• Latest
  • Trending
  • All

Mercenarët grekë në konfliktin e Nagorni Karabakhut dhe diplomacia me prirje fetare

17/12/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 27 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mercenarët grekë në konfliktin e Nagorni Karabakhut dhe diplomacia me prirje fetare

17/12/2020
in Aktualitet, Opinion

Është bërë e modës që në luftrat e sotme lokale të përfshihen edhe mercenarë apo luftëtarë të huaj, të cilët në pamjen e parë dërgohen nga agjenci të pavarura private, kurse në fakt janë njësi apo kontigjente ushtarake në funksion të politikave dhe interesave të caktuara shtetërore.

Nuk mund të bënte përjashtim as konflikti i fundit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorni Karabakhun, ku doli në dritë edhe pjesëmarrja e çuditshme e mercenarëve grekë në atë konflikt në anën e forcave armene.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Aq problematike u bë kjo pjesëmarrje e mercenarëve grekë në luftime, sa që me udhëzim të qeverisë së vet Misioni i përhershëm i Azerbajxhanit në OKB në datën 18 Nëntor 2020 i drejtoi një letër zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, ku paraqet ankesat për këtë çështje.

Portali grek “greekcitytimes.com”, i cili në datën 12 Dhjetor 2020 publikon këtë letër, bën të ditur se Misioni i Përhershëm i Azerbajxhanit në OKB akuzon Armeninë se po rekruton një numër të madh luftëtarësh të huaj, përfshirë edhe grekët, në konfliktin e Nagorni Karabakhut.

Letra drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB i referohet mediave greke se kanë raportuar që rekrutimi armen përfshiu 500 deri 800 shtetas grekë, disa prej të cilëve me përvojë luftarake në misionet e NATO-s në Afganistan dhe në Kosovë. Më përpara, ndihmësi dhe shefi i politikës së Jashtme për Presidencën e Azerbajxhanit, Hikmet Hajiyev, deklaroi në 2 Tetor se Armenia do të sillte mercenarë nga Greqia për të luftuar.

Pjesëmarrja e mercenarëve grekë në konfliktin e Nagorni Karabakhut paraqet një çeshtje me interes politik dhe diplomatik rajonal dhe ndërkombëtare për t’u shqyrtuar. Është e logjikshme të analizohet nga palët ndërluftuese në konfliktin që e mbylli presidenti rus në 10 Nëntor, por edhe nga shtetet që janë në të njëjtën zonë nga shkojnë mercenarë, siç është Ballkani nga shkojnë mercenarët grekë.

Nuk përjashtohet që dërgimi i mercenarëve mund të jetë vullnet individual i atyre, që e kanë bërë luftën profesion personal fitimprurës. Por ka një dallim të madh kur pjesëmarrja e mercenarëve në konflikt përputhet me politikën, me diplomacinë dhe me interesat e shtetit nga vijnë mercenarët.

Nëse mercenarët rusë luftojnë në Libi në anën e forcave të gjeneralit separatist Haftari kundër qeverisë së ligjshme kombëtare të Tripolit të njohur nga OKB, kjo do të thotë se ka një përputhje me politikën zyrtare dhe me interesat shtetërore të Rusisë dërgimi i mercenarëve rusë atje. Nëse në konfliktin e armatosur të shkaktuar nga separatistët pro-rusë në Ukrainën Lindore marrin pjesë mercenarë serbë, kjo do të thotë se dërgimi i tyre përputhet me politikën dhe kursin pro-rus të qeverisë serbe për aneksimin e Ukrainës Lindore nga Rusia.

Kështu që edhe në rastin e pjesëmarrjes së mercenarëve grekë në konfliktin e Nagorni Karabakhut kemi një përputhje të dërgimit të mercenarëve grekë me kursin politik zyrtar të Greqisë. Në konfliktin e vjetër të Nagorni Karabakhut midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, që shpërtheu në luftë në muajin Shtator, Greqia mori hapur anën e Armenisë, ndonëse Nagorni Karabakhu nga të gjitha rezolutat e OKB njihet si pjesë e sovranitetit dhe e integritetit territorial të Azerbajxhanit.

Gjatë periudhës gjashtë-javore të luftimeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka disa deklarata të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, në favor dhe në mbështetje të Armenisë. Greqia nuk ndoqi as formalisht vijën e neutralitetit, që mbajtën NATO dhe BE në këtë konflikt. Prania e mercenarëve grekë në luftimet e Nagorni Karabakhut përputhet me tërë kursin pro-armen, që ka ndjekur Greqia në konfliktin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke u përpjekur ta fuqizojë edhe me mjete ushtarake.

Letra e Misionit të Përhershëm të Azerbajxhanit në OKB drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB e akuzon Greqinë edhe për transportimin ajror, që ajo u ka bërë militantëve të organizatës terroriste “Partia Punëtore e Kurdistanit” për në Nagorni Karabakh pas trajnimit të tyre në Qipron greke.

