• Latest
  • Trending
  • All

Mesazhi nga Parisi: Kosova dhe Serbia s’mund të anëtarësohen në BE nëse nuk e njohin sovranitetin e njëra-tjetrës

31/07/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Mesazhi nga Parisi: Kosova dhe Serbia s’mund të anëtarësohen në BE nëse nuk e njohin sovranitetin e njëra-tjetrës

31/07/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Kosova, Lajme

Njëri nga ekspertët më të njohur për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian profesori nga Parisi, Christian Lequesne, thotë se zgjerimi nuk është prioritet i lidershipit të Bashkimit Evropian në këtë kohë krize të shkaktuar nga pandemia.

Në një intervistë ekskluzive për KosovaPress, professor Lequesne, flet për mundësitë e hapjes së negociatave për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pamundësinë e anëtarësimit të Serbisë pa i normalizuar raportet me Kosovën, ndikimin që kanë negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në proceset integruese, nevojën e forcimit të sundimit të ligjit në shtetet e Ballkanit Perëndimor, perceptimin e gabuar në disa shtete të Ballkanit se BE nuk do t’i pranojë ato shtete me popullsi myslimane .

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Intervista e plotë:

Pyetje: Profesor Lequesne, ju jeni një nga ekspertët më të mirë në Evropë përsa i përket konceptit të Unionit ose më saktë politikave të saj rreth zgjerimit. Doja të të pyesja për rrugën e gjatë dhe akoma të paarritshme në procesin e integrimit në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Na tregoni ju lutemi çfarë po ndodh në këtë drejtim?

Christian Lequesne: Situata është përmirësuar me vendimin për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Tani kemi 4 shtete me të cilat mund të zhvillohen negociatat sipas Deklaratës së Selanikut të vitit 2003, edhe nëse këto negociata nuk kanë filluar akoma me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. Situata e Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës është natyrisht më e vështirë. Të qenit shtet anëtar i Bashkimit Evropian kërkon para së gjithash të jetë një shtet i plotë sovran dhe një shtet i stabilizuar. Bosnje-Hercegovina ende vuan nga vështirësitë duke qenë një shtet i dobët për shkak të kompromisit të vështirë midis komuniteteve. Kosova ende konsiderohet si pjesë e territorit të saj nga Serbia dhe madje nuk njihet nga 5 shtete anëtare të BE-së. Këto probleme duhet të zgjidhen para çdo procesi të zgjerimit. Një gabim i madh do të jetë të mendoni se zgjerimi është mrekullia që zgjidh gjithçka (ndërtimin e shtetit, çështjen e sovranitetit). Nuk është e vërtetë. Ekzistojnë parakushte për t’u anëtarësuar në një BE e cila mbetet një Union i shteteve sovrane

Pyetje: Duket se ka mungesë transparence nga ana e Bashkimit Evropian dhe udhëheqjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me qytetarët, pasi të dy palët fajësojnë njëra-tjetrën për ngecjen e këtij procesi. Nga këndvështrimi juaj, ku janë pengesat reale në këtë proces?

Christian Lequesne: Ekziston hipokrizia nga të dy palët, jam dakord. Për BE-në në tërësi, zgjerimi nuk është prioritet për momentin. Ka çështje të tjera (rimëkëmbja e ekonomisë, buxheti, Brexit) për tu zgjidhur. BE negocion zgjerimin e ardhshëm pa plan konkret për ta përfunduar atë. Për shtetet e Ballkanit, hipokrizia është të veprojë sikur rregullat demokratike dhe fundi i nacionalizmit të funksionojnë mirë. Nuk është rasti. Demokracia dhe toleranca përballë “tjetrit” nuk kanë arritur ende standardet e BE-së në shumicën e vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Pyetje: Vitin e kaluar, Franca bllokoi dy vendet e Ballkanit, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, nga hapja e procesit të negociatave të anëtarësimit në BE. Presidenti Macron tha që ndërmori hapin sepse të dy vendet nuk kishin bërë sa duhet nga reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Duke pasur parasysh dinamikën që BE ka ndjekur në të kaluarën në raport me vendet e tjera, a do të duhet të fillojë së shpejti ky proces negociator, apo është e mundur që politikat e zgjerimit të mos ndodhin në të ardhmen e afërt?

