• Latest
  • Trending
  • All

Recension për veprën “Free” të Lea Ypit: Kuptimi i jetës në fortesën e fundit të komunizmit në Evropë

10/10/2021

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

31/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 November, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Recension për veprën “Free” të Lea Ypit: Kuptimi i jetës në fortesën e fundit të komunizmit në Evropë

10/10/2021
in Aktualitet

Daut Dauti

Libri “Free” i autores Lea Ypi veçse ka rrëmbyer botën letrare, me një stuhi të paparë deri tash.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

31/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Libri është botuar nga “Penguin Books” në Londër dhe është përkthyer në gjuhët holandeze, daneze e shqipe, ndërsa pritet ta shohë së shpejti dritën e botimit. Në gjuhën shqipe e ka përkthyer autorja, duke i bërë disa ndryshime nga origjinali – nga anglishtja. Po ashtu, libri është duke u përkthyer në gjermanisht, italisht, frëngjisht, spanjisht, turqisht, rumanisht, si dhe në gjuhën koreane.

Në botën letrare asnjëherë nuk ka ndodhur që një libër të botohet, pothuaj njëkohësisht, në gjithë këto gjuhë. Por, nuk duhet harruar se botimet në gjuhët tjera veçse do të shtohen.

Kritika e shtypit elitar britanik është tejet pozitive, kurse libri menjëherë ka hyrë në listë për shpërblime letrare të natyrës së veprave jofiktive. Ky fakt flet për një interesim të jashtëzakonshëm për veprën e Lea Ypit.

Libri na rrëfen fëmijërinë e autores; është autobiografia që na shpërfaq jetën e saj – nga fillimi i viteve 1980 e deri në vitin 1997 – në vendin më të izoluar e më të varfër në Evropë. Shteti është Shqipëria komuniste, kurse qyteti ku përqendrohet narrativa është Durrësi bregdetar.

LEa Ypi si fëmijë në Durrës

Libri flet për fundin e historisë në të cilin, Lea, nga prizmi fëmijëror rrëfen për përjetimet e saja, duke i vënë ato në rrafshin e socializmit, liberalizmit, ideologjisë dhe krizës shoqërore në Shqipëri. Të gjitha këto duke i shtruar për diskutim nën segmentin e lirisë si kategori politike dhe filozofike. Libri është i ndërtuar me tregimet të cilat lidhen me njëra-tjetrën për ta krijuar kornizën, kuptimësinë dhe efektin e plotë të një rrëfimi autobiografik.

Tregimi i parë quhet “Stalini”. Aty vihet themeli që vazhdon të lidhet me ngjarjet tjera. Në këtë tregim Lea flet se si e merr kthesën në të majtë, në një rast konkret kur është kthyer nga shkolla, në ditën kur ka “përqafuar” Stalinin. Ka mundur të kthehet djathtas apo të shkojë drejtë. Që nga ajo ditë Lea e ka mbajtur këtë kthesë me të cilën, simbolikisht, i shpjegon pikëpamjet e politike që i ka edhe sot.

Libri është i jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet. Është diçka që në botën shqiptare për këtë temë nuk ka shkruar askush asgjë në këtë trajtë letrare që është mahnitëse. Stili i saj i shkrimit dhe aftësia e rrëfimit janë matanë kufirit që e përthekon fjala e mbresëlënies. Leas nuk i mungon as shija e stërholluar e as humorit që arrin kulmin te tregimi “Krokodili”, ku paraqitet mikpritja tradicionale shqiptare.

Natyrisht, librin e bën të veçantë edhe fakti se në cilin vend, në cilën kohë dhe në cilin sistem shoqëror ka ndodhur ngjarja. Prandaj, “Free” e shuan kureshtjen e lexuesit që ka jetuar jashtë Shqipërisë së asaj kohe. Te lexuesi shqiptar mund të shtrohet debati për temën, sidomos për mënyrën se si parashtrohet kjo fazë tejet e hidhur nëpër të cilën ka kaluar shteti shqiptar. Por, kjo nuk duhet të ndodhë për shkak se ne nuk mund ta korrigjojmë jetën e kaluar të dikujt, e as mendimet dhe përshtypjet e tashme për të.

