• Latest
  • Trending
  • All

Vetëm shenjtëria e popullit sovran është e gjithëpushtetshme

21/03/2021

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 6 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vetëm shenjtëria e popullit sovran është e gjithëpushtetshme

21/03/2021
in Aktualitet

Mehmet Prishtina

Pushtetet vijnë e shkojnë, por shteti i Kosovës duhet të mbetet amaneti më i shtrenjtë që u lihet brezave trashëgim. Në historinë e shteteve kanë parakaluar aradha të tëra pushtetarësh, por në kujtesën e brezave kanë ngelur vetëm ata që kanë privuar vetveten nga luksi i tepruar i të qenit i gjithëpushtetshëm.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kosova është në rrugë të mbarë të shënojë kthesën e duhur drejt konsolidimit politik e institucional. Pjekuria qytetare e treguar në zgjedhjet e 14 shkurtit i përkufizoi qartë linjat e një mendimi të ri politik, ku energjia për ndryshim dhe qartësia e diskursit reformues u afishuan si slogane mobilizuese në një rrafsh më të gjerë social e politik.

Por, ardhmëria e një kombi asnjëherë nuk duhet të matet me fitoret politike të partive dhe të subjekteve të ndryshme, sado impresive qofshin ato, madje edhe në raste kur ato fitore janë plebishitare, siç ndodhi më 14 shkurt në Kosovë. Kjo edhe për faktin se një fitore politike duhet të kalojë nëpër mekanizmat e shumtë të oponencës publike dhe qëndrueshmërisë së projekteve dhe ideve konkrete. Tani për tani kemi vetëm shenja pozitive të një ndryshimi, por këto nuk mjaftojnë për të ardhur deri te ndryshimi substancial, aq i kërkuar dhe aq i nevojshëm për qytetarët e Kosovës.

Bazat e funksionimit të një shteti nuk nënkuptojnë ndërrimin mekanik të strukturave drejtuese qeverisëse, sepse në të kaluarën kanë ndodhur dhjetëra ndërrime të tilla, por kjo nuk ka prodhuar ndonjë efikasitet të lartë në performansën institucionale.

Kosova ka nevojë për një mendësi të re politike e shtetërore, e cila do të bazohej në ruajtjen e vazhdimësisë së politikave të mira qeverisëse dhe në projektimin e standardeve të reja shtetndërtuese, që nënkupton edhe prerjen e plotë të fijeve që mbajnë lidhur praktikat abuzive të pushteteve pararendëse.

Janë dy momente mjaft sfiduese që e bëjnë Qeverinë e ardhshme të ndjehet jokomode që në start. Momenti i parë ka të bëjë me eliminimin e pasojave të krizës shëndetësore e sociale të shkaktuar nga Covid-19 dhe me fillimin  një programi afatgjatë ekonomik e social, kurse momenti i dytë i përket sfidave që dalin nga dialogu i papërfunduar me Serbinë.

Përgjegjësia për t’u përballur me këto momente delikate bie kryekëput mbi kabinetin e ri qeverisës dhe mbi të gjitha institucionet ligjzbatuese, por kjo nuk mjafton nëse estabilishmenti i ri nuk e krijon një klimë mirëkuptimi dhe bashkërendimi në mes të faktorëve të ndryshëm që vijnë nga opozita, nga shoqëria civile, nga bota akademike, nga mediat etj. Sado i fuqishëm të jetë një pushtet, ai sërish do të ketë nevojë për aleanca mbi një bazë më të gjerë, sepse vetëm kështu mund të tejkalohen më lehtë temat e vështira që i imponon koha.

Kosova ndodhet në një proces ende të papërfunduar sa i përket rrumbullakësimit të subjektivitetit ndërkombëtar, sepse ende nuk është anëtare e OKB-së, NATO-s, BE-së dhe e një mori agjencish e institucionesh ndërkombëtare. Gjithkush sot e di se ky është një proces i vështirë që kërkon mund, durim, fleksibilitet dhe, mbi të gjitha, sens të zhvilluar për të detektuar ekuilibrat e politikës ndërkombëtare që mund të reflektohen në pozicionin e Kosovës si shtet i pavarur.

