• Latest
  • Trending
  • All

Ndryshimi i politikave amerikane të imigracionit

12/11/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ndryshimi i politikave amerikane të imigracionit

12/11/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Joe Biden mund të ndryshojë me shpejtësi një varg politikash të emigracionit të Presidentit Donald Trump, shumë prej të cilave mbeten ndër iniciativat më të debatueshme të administratës së tij. Zoti Biden mund të shfuqizojë shumë udhëzime duke përdorur të njëjtin mekanizëm që presidenti Trump përdori për t’i zbatuar ato – urdhrat ekzekutivë. Megjithatë, vendime të tjera do të kërkojnë më shumë se kaq, thonë ekspertët. Në katër vitet e fundit, presidenti Trump ishte autori i më shumë se 400 akteve rregullatore që i ndërmori përmes autoritetit të tij ekzekutiv.

Michele Waslin, koordinatore e programit në Institutin për Kërkime të Imigracionit në Universitetin George Mason, i tha Zërit të Amerikës se lista përfshin kufizime të gjera të udhëtimit, ndryshimin e përparësive për imigracionin, ndryshimin e rregullave të azilit, një deklaratë emergjente për ndërtimin e murit të kufirit dhe pakësimin e numrit të pranimit të refugjatëve.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Në teori, dekretet presidenciale dhe urdhërat ekzekutivë mund të anulohen nga presidenti i ri; megjithatë, në shumë raste, ndryshimi nuk do të jetë i menjëhershëm pasi do të duhet të emërohet personel në këto agjenci, udhëzuesit dhe manualët në terren duhet të përditësohen dhe do të duhet të bëhen plane për të kryer ndryshimet”, shpjegon ekspertja. Zonja Waslin thotë se zhbërja e politikave të tjera pritet të jetë më komplekse. “Politikat që u ndryshuan përmes rregulloreve ka të ngjarë të kërkojnë rregullore të reja dhe një periudhë të re për të dëgjuar komente nga publiku,” shpjegon ajo.

100 ditët e para
Brenda 100 ditëve të para, Biden-i pritet të shfuqizojë urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump që ndaloi shumicën e shtetasve nga vende të caktuara të vizitojnë Shtetet e Bashkuara. Fillimisht, kufizimet shënjestruan qytetarët e disa vendeve me shumicë myslimane por u zgjeruan për të përfshirë vende të tjera që Uashingtoni i konsideron si kërcënuese për sigurinë. Urdhri i fundit përfshin Mianmarin, Eritrenë, Kirgistanin, Nigerinë, Sudanin, Tanzaninë, Iranin, Libinë, Somalinë, Sirinë dhe Jemenin, së bashku me Venezuelën dhe Korenë e Veriut.

Një tjetër ndryshim që ekspertët thanë se do të ishte i thjeshtë për t’u bërë është rihapja e programit DACA për të gjithë aplikantët e kualifikuar. DACA është një program i nisur nga administrata Obama që mbron nga deportimi njerëzit e sjellë në moshë të mitur, në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.
Nën administratën e presidentit Trump, agjencia e Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të Shteteve të Bashkuara, USCIS, ndaloi pranimin e aplikimeve të reja për programin DACA. Në vitin 2019, administrata Trump propozoi një plan që premtonte një ndryshim “të drejtë, modern dhe ligjor” të sistemit të emigracionit amerikan. Ai nuk adresonte programin DACA dhe Kongresi nuk veproi pas asaj.

Pritet gjerësisht që një administratë e presidentit të zgjedhur Biden të zgjerojë mbrojtjen nga deportimi, si dhe autorizimin për të punuar për qindra mijëra emigrantë të tjerë pa dokumenta që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara si fëmijë. “Gjykata e Lartë kishte urdhëruar tashmë agjencinë USCIS që të fillonte pranimin e aplikacioneve DACA përsëri, por ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Administrata e re duhet të jetë në gjendje të rihapë procesin e aplikimit; megjithatë, një zgjidhje legjislative është e nevojshme për të ofruar me të vërtetë mbrojtje të përhershme për atë grup njerëzish që kanë ardhur në SH.B.A. si fëmijë të vegjël,” tha zonja Waslin.

