Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin përsëriti atë që tha gjatë fillimit të luftës, duke thënë se mercenarë të huaj po luftojnë në Ukrainë kundër trupave ruse.
Sipas Putin në Ukrainë ka mercenarë madje edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri”, shkruan La Repubblica.
Këtë presidenti rus, Vladimir Putin, e ka thënë në bisedën e tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Po ashtu edhe javë më parë ai dhe ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, deklaruan se ka mercenarë shqiptarë e kosovarë që shkojnë të luftojnë krah Ukrainës në Kiev.



















