Evropa do të regjistrojë disa nga temperaturat më të larta të vitit deri më tani, në një javë përvëluese që e pret dhe që sipas parashikuesve të motit do të bëjë që mërkuri në termometër të kapërcejë 40 gradët në një numër kryeqytetesh në kontinent. I nxehti ekstrem, ka filluar ndërkohë të ndjehet por do të intensifikohet akoma më shumë me Francën ku temperaturat do të kapërcejnë 42 gradët dhe Beneluksin, zakonisht më i freskët, që do t’i afrohet 40 gradëve celcius. Në Britaninë e Madhe, ekspertët parashikojnë temperatura 31 deri në 33 gradë celcius që nga e premtja, e cila do të jetë edhe dita më e nxehtë e vitit deri më tani. Edhe në Spanjë, temperatura do të kapërcejë 40 gradët celcius, veçanërisht në pjesët jugore të vendit. Edhe pjesë të Portugalisë do të jenë në të njëjtat kushte.
Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…
Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....
















