• Latest
  • Trending
  • All

Bullgaria nuk lëshon pe për hapjen e negociatave BE-Shkup

18/11/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 24 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Bullgaria nuk lëshon pe për hapjen e negociatave BE-Shkup

18/11/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Bullgaria bllokon hapjen e negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut për shkak të një grindjeje lidhur me interpretimin historik.

Bullgaria nuk mund ta miratojë vendimin, për hapjen e negociatave mes BE dhe Maqedonisë së Veriut, sepse „kërkesat bullgare nuk janë marrë parasysh”, tha ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva të martën (17.11) pas një video-konference me homologët e saj të BE-së. Qeveria gjermane, që mban aktualisht presidencën e radhës në BE, megjithatë i përmbahet planit për hapjen e negociatave deri në fund të këtij viti. Shtetet e BE-së qysh në fillim të vitit pas një ngurrimi të gjatë më në fund dhanë dritën e gjelbër për procesin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Një projekt-marrëveshjeje për fillimin konkretisht dhe rrjedhën e bisedimeve është ende e papërcaktuar, sepse Bullgaria si vend anëtar në BE akuzon Maqedoninë e Veriut, se nuk po lëshon pe lidhur me grindjet me sfond historik dhe kulturor.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Presidenca gjermane e BE-së javën e kaluar „u përpoq intensivisht për një afrim pozicionesh” e madje pati edhe përparime, tha ministri i shtetit për Europën Michael Roth i partisë socialdemokrate, „Por këto hapa nuk mjaftuan për t’i bindur miqtë tanë bullgarë.” Sidoqoftë tha Roth, „ende jam optimist”, se mund të arrihet një marrëveshje nën presidencën gjermane. Grindja mes dy vendeve ka të bëjë ndër të tjera me gjuhën e Maqedonisë së Veriut. Bullgaria refuzon cilësimin e gjuhës si „maqedonisht” ose „maqedonishte e veriut”. Sipas Sofjes, meqënëse është fjala për një dialekt të bullgarishtes, duhet që ajo të quhet “gjuha zyrtare e Maqedonisë së Veriut”. Po ashtu Bullgaria nuk pranon ekzistencën e një minoriteti maqedonas në Bullgari, sikurse pretendon Maqedonia e Veriut. Veçanërisht partia e vogël nacionaliste VMRO, partia partnere e koalicionit në qeverinë e kryeministrit Boiko Borissov, e konsideron të gjithë popullsinë e Maqedonisë së Veriut si etni të Bullgarisë.

Bullgaria mbetet e hapur për gjetjen e një zgjidhjeje

Ministrja e Jashtme bullgare, Zaharieva u shpreh e hapur për përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje. “Por dëshira për bisedime dhe kompromise është e nevojshme nga të dyja palët”, tha ajo. Konfliktet bilaterale nuk duhet të mbeten të pazgjidhura gjatë procesit të zgjerimit të BE-së.

“Tani nuk është koha për të transferuar problemet bilaterale në nivelin europian”, tha ministri i shtetit Roth, i cili drejtoi video-konferencën e ministrave. Bisedimet, për të cilat është rënë dakord, duhet „të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur” dhe procesi i anëtarësimit „nuk duhet të kthehet në peng të kërkesave bilaterale të vendeve të veçanta anëtare”.

Roth theksoi, se hapja shpejt e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut „është në interesin e vet BE-së”. Ai tha, se shpreson, që „të gjithë kolegët dhe vendet anëtare të arsyetojnë sipas interesit të përbashkët” dhe „të tregohen pragmatikë e solidarë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës”. Sipas Roth synimi është, që „t’i jepet një sinjal i besueshmërisë vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është shoqëruar me debate edhe përpara dakordësimit në pranverë. Komisioni i BE-së qysh në vitin 2018 i vlerësoi këto vende, se kanë realizuar reformat e nevojshme. Franca, por edhe Danimarka e Holanda e frenuan dhe e vonuan atë, derisa procesi për dy kandidatët për anëtarësim u kushtëzua me kritere të forta./DW

Post Views: 56
Previous Post

Vjosa Osmani infektohet me koronavirus

Next Post

‘Janë 153 dëshmitarë dhe 1842 zëra’/ Prokuroria Speciale jep detaje për materialin kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

'Janë 153 dëshmitarë dhe 1842 zëra'/ Prokuroria Speciale jep detaje për materialin kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.