• Latest
  • Trending
  • All

COVID-19, fillon injektimi i vaksinave

05/12/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

COVID-19, fillon injektimi i vaksinave

05/12/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Rusia ka filluar programin e saj për vaksinimin ndaj COVID-19. 70 klinika në Moskë filluan të injektojnë njerëzit të shtunën me vaksinën Sputnik-V, tha grupi i punës për koronavirusin i këtij qyteti.

Vaksina po vihet në dispozicion të punonjësve të kujdesit shëndetësor, punonjësve socialë dhe atyre që punojnë në shkolla sepse ata rrezikohen më shumë nga ekspozimi ndaj koronavirusit. Sipas mediave, personat mbi 60 vjeç nuk janë përfshirë tek ata që po marrin vaksinën të parët.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Vaksina ruse përbëhet nga dy injeksione dhe injeksioni i dytë është planifikuar tre javë pas të parit.

Mijëra njerëz janë regjistruar për të marrë vaksinën. Sidoqoftë, nuk ishte e qartë se sa doza vaksine janë prodhuar.

Disa shkencëtarë kanë vënë në dyshim efikasitetin e vaksinës së prodhuar nga Rusia për shkak të hedhjes së saj të shpejtë në treg.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, Rusia ka 2.4 milionë të infektuar me COVID dhe më shumë se 42’000 viktima.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, qyteti San Fransisko i Kalifornisë dhe disa zona pranë tij thanë të premten se do të fillojnë zbatimin e urdhrave për qëndrimin në shtëpi këtë fundjavë si pjesë e betejës së tyre kundër koronavirusit.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom tha të enjten se shteti ishte në prag të vendosjes së urdhrave të qëndrimit në shtëpi në bazë të zonave, nëse njësitë e kujdesit intensiv në pesë rajonet e shtetit e tejkalojnë kapacitetin prej 85%.

San Fransisko dhe qarqet përreth gjithsesi nuk po presin sa të arrihet pragu i kapacitetit në spitale dhe po zgjedhin vullnetarisht të zbatojnë urdhrin e shtetit për qëndrimin në shtëpi.

“Jemi në kulmin e rasteve me COVID-19. Vala e infeksioneve po mbingarkon sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjithë shtetin e Kalifornisë dhe po stërmundon punonjësit tanë të kujdesit shëndetësor”, tha të premten Dr. Grant Colfax, drejtori i shëndetësisë në San Francisko. 

“Kemi nevojë për ndërhyrje urgjente tani nëse duam të jemi në gjendje të kujdesemi për të sëmurët në mes dhe në fund të dhjetorit. Nuk duam që prindërit tuaj, bashkëshorti juaj, fëmija juaj, gjyshi apo gjyshja juaj, ose ndonjë i dashur të ketë nevojë për ndihmë dhe spitalet tona të jenë tepër të mbingarkuara për t’u kujdesur siç duhet për ta”, tha ai.

Duke filluar nga e diela në mbrëmje, në bazë të urdhrit do të mbyllen të gjitha ambjentet e jashtme të restoranteve, parqet e lojërave, muzetë e hapura, kopshtet zoologjike dhe akuariumet, teatrot me makina dhe autobusët dhe varkat turistike. Përveç disa rasteve kur shitjet mund të bëhen me kontakt minimal, të gjitha shitjet me pakicë, përfshirë dyqanet ushqimore, do të lejohen të veprojnë vetëm me 20% kapacitet.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që të vendosim virusin nën kontroll,” tha Kryebashkiakja e San Fransiskos London Breed. “Kjo ka të bëjë me mbrojtjen e jetës së njerëzve.”

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të premten se tani që vaksina COVID-19 është fare pranë, vendet duhet të fillojnë të investojnë dhe të përgatiten për pandeminë e ardhshme.

“Pavarësisht paralajmërimeve prej disa vitesh, shumë vende nuk ishin të gatshme për COVID-19”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një sesion të posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për koronavirusin. “Shumë vetë, gabimisht kishin menduar se sistemet e tyre të forta shëndetësore do t’i mbronin ata.”

Ai tha se vendet që janë marrë me koronavirusët e kohëve të fundit, përfshirë SARS-in, ose sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes, dhe MERS, ose sindroma respiratore e Lindjes së Mesme, si dhe sëmundje të tjera infektive, kanë pasur më shumë sukses në kufizimin e përhapjes së COVID-19. 

“Tani të gjitha vendet duhet të veprojnë duke pasur parasysh përvojën e mëparshme dhe të investojnë në masat që do të parandalojnë, kontrollojnë dhe zbutin krizën e ardhshme,” tha Tedros. “Është gjithashtu e qartë që sistemi global i gatishmërisë kërkon vëmendje.”

OBSH është kritikuar nga disa vende për trajtimin e saj të pandemisë pasi Kina raportoi rastet e para në fillim të këtij viti. Presidenti amerikan Donald Trump ka qenë një nga kritikët më të zëshëm dhe më 29 maj njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga organizata globale e shëndetësisë. Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka thënë se do ta përmbysë atë vendim kur të marrë detyrën në janar.

Shefi i OBSH-së theksoi nevojën që vendet e pasura dhe të varfëra të kenë qasje të barabartë tek një vaksinë COVID-19, duke thënë se vënia e shkencës në shërbim të të gjithëve nuk është bamirësi, por në interesin më të mirë të çdo vendi. Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve që të rimendojnë rrënjësisht se si i japin përparësi dhe e shohin shëndetin nëse duan të shmangin një krizë tjetër të përmasave të ngjashme.

“Pandemia provoi që një krizë shëndetësore nuk është vetëm një krizë shëndetësore, por është një krizë sociale, ekonomike, politike dhe humanitare,” tha ai. “Rreziqet e investimeve të pamjaftueshme në shëndetësi kanë ndikime të gjera, dhe po ashtu edhe përfitimet e investimeve në shëndetësi.”

Të premten, Bahreini u bë vendi i dytë që miratoi përdorimin emergjent të vaksinës së koronavirusit Pfilzer-BioNTech. Britania ishte vendi i parë që hapi dritën jeshile për vaksinën.

Sfida është mbajtja e vaksinës në temperatura shumë të ulëta. Ajo duhet të ruhet në temperatura rreth minus 70 gradë Celsius (minus 94 gradë Fahrenheit). Temperaturat në Bahrein rregullisht janë rreth 40 C (104 F).

Bahreini tashmë ka injektuar 6’000 njerëz me një vaksinë kineze që përdor një version të vdekur të virusit. Vendi mesdhetar ka pasur gati 88’000 raste të koronavirusit dhe gati 350 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Rastet e konfirmuara me COVID-19 në shkallë globale kanë tejkaluar shifrën 65 milion me më shumë se 1.5 milion vdekje. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara – më shumë se 14 milionë deri më tani – dhe gati 279’000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Previous Post

COVID19/ Sërish shifër e lartë infektimesh, 19 humbje jete në 24 orët e fundit

Next Post

Bebe Rexha publikon videon ku krenohet me prejardhjen shqiptare

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Bebe Rexha publikon videon ku krenohet me prejardhjen shqiptare

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.