Nëna e Lea Ypit gjatë një stërvitje ushtarake më 1968

Shkurtimisht, fëmijëria e Leas përshkruhet si e lumtur. Si çdo nxënës inteligjent, edhe ajo është në garë për të shkëlqyer në shkollë e për ta dashur atdheun – së bashku me udhëheqësin e vendit dhe sistemin që e imponon edukimi, gjegjësisht shkolla. Lea është në kërkim të lirisë (aq sa mund ta kërkojë një fëmijë) dhe është e kënaqur me kufijtë që i janë vendosur. Jeta e saj është në rregull pasi që të gjithë janë të barabartë dhe nuk ekziston mundësia e krahasimit nga ku do të dilnin dallimet e, më vonë, ndoshta edhe nevoja për ndryshim eventual apo për rebelim. Të gjithë shkojnë në shkollë, të gjithë punojnë, të gjithë presin në radhë para dyqaneve dhe të gjithë e duan Partinë, shtetin dhe udhëheqësin. Jeta është e uniformuar sikurse edhe uniformat e shkollës dhe të punës.

Pse jeta e Leas duhet të jetë ndryshe?

Me kalimin e kohës, duke qenë “prodhim” shoqëror sikurse të gjithë nxënësit tjerë, shndërrohet në entuziaste për përparimin e sistemit që po e “ndryshonte” Shqipërinë për të mirë, përgjithmonë, duke e luftuar të kaluarën me ashpërsi. Kështu thotë mësuesja Leta, televizioni, radioja, gazeta dhe shteti. Ata që kanë kaluar nëpër sistemin socialist, e kanë të qartë se edukimi në shkollë është më i fuqishëm se ai në shtëpi. Megjithatë, vjen një ditë kur Lea nis t’i vërejë ca “parregullsi” në familje. Familjarët e saj janë intelektualë dhe Lea, me insistim të gjyshes, rritet duke e folur paralelisht frëngjishten dhe shqipen. Por, në shtëpi nuk kanë fotografi të Enver Hoxhës, gjë që e shqetësonte “brigadieren” – siç e quan Lean, babai i saj. Prindërit e saj shpesh flasin me shifra e, kur ajo kërkon shpjegime, babai intervenon me urdhrin: “Shko në dhomën tënde”.

Një fakt tjetër që i krijonte shqetësim Leas ishte mbiemri i saj. Mbiemri sugjeron se është e së njëjtës familje me Xhafer Ypin, ish-kryeministrin e Shqipërisë të cilin shteti i ri e kishte shpallur tradhtar dhe armik të shoqërisë socialiste. Prindërit e bindin Lean se mbiemri është i rastësishëm dhe se familja e saj nuk ka të bëjë asgjë me këtë “tradhtar”. Prandaj, në shkollë, e sidomos gjatë ditëve të festave të rëndësishme, ajo e mbron këtë me zell të madh qëndrim meqë asnjë fëmijë nuk do të dëshironte të identifikohej me “tradhtarin”.

Lea është pioniere entuziaste sa që njëherë e zbulon një sekret të familjes: se familja e saj s’e do Enver Hoxhën dhe nuk ka dhembje për vdekjen e tij, ndonëse porositet të mos fliste kurrë për atë që kishte dëgjuar në shtëpi. Fati qëndron në anën e familjes së saj, meqë fqinji që e dëgjon sekretin, nuk e lajmëron Sigurimin e Shtetit. Në të gjitha rastet tjera, prindërit dhe gjyshja ia krijojnë asaj një ambient dhe një atmosferë që shkon krahas edukimit që e merr në shkollë.

Gjyshërit e Lea Ypit

Në shikim të parë, familja, edhe pse pa fotografi të Enver Hoxhës, është e disponuar për zhvillimin e jetës socialiste. Por, jeta e familjes Ypi është zhvilluar në dy binarë dhe me skena të teatrit të absurdit. Megjithatë, në disa raste mbesin ca porosi të “dyshimta”, domethënien e të cilave ajo do të mësonte më vonë.

