• Latest
  • Trending
  • All

“I bërtita, i thashë se nuk e dua fëmijën tonë. Po mendoj të largohem”, Caroline shpjegoi tensionet me bashkëshortin para vdekjes, çfarë u gjet në ditarin e saj

19/06/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

“I bërtita, i thashë se nuk e dua fëmijën tonë. Po mendoj të largohem”, Caroline shpjegoi tensionet me bashkëshortin para vdekjes, çfarë u gjet në ditarin e saj

19/06/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

“Unë e dua aq shumë sa nuk mund ta lë dhe le të më lëndojë kjo marrëdhënie”, ishte një prej shënimeve që u gjet në ditarin e Caroline, e cila gjeti këtë mënyrë që të rrëfehej për problemet në martesën e saj.

20-vjecarja britanike u vra nga bashkëshorti i saj, Charambolos (Babis) Anagostopoulos, i cili me krimin që pohoi një ditë më parë ka shokuar gjithë Greqinë dhe jo vetëm. Martesën e saj plot konflikte dhe trazira e shpjegoi në ditarin e saj, shënimet e të cilave janë bërë publike nga mediat greke.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Sot e vogla mbush një muaj dhe unë i thashë se dua të largohem nga shtëpia”,shkruajti ajo, e cila duket se ka menduar të largohet nga piloti që nga dhjetori 2019. Sipas shënimeve të saj në ditarin e saj personal, e cila tashmë është pjesë e dosjes së çështjes, viktima kishte sulmuar burrin e saj 32-vjeçar: “E godita, e mallkova, ai theu derën.”

Më pas rrëfen se ishte në një marrëdhënie tepër të vështirë për marrëdhënien me partnerin: “Unë jam mirë, jam shumë e mërzitur, padyshim që nuk do ta lëndoja kurrë fëmijën tim…” 

Detajet e shënimeve të gjetura në ditarin e saj

Më 15 nëntor 2019 ka shkruar: “Unë jam 18 vjeç dhe do të bëj një fëmijë! Babisit nuk i kam thënë akoma. Sepse sot u grindëm dhe që ta lëndoja i thashë se nuk kam nevojë të shoh familjen e tij. U pendova për momentin kur e thashë.  Ndihem shumë e lënduar, shpesh nxjerr gjithë zemërimin dhe trishtimin tek Babis. Ai nuk e meriton të trajtohet kështu por ndonjëherë nuk e kupton se çfarë kam nevojë dhe se gjithçka që më duhet është që ai të jetë pranë meje”.

Në një shënim tjetër, viktima thotë: “Dje u grinda me Babis për shkak të hormoneve të mia, unë shpërtheva ndaj tij. I bërtita, e godita dhe i thashë se nuk e dua fëmijën tonë. Ne nuk kemi folur fare dje dhe sot u zgjuam mirë, hëngrëm, kaluam mirë por pasdite më pyeti për dje. Nuk jam mirë jam shumë e mërzitur, padyshim që nuk do ta lëndoja kurrë fëmijën tim. Dashuria ime për të është më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Unë jam aq e ndikuar nga hormonet e mia saqë Babis duhet ta dijë. Më vjen turp t’i them. E di që ai do të më mbështesë, por nuk mund t’i them. Unë nuk jam mirë, por jam duke u përpjekur për fëmijën tim. Unë nuk dua që ajo të ndiejë se nëna e saj nuk e dëshiron atë dhe nuk e do. Problemet e mia hormonale janë të miat”.

Më 30 dhjetor 2019, Caroline përshkruan sërish një skenë konflikti me pilotin. “Sot u zura me Babis. Pak pasi hëngrëm mëngjesin… Unë e godita dhe shkova në zyrë. Gjithë ditën ai më pyeti se çfarë dua të ha. Nuk kam ngrënë asgjë. Jam shtrirë në shtrat dhe nuk mund të fle, kam një tension të tmerrshëm. Kam dalë në ballkon vetëm me bluzën time dhe kam qarë se nuk jam mirë”.

Në një shënim tjetër të datës 31.12.19 ajo shkruan: “U zura përsëri me Babis. Këtë herë shumë. E godita, e mallkova dhe ai theu derën. Gjithçka doja të bëja ishte ta pyesja nëse isha mirë kur u zgjova. U zgjova aq e dobët dhe e lodhur. Po mendoj te iki. Për të shkuar te motra ime, nuk e di nëse mund të vazhdoj me Babis”.

