Nëse Kosova nuk e zbaton detyrimin për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, I cili buron nga Marrëveshja e Brukselit, e nënshkruar në vitin 2023, atëherë do të pushojnë edhe detyrimet e Serbisë që burojnë nga kjo marrëveshje.
Kështu ka thënë drejtor i ri i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, gjatë një takimi me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, në Beograd.
Petkoviq ka thënë se është përgjegjësi e Bashkimit Evropian që të ushtrojë presion mbi Prishtinën për të formuar Asociacionit, siç parashikohet me Marrëveshjen e Brukselit.
Ai ka thënë se Serbia do ta marrë në konsiderim edhe daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, nëse nuk krijohet Asociacioni.
“Nuk do të ketë marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën përpara formimit të Asociacionit, dhe as nuk është në rend të ditës dhe as që është diskutuar diku. Serbia nuk do ta njohë Kosovën, dhe në këmbim të marrë një asgjë të madhe. Marrëveshja duhet të burojë nga dialogu”, tha Petkoviq.
Ndërsa, drejtori i deritashëm i Zyrës për Kosovën dhe ambasadori i sapoemëruar i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po përpiqet ta minojë dialogun.
“Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po bën një punë të madhe për të minuar përpjekjet për dialog. Edhe në të ardhmën Serbia do të angazhohet për dialog”, ka thënë Gjuriq.




















