• Latest
  • Trending
  • All

A po shndërrohet Vuçiç në një Tito të vogël?

14/10/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 6 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

A po shndërrohet Vuçiç në një Tito të vogël?

14/10/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Samiti dyditor që shënoi gjashtë dekada të Lëvizjes së Vendeve të Painkuadruara u mbajt në Beograd, ku u mblodhën përfaqësuesit e më shumë se 105 vendeve. Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq e quajti këtë si një samit “përkujtimor”, në 60 vjetorin e Konferencës së parë, të mbajtur në 1961 në Beograd.
Mbledhja nuk solli asnjë vendim politik. Në të morën pjesë rreth 50 krerë shtetesh, qeverish dhe ministra të jashtëm. Ndërsa organizatorët u përpoqën që gjithçka të duket e ngjashme me protokollin e dekadave më parë nga koha e ish-Jugosllavisë.

Megjithëse tubimi diskutoi zyrtarisht për vaksinat, ndryshimet klimatike ose luftën kundër terrorizmit, mbledhja në vetvete shihet si një kujtesë nostalgjike e përpjekjeve për të krijuar një botë më të drejtë dhe shumë polare gjatë ndarjeve të botës në dy blloqe. Organizatorët u përpoqën të afirmojnë idenë e Lëvizjes së të painkuadruarve, por kjo lëvizje sot nuk ka ndonjë peshë.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Analistët në Beograd tashmë kanë vënë re se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet të imponohet si udhëheqës iBallkanit Perëndimorme nismat rajonale, por ambiciet e tij nuk ndalen me kaq.

Shpesh theksohet se Aleksandar Vuçiç po përpiqet të jetë Tito i ri dhe se Lëvizja e të Painkuadruarve përshtatet në mënyrë të përkryer në një imazh të tillë. Ministri Selakoviq theksoi në mbyllje të samitit “se Tito ishte një nga gjenitë politikë të shekullit të njëzetë”. Ne jemi krenarë për këtë, si dhe për faktin se ai donte të varrosej në Beograd”, tha ministri i Jashtëm serb.

Propaganda

Gazetari Slobodan Stupar vlerëson për Deutsche Wellen se organizimi i samitit është “një shaka e zakonshme propagandistike, të cilën askush nuk do ta mbajë mend pas një jave.”

“Qëllimi i tubimit është të mbani mend se ai (Aleksandar Vuçiç) është pasardhësi i ish-Jugosllavisë, se ai mund të jetë një Tito i vogël – që natyrisht është një kiç politik dhe një farsë – por edhe për t’i shitur disa armë mysafirëve, pasi kanë adhur këtu. Sigurisht që e gjitha kjo mund të shihet edhe në ditarët televizivë dhe tabloidet mediatike”, thotë Stupar për DW.

Kosova dhe bashkëpunimi

Suzana Grubjeshiq, nga Qendra për Politikën e Jashtme, rikujton edhe organizimin e të njëjtit tubim edhe në pesëdhjetëvjetorin e Lëvizjes në Beograd. Për DW ajo thekson se pika ka mbetur e njëjtë: “Para dhjetë vitesh dhe tani në qendër të vëmendjes ishte Kosova. Këtu ka vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por ka dhe vende që tërhoqën njohjen e Kosovës në këtë grup.

Qëllimi tjetër i këtij samiti është forcimi i bashkëpunimit dypalësh – sepse në një sallë ngjitur mbahej një panair armësh. Por ka dhe disa lidhje të vjetra nga periudha jugosllave. Unë nuk mendoj se ne duhet të presim më shumë se kaq”, thotë Suzana Grubjeshiq.

Një tubim i ngjashëm u organizua në Beograd dhjetë vjet më parë nga ministri i Jashtëm i atëhershëm Vuk Jeremiq, i cili tani thotë se samiti aktual “është mirë që të shënohet në disa pjesë të botës”. “Serbia sot nuk ka orientim në politikën e jashtme dhe nuk ka qëllime të sakta në politikën e jashtme. “Fakt është që ndaj këtij samiti do të reagojnë BE dhe SHBA, por ato janë duke bërë lëshime ndaj presidentit Vuçiç edhe për gjëra shumë më të mëdha, se një samit i të Painkuadruarve”, thotë Jeremiq.

Perëndimi e njeh Vuçiçin

Perëndimi e njeh Vuçiçin edhe më mirë se qytetarët e Serbisë, mendon Slobodan Stupar. “Ata kanë qenë prej kohësh në dijeni të skizofrenisë së politikës së jashtme serbe, kështu që kjo ngjarje e bërë për reklamë nuk i befason ata.”

Ndërsa Suzana Grubjeshiq tërheq vëmendjen për faktin se “Serbia nuk është anëtare e Lëvizjes së të Painkuadruarve. Ajo pretendon të anëtarësohet në BE. Ndërkohë që organizon samit për të Painkuadruarit. Por kjo ka kaluar pa u vënë re në mediat perëndimore”.

Rusia dhe roli i saj

Interesimi i Rusisë për këtë samit ka zgjuar vëmendjen e shumëkujt, sepse këtu ishte si vëzhgues edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në samit u tha se “statusi i Rusisë si vëzhgues në këtë Lëvizje hap mundësi për një kontributi të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare”. “Rusia gjithmonë gjen mënyra për të qenë e pranishme në disa rajone jo të stabilizuara, siç është Ballkani, e qëllimi i saj është që këto rajone të mos jenë të stabilizuara”, tha Sllobodan Stupar.

Nga ana tjetër, Suzana Grubjeshiq beson se “prania ruse këtu është e rëndësishme për Serbinë, në mënyrë që të vazhdojë ta mbajë Rusinë në anën e vet kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. Por ne nuk duhet të harrojmë as krizën aktuale të gazit dhe naftës, sepse Serbia është plotësisht e varur nga gazi rus, thotë ajo./dw

Previous Post

Vidhnin kartat ID të pacientëve dhe merrnin kredi në emër të tyre/ Apeli vendos arrest me burg për infermieren dhe arrest shtëpie për shitësen

Next Post

Çmimet do të vijojnë shtrenjtimin/ FMN: Shqipëria do të ketë rritjen më të lartë në rajon në 2021

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Çmimet do të vijojnë shtrenjtimin/ FMN: Shqipëria do të ketë rritjen më të lartë në rajon në 2021

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.