Më 3 korrik 2020, kur Lidia e vogël ishte një muajshe, vajza 20-vjeçare shkroi: “Sot e vogla ime është një muajshe dhe sot është dita kur i thashë Babis se dua të largohem nga shtëpia. Fillova të kërkoj shtëpi. Gjeta pikërisht atë që kërkoja në Chalandri. Kur u kthye nga spitali (foshnja po trajtohej në atë kohë) ai më pyeti nëse doja të ndahesha. Unë nuk iu përgjigja. Pas disa të qarash dhe zërash unë i thashë atij se po mendoja para se të mbetesha shtatzënë ta lija, por pastaj mbeta shtatzënë, kështu që qëndrova me të në mënyrë që vajza ime të mos rritet pa dy prindërit e tij”.

Piloti 32-vjeçar i tha policisë se kishte tension midis tyre dhe se ajo gati e goditi foshnjën.

Babis thotë se u përpoq të qetësonte Caroline, ndërsa kur ai e la fëmijën pranë saj, ajo e hodhi në krevatin pranë saj. I akuzuari pretendoi se 20-vjeçarja i tha atij se nuk e donte foshnjën pranë saj. Në fakt, ai tha se dy ose tre herë i kishte thënë viktimës: “Nuk do ta godasësh më vajzën”.

Zbardhja e krimit monstruoz nga policia greke

Pasi ka pohuar vrasjen e bashkëshortes së tij me origjinë britanike,  vetëm 20 vjeç, para  foshnjës së tyre 11 muajshe natën e 11 majit, tashmë me shikim të akullt, ai mbërrin në prokurori për të dëgjuar ekzekutimin e urdhër-arrestit të tij dhe më pas para hetuesit, nga i cili ka kërkuar të marrë afat për deponimin e tij përfundimtar të martën që vjen në mëngjes.

Më herët policia greke në një konference për shtyp ka deklaruar se suksesi në zbardhjen e këtij krimi monstruoz ka ardhur pasi hetuesit duke punuar në mënyrë të koordinuar për këtë çështje të vështirë pasi nuk kishte prova dhe gjurmë brenda shtëpisë ku u krye vrasja, ndërtuan një marrëdhënie besimi me burrin e viktimës.

Përveç orës dhe celularit të 20 vjeçares Caroline, teknologjia ka ndihmuar policinë greke edhe në zbulimin e kartës së memories së kamerave të sigurisë si dhe në analizën e shprehjes se fytyrës në deklaratat e para të bashkëshortit kriminel para mediave, vetëm disa orë pasi me jastëk i mbylli gojën dhe sytë përgjithmonë, gruas qe i kishte premtuar dashuri të përjetshme.

Babis Anagnostopulos, burri i gruas së vrarë: Athinë, 11 maj 2021

“Uroj që askush të mos kalojë kurrë atë që kemi kaluar natën e kaluar. Asgjë tjetër. Policia di çfarë të bëjë dhe do t’i kapë ata. Atë që kemi kaluar unë dhe familja ime , uroj të mos i ndodhë kurrë askujt tjetër.”

32-vjeçari tashmë ndiqet penalisht me akuzat për dy krime -vrasje me dashje, e kryer në një gjendje të qetë mendore dhe -abuzimi me kafshët, pasi përveç bashkëshortes për te mbuluar gjurmët e krimit ka vrare edhe qenin e tyre.

Gjithashtu akuzohet edhe për shkeljet penale si – akuza te rreme duke hedhur fajin dhe dyshimet tek persona te tjerë, shqiptare apo gjeorgjiane siç u shpreh para disa ditësh, si dhe për deponime të vazhdueshme të  rreme.

Në urdhër arrestin e tij autoritetet shkruajnë: “I dyshuar për t’u arratisur për shkak të statusit të tij si pilot si dhe gjendjes së mirë financiare. – I dyshuar për kryerjen e krimeve të reja për shkak të mënyrës se si ai vrau Carolinën dhe se si mashtroi autoritetet me prova të rreme.”

Sipas avokatit te tij, vrasësi duket se është penduar për aktet e kryera dhe ka kërkuar te dije se sa do te jete dënimi i tij ,duke shprehur dëshirën  për të mbajtur kujdestarinë e fëmijës së tij,një çështje qe do të vendoset në orët e ardhshme nga Prokuroria e të Miturve.

Previous Post

Sot hapen kufijtë me Greqinë, çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

Next Post

“Euro 2020” kujton momentin kur Shqipëria shënoi golin e parë në kampionatin evropian

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

“Euro 2020” kujton momentin kur Shqipëria shënoi golin e parë në kampionatin evropian

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.