Vizita e Merkelit në Shqipëri u cilësua si “udhëtimi i lamtumirës”, e kancelares e cila udhëhoqi Gjermaninë për 16 vjet. Ardhja e saj në Shqipëri ishte kryelajm në mediat botërore duke e cilësuar si “takimi i fundit i Merkel”.
Vizita e saj në Tiranë i ngjan, asaj të George W Bush në 10 qershor 2007, kur shpalli se “Kosova do të bëhet shtet i pavarur tani”.
Të dy liderat më të kritikuar dhe më jetëgjatë në politikë zgjodhë Shqipërinë për të dhënë mesazhe për botën Evropiane. Pika më e rëndësishme e vizitës së fundme të Angela Merkelit në Ballkan ishte Beogradi, ku takoi Aleksandër Vuçiçin.
Në mes të Serbisë “gruaja e hekurt” e Gjermanisë tha se: Beogradi do të jetë pjesë e BE-s kur të njoh Kosovën, tha Merkel. Kujtojmë se Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Walker Bush, është i pari President i SHBA-së në detyrë, që bëri vizitë zyrtare në Shqipëri.
Vizita e Tij do të mbahet mend gjatë, pasi ligjëroi pavarësinë e Kosovës, realizoi integrimin e Shqipërisë në NATO dhe përmirësoi imazhin e Shqipërisë në botë, për të cilën u fol jo pak ato ditë. Edhe presidenti Bush ishte në fundin e karrierës së tij politike dhe vizitoi, Shqipërinë me qëllimin e qartë të deklaronte pavarësinë e Kosovës.
Të dy liderat do mbahen mend si politikanët me “duar të hekurt” që qeverisën dy shtete demokratike. Bush udhëhoqi Amerikën në krizat e saj më të mëdha siç ishte rënia e kullave binjake dhe lufta me Irakun.
Ndërsa kancelarja Merkel përveçse rritti ekonomin e Gjermanisë, duke e bërë atë kampione të Europës u kujdes të mbante të bashkuar edhe Bashkimin Europian.




















