuk ka përfunduar.
Në një dalje të tij, Zelensky ka akuzuar Rusinë se po sillet njësoj si nazistët e Luftës së Dytë Botërore me mizoritë e shkaktuara në Ukrainë.
Gjatë fjalimit për të përkujtuar Luftën e Dytë Botërore, Zelensky tha se ushtria ruse po përsëris “mizoritë naziste gjatë pushtimit të vendit të tij. Errësira është kthyer në Ukrainë dhe është bërë sërish bardhë e zi. E keqja është kthyer, me uniforma të ndryshme, me slogane të ndryshme, por me të njëjtin qëllim”, tha Zelensky.
Në videomesazhin e presidentit ukrainas u shfaqën edhe pamjet arkivore të Luftës së Dytë Botërore dhe pamjet bardh e zi të pushtimit rus.
Referencat e Zelenskit ndaj nazizmit duket se janë një përpjekje për të kthyer retorike politike kundër Vladimir Putin, pasi Rusia e ka justifikuar ofensivën e saj në Ukrainë si një “operacion special” për të “çmilitarizuar” dhe “denazifikuar” fqinjin e saj.



