Mediat botërore kanë njoftuar për kampet e stërvitjes të ngritura në Qipro për trajnimin e anëtarëve të kësaj organizate terroriste, të stërvitur nën drejtimin e gjeneralit qipriot grek Aposotolos Pervolarakis, ku mbi 300 mercenarë të PKK u dërguan në Armeni për të luftuar në Nagorni Karabakh përkrah forcave ushtarake të Armenisë.

Qysh përpara shpërthimit të konfliktit Greqia ka krijuar një mikroaleacë të habitshme trepalëshe midis saj, Armenisë dhe Qipros. Në qershor 2019 u zhvillua në Qipro takimi trepalësh i ministrave të Jashtëm të Greqisë, Qipros dhe Armenisë, për të konturuar një bashkëpunim dhe aleancë të veçantë midis tre shteteve, që i bashkon vetëm ortodoksia. Në datën 28 Shkurt 2020 ministrat e mbrojtjes të Greqisë, Armenisë dhe Qipros nënshkruan një marrëveshje trepalëshe të quajtur “Plani trepalësh i Veprimit”, ku planifikohet bashkëpunimi i ngushtë ushtarak dhe aktivitete stërvitjesh e trajnimi ushtarak.

Greqia ndërtonte një aleancë dhe bashkëpunim të ngushtë ushtarak me një shtet të largët si Armenia, e cila është anëtare e Aleancës ushtarake ruse “CSTO” dhe ka baza ushtarake dhe trupa ruse në vend. Kaq impresionues dhe i habitshëm ishte bashkëpunimi i shpejtuar ushtarak midis Greqisë dhe Armenisë, sa që presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alyiev, në takimin për kredencialet me ambasadorin e ri grek në 2 Shtator 2020, i kërkoi ambasadorit t’i shprehte qeverisë greke shqetësimin e tij për bashkëpunimin ushtarak greko-armen.

Nuk mund të mos shtyhesh të hulumtosh për arsyet e këtij angazhimi të veçantë të Greqisë në një rajon aq të largët gjeografik dhe arsyet e politikës së jashtme greke në krijimin e një aleance diplomatike dhe ushtarake me Armeninë. Këtë hulumtim e kanë të nevojshëm ta bëjnë edhe diplomacia e Shqipërisë dhe e Kosovës, të cilat nuk duhet të harrojnë kurrë as përkrahjen e fuqishme, që Greqia i dha regjimit kriminal të Millosheviçit gjatë agresioneve serbe në ish-Jugosllavi, dhe as pjesëmarrjen e mercenarëve greke përkrah forcave ushtarako-policore serbe në luftrat në Bosnje dhe në Kosovë.

Së pari, duhet thënë se Greqia është shteti i parë i NATO-s nga i cili shkojnë mercenarë në një konflikt lokal dhe që pjesëmarrja e tyre përputhet me aleancën dhe bashkëpunimin midis shtetit të origjinës dhe një shteti palë në konflikt.

Së dyti, prania e mercenarëve grekë në konfliktin e Nagorni Karabakhut nën anën e forcave ushtarake të Armenisë është produkt i një politike të Jashtme dhe diplomacie me prirje të hapur fetare. Nuk është rastësi aleanca e tre shteteve ortodokse Greqi-Armeni-Qipro në fushën ushtarake dhe ndihma e madhe, që iu dha Armenisë prej dy shteteve greke gjatë luftës së fundit të Nagorni Karabakhut.

Nuk duhet harruar se mbi këtë bazë u mobilizuan, u dërguan dhe luftuan vullnetarët ortodoksë grekë bashkë me forcat ushtarake serbe kundër Bosnjes dhe kundër Kosovës në konfliktet në ish-Jugosllavi. Orientimi fetar ortodoks ka qenë dhe është një nga themelet e politikës së Jashtme dhe të diplomacisë greke.

Kaq e brumosur fetarisht është politika e Jashtme greke sa që Greqia, një shtet anëtar i NATO-s, në kohën e ministrit të Jashtëm Kocias, i propozonte Rusisë një aleancë të përbashkët dypalëshe “për mbrojtjen e ortodoksëve nëpër bote”. Një shtet pothuajse teokratik, ku diplomacia i shërben kishës dhe kisha diplomacisë.

Së treti, prania e mercenarëve grekë në anën e Armenisë në konfliktin e Nagorni Karabakhut është produkt i një politike të Jashtme dhe diplomacie dritëshkurtër, e cila apriori konsideron armik çdo shtet aleat të Turqisë. Meqë Azerbajxhani është shtet mik me Turqinë dhe ka një bashkëpunim të gjithanshëm me të, Greqia nuk e sheh me sy të mirë as Azerbajxhanin, për shkak të obsesionit të armiqësisë së saj ndaj Turqisë dhe ndërmerr një kurs jomiqësor edhe ndaj Azerbajxhanit.

