Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se nga 501 testime janë konfirmuar 119 raste të reja.
Ndërkohë ministria bën me dije se 2 persona kanë humbur jetën.
“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 60 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87 vjeçare nga Korça. I shprehim ngushëllimet familjarëve”, thuhet në deklaratën për shtyp.
COVID-19 – Statistika 17 Gusht 2020
Testime totale 50928
Raste pozitive 7499
Raste të shëruara 3816
Raste Aktive 3453
Humbje jete 230 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1854
Durrës 433
Shkodër 290
Fier 150
Lezhë 134
Korçë 132
Vlorë 127
Kukës 107
Elbasan 101
Berat 57
Gjirokastër 34
Dibër 34




















