• Latest
  • Trending
  • All

Demonët e etno-nacionalizmit në Ballkan

05/05/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Demonët e etno-nacionalizmit në Ballkan

05/05/2021
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Bërja publike e një dokumenti tëashtuquajturi “jo-zyrtar” nga portali slloven i lajmeve “Necenzurirano” më 14 prill, ka shkaktuar një trazim të madh politik në Evropën Juglindore. Dokumenti konfidencial i parashikuar të diskutohej në rrethe të ngushta zyrtarësh, me shumë gjasa ka si autor Janez Jansa, kryeministrin populist të krahut të djathtë në Slloveni, që ka marrëdhënie shumë të mira me kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban.

Teksti, për të cilin Ministria e Jashtme sllovene pretendon se nuk dinte asgjë, thuhet se i është dërguar që në muajin shkurt Presidentit të Këshillit të Bashkimit Evropian Charles Michel. Dokumenti ankohet për “kaosin dhe institucionet jo funksionale” në Bosnje Hercegovinë (BiH).

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Ai identifikon “çështjet e pazgjidhura kombëtare të serbëve, shqiptarëve dhe kroatëve”, si “çështja kryesore e rajonit të Ballkanit Perëndimor”. Në pamje të parë, “zgjidhjet” e propozuara mund të tingëllojnë të ekuilibruara dhe pragmatike.

Por në realitet, ato janë një recetë për krijimin e shteteve etnike homogjene, atë që dështoi ta bënte lufta në vitin 1990. Dokumenti ringjall kujtimet e shëmtuara të gjenocidit dhe spastrimit etnik: Kosova supozohet të bashkohet me Shqipërinë, teksa pjesa veriore e banuar nga serbët të marë një status i veçantë.

Ndërkohë, pjesët kryesore të Republika Srpska, entiteti serb në BiH, supozohet të bashkohet me Serbinë. Pjesa kryesisht kroate e njësisë së dytë të BiH, Federata e Bosnje Hercegovinës, do të bashkohet ose me Kroacinë, ose do t’i jepet një status i veçantë.

Në një fjalim që mbajti në parlamentin e Maqedonisë së Veriut në shtatorin e vitit 2020, presidenti socialdemokrat i Sllovenisë, Borut Pahor, paralajmëroi se nëse procesi i zgjerimit i BE-së vonohet edhe më shumë “përfundimisht në rajon mund të mbizotërojë ideja se kufijtë etnikë duhet të zëvendësojnë ato ekzistuese”.

Ai shtoi se përvoja historike ka treguar se “ka shumë pak mundësi, që një proces i tillë të zhvillohet në mënyrë paqësore”.Në retrospektivë – dhe në dritën e dokumentit të fundit – fjalimi i Pahor tingëllon si një paralajmërim për aspiratat e kryeministrit të vendit të tij dhe nacionalistëve të krahut të djathtë në rajon.

Dokumenti, të cilin Presidenti i Këshillit të BE-së, Michel thotë se nuk e ka marrë,është i dyshimtë. Por kushdo që e shkroi atë, kushdo që e zbuloi, dhe pavarësisht nëse ishte dërguar vërtet apo jo në Bruksel, ata që kërkojnë të ndjellin ndjenjat nacionaliste përmes irredentizmit etnik – ideologjia sipas së cilës anëtarët e një grupi të vetëm etnik duhet të jetojnë në një shtet – kanë pasur sukses.

“Necenzurirano”, shprehet se pjesë të dokumentit janë shkruar në Budapest. Ndikimi politik dhe ekonomik i Hungarisë është rritur ndjeshëm që nga marsi i vitit 2020, kur Jansa filloi mandatin e tij të dytë si kreu i qeverisë sllovene. Nga ana e tij, Jansa ka zhvilluar një stil politik autoritar, radikal të djathtë, të cilin Tanja Fajon, eurodeputete sllovene e ka quajtur “Orbanizim i Sllovenisë”.

Këto nuk janë perspektiva aspak të mira për presidencën sllovene të BE-së që nis më1 korrik. Përveç efekteve politike në Ballkanin Perëndimor, dokumenti slloven zbulon se si qeveritë e djathta populiste po përpiqen të ndajnë BE-në nga brenda.

