Italia rrëmbeu vendin e parë në Eurovision, duke grumbulluar 524 pikë, pasuar nga Franca me 499 pikë dhe Zvicra me 432, e cila përfaqësohej nga një artist me orgjinë shqiptare, i njohur si “Gjon’s Tears.
Por ajo që po bën bujë në media, më shumë sesa fituesi, është një video. Në mes të entuziazmit për fitoren, një episod i çuditshëm u kap nga kamerat, ku një nga pjesëtarët e grupit italian, shihet duke ulur kokën në tavolinë në një mënyrë të dyshimtë.
Shumë kanë aluduar se ai ka qenë duke konsumuar kokainë. Në një konferencë shtypi pas fitores, ai thotë se nuk përdor kokainë.
“Tomas theu një gotë me këmbën e tij dhe po e ndihmoja të pastronte mbetjet. Unë nuk përdor kokainë. Ju lutem mos e thoni atë gjë. Jemi gati të bëjmë testet e nevojshme sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Erdhëm këtu vetëm për të kënduar. Rock’n’ roll-i nuk do të vdesë kurrë. Ju duam shumë’-tha lideri i grupit të njohur.
Kujtojmë se Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë.



















