• Latest
  • Trending
  • All

A mundet Shqipëria?

10/07/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A mundet Shqipëria?

10/07/2021
in Aktualitet, Opinion

Petrit Kuçana

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Akoma nuk kishte përfunduar jehoha e takimit të kryeministrit Rama me drejtuesit e policisë, kur nga mediat britanike (dhe më pas nga ato shqiptare) u njoftua për një marrëveshje midis dy vendeve. Kaq shumë paradoksale duken këto dy lajme, saqë gjithkush mund të vërejë kontraditat e thekshme mes tyre. Nga njëra anë kryeministri nuk u la gjë pa thënë drejtuesve të policisë, dhe u dha një afat prej 100 ditësh “për tu normalizuar”, duke shpalosur vetëm majën e ajsbergut të asaj çfarë ndodh me rendin dhe sigurinë në Shqipëri.

A ka njeri që nuk kupton se çfarë ndodh në një vend, kur kryeministri thotë : “Mosveprimi i policisë vjen nga korruptimi dhe bashkëpunimi në krim”?

Gjithkush tronditet nga pafundësia e lajmeve të kronikës së zezë, ku çuditërisht vrasësit ikin në drejtim të paditur, edhe kur këto vrasje ndodhin në rrugët kryesore të qyteteve të Shqipërisë.

Kaq të shumta janë lajmet e kronikës së zezë, sidomos ato që të rikujtojnë deklarimet e ish-ministrit të Brendshëm Xhafaj, për ato grupet mafjoze nëpër Shqipëri, (që kurrë nuk dolën para drejtësisë),  saqë thuajse janë kthyer në normalitet. Mbase për askënd nuk është aq e vështirë për të kuptuar se sa e çeliktë është lidhja mes policisë dhe grupeve kriminale.

Ndoshta nuk është e nevojshme fare që të kërkosh shifra dhe fakte të perceptimit, mbi besimin e publikut në polici, apo të përpiqesh të gjesh arsyet për krimet që nuk raportohen, e deri tek fenomeni i gjobvënies.  A do të mjaftonin fjalët e kryeministrit Rama, për të kuptuar se në ç’derexhe është siguria dhe rendi në Shqipëri?

Paradoksalisht në këtë kohë u nënshkrua dhe kjo marrëveshje për riatdhesim dhe mbase  do të dukej tejet e pavend pyetja më e thjeshtë, nëse vërtetë policia shqiptare mund tu sigurojë jetën të ri-atdhesuarve.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në këtë kohë (thua të pritej ai afati 100-ditor i shpallur nga Rama për të ribërë “policinë që duam” dhe që nuk e paskemi patur, siç jemi mësuar të dëgjojmë në këto vite?..), kur policia shqiptare në mënyrë spektakolare ka dështuar të sigurojë rendin dhe qetësinë në vend.

Eshtë e freskët në mbamendjen e shumë shqiptarëve një kronikë e një biznesmeni, që në një nga televizionet kryesore të vendit, guxoi të denonconte gjobvënien prej 100 000 paundësh, për arsye se i biri ishte larguar nga “shtëpia e barit”. Deri më sot nuk kemi degjuar për asnjë të arrestuar me këtë rast, por si zakonisht çështje të tilla harrohen shpejt, duke ua lënë vendin të tjerave të ngjashme.

Mësohet se janë rreth 1500 shqiptarë në vit që riatdhesohen nga Britania e Madhe. Deri më sot nuk ka asnjë institucion shtetëror që të ndihmojë në ri-integrimin e tyre. A mund të konsiderohen këta të riatdhesuar, mbi supet e të cilëve mbase rëndon barra e madhe e borxheve për të ardhur në Britani, pre e lehtë e grupeve të caktuara për t’i përfshirë në botën e krimit?

Thua e di këtë Ministri Çuçi?

Sa raste janë që dëshmojnë katërciprisht se shteti shqiptar ka dështuar në mbrojtjen e jetës edhe të personave që janë kthyer në Shqipëri?

A mund ta mohojë ministri Çuçi se fenomeni i gjakmarrjes vazhdon të jetë plagë për shoqërinë shqiptare, ndonëse i izoluar në zona të caktuara, dhe  mbetet tejet shqetësuese paaftësia totale e shtetit shqiptar për të paramdaluar apo proceduar me çështje të tilla siç është edhe dhuna në familje, ku fatkeqësisht ka edhe shumë viktima?

Mbase shumëkujt do i kujtohet Griselda ajo vajza që u dogj me cigare që rendi komisariat pas komisariati, sepse askush nuk guxonte të procedonte dhunuesin e saj djalin e deputetit…

Ndoshta shteti shqiptar duhet të shikojë me prioritet një aspekt tjetër marreveshjesh me Britaninë e Madhe, tani pas BREXIT, siç është punësimi sezonal, që do të ishte një zgjidhje jashtëzakonisht e mirëpritur edhe për shumë të rinj shqiptarë.

Sakaq mbetet shumë kokëfortë pyetja “A mundet Shqipëria?!”

Previous Post

BE lëshon dorën, shpërndan vaksina për 70 për qind të të rriturve

Next Post

“Pabarazia” në kufi / 15 euro siguracion për shqiptarët, malazezët s’paguajnë gjë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

"Pabarazia" në kufi / 15 euro siguracion për shqiptarët, malazezët s'paguajnë gjë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.