Sidoqoftë, në vitin 1990, me rënien e komunizmi në Evropë, më në fund edhe në Shqipëri fillon ardhja e një lirie të panjohur për Lean. Ky është rasti kur ajo mëson se familja e saj ka qenë disidente dhe e padëshiruar për sistemin komunist saqë për këtë kishin vuajtur burg dhe internime. Disa anëtarë të familjes ishin likuiduar; disa kishin bërë vetëvrasje e disa kishin përfunduar në çmendi meqë nuk i kishin përballuar ndryshimet e luftës së klasave që i kishin zhveshur ata nga pasuritë dhe nga rendi shoqëror. Ajo, pra, tashti sheh se prejardhja e saj është aristokrate e jo nga shtresa e klasës punëtore, siç i kishin thënë. Të parët e saj kanë qenë pashallarë në Perandorinë Otomane, kurse gjyshja që i fliste frëngjisht ka lindur në Selanik ku ishte shkolluar në shkollat franceze. Mbi të gjitha, përfundimisht e merr vesh se kryeministri “tradhtar” Xhafer Ypi në fakt është stërgjyshi i saj.

Këto janë disa kthesa të mëdha për mendjen e një fëmije që zbulon se jeta e saj në fakt ka qenë një lloj eksperimenti i dështuar shoqëror. Ka dështuar tentimi i shtetit për krijimin e Njeriut të Ri socialist.

Jeta e saj ndryshon sërish në sistemin demokratik. Megjithatë, ajo asnjëherë nuk e ngre flamurin e disidentes, siç e kanë bërë të tjerët për të përparuar (edhe në rastet kur nuk kanë qenë të tillë). Lea edhe në demokraci është në kërkim të lirisë. Në kërkim të vetvetes. Por, pa e mohuar kurrë trashëgiminë e saj, çfarëdo që ka qenë ajo.

Stërgjyshi i Lea Ypit: Xhafer bej Ypi, që ndër të tjera ishte kryeministër i Shqipërisë në vitet 1920-1921

Si tinejxhere ajo ka kërkesa tjera, por liria është primare. Demokracia sjell probleme të natyrës tjetër. Viti 1997 është dëshpërues. Atëherë vdesin edhe shpresat që lindën më 1991.Trazirat e vitit 1997 paraqiten në ditarin e saj në fund të librit. Ditari është i shkurtër, por i trajton gjërat në mënyrë mahnitëse, sikurse tërë përmbajtja e librit. Pas trazirave Lea ia del të shkojë për studime në Itali, për të mos e ndalur rrugën e saj akademike që e solli në Londër në LSE (London School of Economics, ndër shollat më të njohura në botë) ku ajo sot është profesoreshë – me renome – e Teorisë Politike.

Sidoqoftë, tërë ndodhitë e jetës së saj, sado të hidhura, cinike, të pakëndshme, tragjike e mashtruese, në libër përshkruhen pa angazhim të vokabularit urrejtës apo nënçmues. Nuk ka as nostalgji. Lea sugjeron se jetën duhet pranuar ashtu siç vjen, pa marrë parasysh dimensionin e së keqes apo të mirës që sjell ajo. Njeriu duhet të mendojë për historinë e progresit, të përshtatet, por edhe të ngrihet mbi të. Këto segmente, të diskutuara në mënyrën e saj, e bëjnë librin shumë të veçantë.

“Free” përçon një porosi që thotë se njerëzit kurrë nuk krijojnë histori nën rrethanat që i zgjedhin vetë. “Kam mundur ta harroj jetën time”, thotë Lea, dhe vazhdon se do të ishte gabim nëse kjo të ndodhte.

Për fund, secili lexues do ta falënderonte Lean që nuk e ka lënë anash jetën e saj. Përndryshe, nuk do ta kishim këtë libër me vlerë aq të madhe.

Post Views: 49
Previous Post

FITORE HISTORIKE në Hungari/ Armando Broja ngjit Shqipërinë në vendin e dytë

Next Post

“Engjëlli”i Shqipërisë erdhi nga stoli! Armando Broja, 20-vjeçari i indur në Londër që refuzoi të luante për Anglinë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
31/10/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

"Engjëlli"i Shqipërisë erdhi nga stoli! Armando Broja, 20-vjeçari i indur në Londër që refuzoi të luante për Anglinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.