Piktura e artistes kosovare, Mimoza Rraci, është publikuar në javoren prestigjioze amerikane “Time”.
“Time” e ka publikuar një shkrim të gjatë për punën e punonjësve shëndetësorë gjatë pandemisë së koronavirusit dhe për sakrificën dhe kontributin e tyre në këtë periudhë të vështirë.
Në mesin e fotografive ilustruese të shkrimit “Guardians of the year” është përfshirë edhe piktura e një mjekje me maskë mbrojtëse nga COVID-19 me flamurin e Kosovës, vepër e Mimoza Rracit.
“Ket’ nuk e prisja. TIME, nji prej gazetave me te famshme ne bote ka postuar punen time per t’i falenderuar Guardians of the year !💙“, shkruan autorja e pikturës.



















