ITALI – 300 persona nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin 24 orët e fundit në Itali, ndërkohë që dje ishin 401.
Autoritetet bëjnë me dije se vendi fqinj regjistroi gjithashtu 20,159 raste të reja me covid.
Shtrimet në spital kanë patur një rritje të dukshme, 423 më shumë në një ditë, ashtu si edhe shtrimet në terapi intensive.
Në total, numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 104,942, shifra e dytë më i lartë në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar dhe e shtata më i lartë në botë.
Italia ka regjistruar gjithsej 3.3 milion raste me covid.




