Reagimet e justifikuara, shkojnë në favor të partisë nacionaliste qeverisëse në Kroaci, Unionit Demokratik Kroat (HDZ) dhe degës së saj në Bosnje, që po promovojnë me kokëfortësi axhendën e tyre të supozuar të moderuar, që synon krijimin e një njësie të tretë në BiH për popullsinë kroate, me pretendimin se këta të fundit janë të diskriminuar dhe të nën-përfaqësuar politikisht.

Sigurisht, separatizmi nacionalist dhe kufijtë përgjatë vijave etnike, nuk janë aspak ide të reja. Ato janë rrënja e së keqes që pa pushim dhe për shumë shekuj, e ka zhytur Ballkanin në humnerën e urrejtjes së dhunshme. Për fat të mirë, reagimet nga Evropa dhe SHBA-ja kanë qenë të qarta.

Delegacioni i BE-së dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bosnje ripohuan së bashku sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial të vendit. Ambasada amerikane në Sarajevë deklaroi praktikisht të njëjtën gjë. Por edhe nëse nuk do të rishikohen kufijtë sipas linjave etnike, dëmi është bërë.

Njerëzit që i mbijetuan rrethimit, zhvendosjes së detyruar dhe luftës janë të traumatizuar. Këto ditë, mediat në Ballkanin Perëndimor po i referohen metaforës së Kutisë së hapur të Pandorës. Shumë njerëz në Bosnje, veçanërisht myslimanët boshnjakë, janë të habitur nga mënyra sesi të huajt po diskutojnë edhe një herë për ndarjen e vendit të tyre. I njëjti skenar është promovuar që nga Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995 -sidomos nga brenda njësisë serbe në BiH.

Vështirë se kalon ndonjë ditë që Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të vendit, të mos bëjë deklarata dhe veprime që synojnë të dëmtojnë themelet e shtetit të tij, duke nxitur një irredentizëm agresiv serb. Reagimi i tij ndaj dokumentit ishte i njëjtë me atë çka ishte shkruar. Dodik deklaroi troç se ai do të vazhdonte të punonte për “shpërbërjen paqësore” të BiH.

Edhe pse presidenti serb AleksandarVuçiç ka qenë dukshëm i rezervuar në lidhje me këtë dokument, analistët politikë thonë se dokumenti mbart qartazi firmën e tij, gjë që shihet edhe si një shenjë e mbështetjes së Moskës.

Dhe kjo nuk është për t’u habitur:Krijimi i një pasigurie më të madhe në Bosnje dhe nxitja e përpjekjeve për shkëputje, është një pjesë e parashikueshme e politikës së jashtme ruse. Rusia që mbron serbët e Bosnjës, aktualisht është në konflikt me BE-në dhe SHBA-në, lidhur me një pasardhës të diplomatit austriak Valentin Inzko.

Si Përfaqësuesi i Lartë për Zbatimin e Marrëveshjeve të Dejtonit, Inzko ka qenë në këtë detyrë prej 12 vjetësh. Gjermanët kanë propozuar ish-Ministrin gjerman të Bujqësisë Christian Schmidt.

Por Rusia po bën thirrje për mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR). Pavarësisht se në letër theksohet se ajo që është shkruar në dokument mbetet jo-zyrtare “deri në zhvillimet e mëtejshme”, gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Xhindi ka dalë nga shishja dhe demonët e etno-nacionalizmit agresiv po helmojnë sërish Ballkanin Perëndimor. / “International Politics and Society”/ Bota.al

Previous Post

“Non-Papers”/ Varhelyi: Këto lajme nuk janë të vërteta! Asnjë person serioz nuk mund ta vinte mbi tryezë

Next Post

“Më shpëtoni!”/ Thirrja nga Siria e 18-vjeçares, Elona Shuli çon koordinatat: Ndodhem në…

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

"Më shpëtoni!"/ Thirrja nga Siria e 18-vjeçares, Elona Shuli çon koordinatat: Ndodhem në…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.