6 edukatore të kopshtit “Sami Frashëri” në Peqin janë prekur nga koronavirusi.
Kjo ka detyruar autoritetet vendore të mbyllin kopshtin për dy javë.
Mësohet se 6 edukatore kanë rezultuar pozitive për Covid-19. Kopshti “Sami Frashëri” ka rreth 100 fëmijë që e frekuentojnë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi dje për 8 raste të reja me koronavirus në Peqin.



