Pra, ky është një proces i vështirë, por jo i pamundur, nëse në politikën e Kosovës mbisundon pragmatizmi institucional dhe mirëkuptimi i brendshëm kombëtar e qytetar. Mbi të gjitha, kjo elitë politike e ka për detyrë t’i arrijë dy objektiva madhore: E para, të instalojë një frymë bashkëpunimi të shkëlqyeshëm pushtet-opozitë dhe, e dyta, të inkorporojë komunitetin serb në jetën politike e institucionale të Kosovës, duke e bërë atë sa më të pavarur nga ndikimet paternaliste të Serbisë.

Deri më tani, konjukturat shtetërore të Kosovës e kanë konsideruar marrjen me tema të mëdha si obligim ekskluzivisht të tyre, duke i përjashtuar nga mekanizmat vendimmarrës faktorët e ndryshëm opozitarë, qytetarë, akademikë dhe intelektualë.

Në anën tjetër, imponimi i temave nga korpusi i të drejtave të pakicave nuk ka ndjekur një metodologji të qartë, e cila do ta bënte diferencimin në mes të të drejtave burimore dhe të ligjshme të pakicave etnike, përfshirë edhe serbët, dhe të drejtave të imponuara nga jashtë, ku Beogradi ka qenë mentor kryesor i dizajnimit të politikave qeveritare mbi minoritetet, përmes instalacioneve të tipit LISTA SERBE. Kjo e fundit, në shumë raste, madje, ka qenë faktor vendimmarrës në formimin e qeverive të Kosovës, duke i hedhur në një fushë të minuar të gjitha çështjet që e kanë determinuar dhe shantazhuar sovranitetin shtetëror të Kosovës, siç është insistimi për formimin Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive.

Diplomacia e re e Kosovës duhet të ketë një qasje më agresive në planin propagandistik, sepse ka nevojë për një sqarim substancial lidhur me çështjet e ashtuquajtura të hapura serbe në Kosovë.

Para së gjithash, duhet sqaruar rolin e Serbisë në instrumentalizimin e serbëve lokalë të Kosovës për qëllime të veta, të cilat janë hegjemoniste dhe aspak altruiste. Këto përpjekje të Beogradit u manifestuan edhe në zgjedhjet e fundit, ku dominoi tendenca e faktorizimit të pakicave serbe e joserbe nën ombrellën e Listës Serbe, me qëllim të dobësimit të fuqisë vendimmarrëse të faktorëve politikë të Kosovës.

Për rrjedhojë, Beogradi nuk angazhohet që të përmirësohet pozita sociale, kulturore, arsimore e serbëve të Kosovës, por të fuqizohet ndikimi i Serbisë në institucionet e Kosovës, duke e bërë atë shtet sa më jofunksional, ashtu siç është parashikuar në Memorandumin 2 të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve.

Në ditët në vijim pritet të zhvillohen konsultime e debate të brendshme lidhur me formimin e institucioneve të Kosovës dhe kjo është një praktikë tashmë e njohur. Por, ajo që duhet të jetë si përjashtim i praktikave të deritanishme do të ishte fryma e tolerancës brendakombëtare, e cila do të gjeneronte një produkt të ri botëkuptimor e përmbajtjesor në politikën kulturore të vendit.

Pushtetet vijnë e shkojnë, por shteti i Kosovës duhet të mbetet amaneti më i shtrenjtë që u lihet brezave trashëgim. Në historinë e shteteve kanë parakaluar aradha të tëra pushtetarësh, por në kujtesën e brezave kanë ngelur vetëm ata që kanë privuar vetveten nga luksi i tepruar i të qenit i gjithëpushtetshëm.

Fundja, vetëm shenjtëria që del nga popull sovran është e gjithëpushtetshme!

Prishtinë, 19 mars, 2021

Post Views: 79
Previous Post

Detaje të reja nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Në email-in e saj janë fshirë të dhëna

Next Post

“Dokumentet Konfidenciale, zbulohet plani turk për të pushtuar ishujt në Egje”

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

“Dokumentet Konfidenciale, zbulohet plani turk për të pushtuar ishujt në Egje”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.