Sipas logjikës bizantine të drejtuesve të politikës së Jashtme greke, duhet që shtetet aleate dhe mike të Turqisë të prishen me Turqinë për hatër të Greqisë. Është një qëndrim dogmatik diplomatik nën presionin e vazhdueshëm të të cilit ndodhet edhe politika e Jashtme dhe diplomacia e Shqipërisë, të cilave Athina u nxit pareshtur prishjen e marrëdhënieve me Turqinë.

Së katërti, prania e mercenarëve grekë në anën e Armenisë në konfliktin e Nagorni Karabakhut mund të konsiderohet si një goditje me qitje të largët kundër Azerbajxhanit në favor të interesave energjitike ruse. Dihet se Azerbajxhani është furnizuesi kryesor i gazit për “Korridorin Jugor të Gazit”, një projekt-strategjik i BE për të pakësuar varësinë energjitike të Europës nga gazi rus. Konkretizim i këtij projekti të BE janë gazsjellësi TANAP, që transmeton gazin nga Azerbajxhani në Turqi, dhe gazsjellësi TAP, që transmeton gazin nga Turqia nëpër Greqi dhe Shqipëri drejt Italisë.

Rusia dhe Gazpromi rus kanë qenë dhe janë kundërshtarë të projektit energjitik të BE “Korridori Jugor i Gazit”. Greqia, duke provokuar Azerbajxhanin në një fushë të ndjeshme të sovranitetit dhe të integritetit në lidhje me Nagorni Karabakhun, krijon hapësira për pengesa dhe bllokime të “Korridorit europian të gazit”.

Greqia, anëtare e BE dhe një shtet tranzitues i gazit të këtij Korridori me gazsjellësin TAP, krijon një klimë të pafavorshme të Azerbajxhanit ndaj shteteve, që iu kundërvunë atij në konfliktin e Nagorni Karabakhut dhe morën anën e Armenisë. Nuk duhet habitur nëse mund të shihen në javët dhe në muajt e ardhshëm rezerva apo pengesa të shtetit furnizues të gazit azerbajxhanas ndaj shtetit tranzitues të Greqisë, për të cilin paraqiti ankesa dhe akuza në OKB.

Në situata të tilla është me rëndësi që shtete fqinjë apo shtete tranzituese të gazit azerbajxhanas si Shqipëria të tregohen shumë të kujdesshme që të mos përfshihen në lojrat e gabuara gjeopolitike dhe energjitike, që Greqia po luan në Mesdheun Lindor dhe në Kaukaz.

Shqipëria duhet të tregohet tepër e vëmendshme ndaj rrymës alogjike të diplomacisë greke për të krijuar aleanca apo grupime shtetesh ortodokse rreth e qark trevave shqiptare në funksion të ambicjeve greke. Mendoj se ka qenë i gabuar bashkimi i Shqipërisë në aleancën katërpalëshe Greqi, Bullgari, Maqedoni, Shqipëri, të krijuar nga Athina në vitin 2016, kur nuk kishte asnjë bazë logjike krijimi i saj, pavarësisht se u propagandua nga diplomacia greke si nevojë bashkëpunimi e shteteve fqinjë.

Greqia mblodhi në 21-22 Prill 2016 në Selanik ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Greqisë, Bullgarisë, Maqedonisë dhe të Shqipërisë, një format i habitshëm diplomatiko-ushtarak, që nuk ishte as i sugjeruar nga NATO, madje burime diplomatike bëjnë të ditur se Greqia as e kishte informuar NATO-n për këtë nisme diplomatike të ngushtë katërpalëshe të tre shteteve ortodokse dhe Shqipërisë.

Fakti që nga ky grupim diplomatiko-ushtarak i “shteteve fqinjë” u përjashtua Turqia, shteti më i rëndësishëm dhe më i fuqishëm ballkanik, anëtar i NATO-s, duhet ta kishte bërë Tiranën që të mendohej dy herë para se të pranonte ftesat e pasinqerta diplomatike greke për mikroaleanca.

Shqipëria dhe diplomacia e saj duhet të ndjekin me vëmendje jo vetëm marrëdhëniet e drejtpërdrejta dypalëshe me shtetet fqinjë, por edhe çdo lëvizje, nismë apo aleancë, që shtetet fqinj me Shqipërinë dhe me Kosovën ndërmarrin në rajonet e tjera,sepse të gjitha këto veprime në një formë apo tjetër kanë efekte dhe mund të dëmtojnë interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës.

©DITA

Post Views: 120
Previous Post

Osmani në Kuvend: Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria

Next Post

Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni. Kemi rrugë të përbashkëta drejt BE!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Zaev në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni. Kemi rrugë të përbashkëta drejt BE!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.