Barra Publike
Sipas një raporti nga Instituti i Politikave të Migracionit (MPI), përmbysja e rregullores së agjencisë USCIS mbi barrën publike do të kërkojë më shumë sesa një firmë. Agjencia ka të ngjarë të duhet të kalojë një periudhë njoftimi dhe dëgjimi të komenteve nga publiku. Rregulli i barrës publike, ose testi i pasurisë siç e quajnë kritikët, kërkon të përcaktojë nëse një emigrant ka të ngjarë të mbështetet në programet e ndihmës publike të Amerikës. Megjithëse rregulli nuk është një koncept i ri dhe ka qenë në manuale për më shumë se 20 vjet, administrata Trump po e përdor atë shumë më tepër sesa paraardhësit e saj.

Biden gjithashtu është zotuar t’i dërgojë Kongresit legjislacionin për t’u siguruar status ligjor shumë emigrantëve pa dokumenta në vend. “Megjithatë, nxitja e Kongresit për të vepruar për një nga çështjet më të debatueshme të imigracionit do të ishte në mënyrë të pashmangshme një hap i parë sfidues për administratën e re, edhe pse mbështetja publike për reforma në imigracion në përgjithësi është rritur në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë”, sipas MPI-së.

Programi i refugjatëve
Shtetet e Bashkuara kanë marrë për vite me rradhë dhjetëra mijëra refugjatë, por nën administratën Trump, pranimet kanë rënë në një nivel të ulët rekord. Biden pritet të rrisë pragun e pranimit të refugjatëve për vitin fiskal 2021, të cilin administrata Trump e vendosi në 15,000. Gjatë fushatës, zoti Biden premtoi një tavan të pranimeve të refugjatëve deri në 125,000.

Rregullat e azilit
Premtimi i përsëritur shpesh i Presidentit Trump për të ndalur imigracionin e paligjshëm dhe për të marrë kontrollin e kufirit jugor të Amerikës solli një sërë politikash dhe rregulloresh që dobësuan qasjen për mbrojtjen humanitare të migrantëve. Ato përfshinin Protokollet e Mbrojtjes së Migrantëve (MPP), e njohur gjithashtu si politika e Mbetjes në Meksikë, e cila detyroi mijëra emigrantë të qëndronin në qytetet kufitare meksikane ndërsa prisnin seancat gjyqësore të imigracionit në Shtetet e Bashkuara. Administrata kufizoi gjithashtu azilin për emigrantët që udhëtonin përmes vendeve të Amerikës Qendrore nëse nuk aplikonin për mbrojtje në një vend tranzit para se të mbërrinin në një pikë kufitare të SHBA. 

Zhbërja e kësaj politike dhe rivendosja e mbrojtjes për azilantët do të jetë më e vështira, parashikojnë ekspertët. “Unë besoj se veprimet e administratës Trump ndaj refugjatëve, azilantëve dhe të tjerëve që kërkojnë ndihmë humanitare, do të ndihen për një kohë shumë të gjatë,” tha zonja Waslin. Administrata Trump ka mbrojtur politikën e Protokolleve të Mbrojtjes së Migranëve (MPP) për të parandaluar mbipopullimin në ambientet e paraburgimit të migrantëve në SHBA./VOA

Previous Post

Protestë gjithëpopullore para Qeverisë së Kosovës, kërkohet dorëheqja e ministrit të shëndetësisë

Next Post

BE jep 103.3 milionë euro për të mbështetur rrugën evropiane të Shqipërisë dhe rimëkëmbjen ekonomike

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

BE jep 103.3 milionë euro për të mbështetur rrugën evropiane të Shqipërisë dhe rimëkëmbjen ekonomike

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.