Këshilli Evropian zyrtarizoi rekomandimin për futjen e Shqipërisë në listën e vendeve jo të sigurta për shkak të pandemisë, ku prej ditësh tashmë në vendin tonë numri i rasteve të reja ka kërcyer në mesatarisht 800 të tilla në 24 orë.
Në njoftimin e KE thuhet se Shqipëria e Serbia nga vendet e rajonit dhe Armenia, Azerbajxhani, Brunei dhe Japonia duhet të hiqen nga lista e vendeve të sigurta dhe 27 vendeve anëtare të unionit u rekomandohet që të bllokojnë të gjitha lëvizjet jothelbësore me këto vende.
Shqipëria ishte në listën e sigurtë të BE prej mesit të muajit qershor, ku sipas atij vendimi mundësohej lëvizja pa pengesa edhe për personat që nuk lëviznin për arsye thelbësore.
Siç përcaktohet në rekomandimin e Këshillit Evropian, kjo listë do të vazhdojë të rishikohet dhe përditësohet çdo dy javë.
Ndërkohë, vetëm Uruguai u ngjit nga lista e vendeve të pasigurta në listën e sigurtë




















