Vizita dyditore e kryeministrit Edi Rama më një pjesë dërrmuese të kabinetit qeveritar në Turqi ka alarmuar Athinën zyrtare. Zyrtarët më të lartë grek i janë rikthyer sot edhe një herë çështjes së ndarjes territoriale detare, duke i kujtuar Ramës premtimin se Athina e Tirana do të përballen në Gjykatën e Hagës për Paktin e ri detar.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka shfrytëzuar në Konferencën e 9-të Rajonale të Rritjes, të mbajtur në Patras për të dhënë mesazhet e qarta ndaj Ramës dhe qeverisë së tij.
Lidhur me marrëdhëniet greko-shqiptare, ai kërkoi që të mos shikohen në dritën e marrëdhënieve shqiptaro-turke. “Shqipëria historikisht ka bërë zgjedhjen e saj dhe fakti që është i etur për t’u bashkuar me BE tregon se do të jetë në 50,100, 150 vjet. Kjo patjetër do ta sjellë atë shumë afër Greqisë në të ardhmen vlerësoi ai”.
Më tej ai shtoi se “sigurisht, ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim për palën shqiptare. Ajo duhet të plotësojë plotësisht kushtet për qenë pjesë e institucioneve evropiane, duke përfshirë mbrojtjen absolute të të drejtave të pakicës greke”.
“Mos i shihni marrëdhëniet greko-shqiptare në kontekstin se “Shqiptarët janë miq me Turqit kështu që nuk janë automatikisht miq të Greqisë”. Është shumë më e komplikuar. “Dhe nëse më lejoni, Shqipëria historikisht ka – dhe nëse ju e shikoni atë nga ajo perspektivë – bërë zgjedhjen e saj”, kryediplomati grek në fjalën e tij.
Sa i përket paktin detar, Dendias deklaroi se shpreson se që Rama të mbajë premtimin e tij për t’u drejtuar Gjykatës së Hagës për mos marrëveshjet që ato kanë ndërmjet tyre. Ai duke folur edhe në raport me Turqinë, ka theksuar se Greqisë askush nuk ia heq të drejtën, bazuar në konventat ndërkombëtare, për të pasur 12 mijë milje detare.



