Christian Lequesne: Mos harroni se ne po flasim për procese diplomatike. Në procese të tilla, ju gjithmonë keni formën dhe substancën. Supozimi im është që ne mund të fillonim negociatat me të dy vendet, siç tashmë është rasti me Serbinë dhe Malin e Zi, por që do të marrë një kohë të gjatë për t’u finalizuar. Përsëri, zgjerimi aktualisht nuk është prioriteti numër një i vendeve anëtare të BE-së.

Pyetje: Në Ballkan kishte kritika ndaj Bashkimit Evropian se nuk është gati për të zgjeruar rrethin e saj. A mendoni se qëndron kjo?

Christian Lequesne: Unë mund ta kuptoj shumë mirë. BE ka propozuar zgjerimin në Ballkan për të kufizuar nacionalizmin dhe tani hezitimi i saj për të ecur përpara po rrit nacionalizmin. BE duhet të mendojë për këtë në terma më gjeopolitikë. Një variabël tjetër për BE-në është përfitimi që po u jep fuqive të tjera “të mëdha” në rajon si Kina dhe Rusia. Gjatë krizës Covid-19, disa liderë të shteteve të Ballkanit, vendet e të cilëve janë angazhuar në negociata për zgjerimin, shprehën mbështetje të hapur për modelin kinez të qeverisjes. Pse jo? Por nëse Ballkani joshet nga modeli kinez, ata duhet të dinë se nuk do t’u sigurojë atyre saktësisht një të ardhme demokratike!

Pyetje: Meqenëse unë përfaqësoj një medium të Kosovës, megjithatë, do t’ju pyes pashmangshëm për liberalizimin e vizave: A është e padrejtë për qytetarët e Kosovës që janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen?

Christian Lequesne: E kuptoj këtë ndjenjë të padrejtësisë. Lëvizja e lirë e personave konsiderohet në ditët e sotme si e drejtë qytetare. Edhe pse shumë kosovarë punojnë në BE dhe gjithashtu në Zvicër, ata kanë nevojë për vizë Shengen. Kjo është diçka që mund të negociohet me BE-në në mënyrë të pavarur nga zgjerimi. Këshillat e mia janë t’i japim kredencialet BE-së në përmirësimin e sundimit të ligjit. Imazhi gjithashtu luajn një rol në diplomaci. Së fundmi, një mik sllovak më tha se në vendin e tij Kosova ka imazhin e “krimit të organizuar”. Sigurisht, ne po flasim këtu për perceptime dhe jo domosdoshmërisht të vërtetën. Por masat e qarta për të kontrolluar korrupsionin dhe krimin është mënyra më e mirë për të marrë liberalizimin e vizave.

Pyetje: A ka ndikuar problemet politike që ekzistojnë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe a mund të ndikojnë në këtë proces të liberalizimit të vizave?

Christian Lequesne: Sigurisht që luan një rol. Pesë vendet anëtare të BE-së ende nuk e njohin Kosovën si një shtet sovran.

Pyetje: Nga këndvështrimi i një eksperti, çfarë duhet të bëjë Kosova më shumë për të siguruar liberalizimin e vizave, sepse hapja e negociatave për anëtarësim është sigurisht shumë larg?

Christian Lequesne: Unë tashmë i jam përgjigjur kësaj pyetjeje. Përsëri, alternativa më e mirë që Kosova mund të miratojë është të zgjedh politikanë që janë të përgatitur të rrisin rregullimin demokratik të Shtetit mbi shoqërinë, veçanërisht në aktivitetet ekonomike. Unë gjithashtu e di se është e lehtë të thuhet nga Parisi. Marrëdhëniet e vështira shtet / shoqëri janë probleme strukturore në Ballkan, duke përfshirë edhe në shtetet anëtare të BE-së si Rumania, Bullgaria por edhe Greqia.

Pyetje: Siç dihet udhëheqja evropiane, edhe Presidenti Macron dhe Kancelarja Merkel janë të përfshirë direkt në përpjekjet e Perëndimit për të arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. A janë çështjet politike të pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë një problem për procesin e pranimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian?

Christian Lequesne: Po vërtet. Nuk shoh ndonjë mundësi reale që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në BE nëse nuk e njohin sovranitetin e njëri-tjetrit. Normalizimi i marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e BE-së ka qenë një hap shumë pozitiv, por kjo nuk është e mjaftueshme. Hapi tjetër duhet të jetë njohja. Nëse Beogradi dhe Prishtina nuk e pranojnë këtë hap të ri, nuk do të ketë anëtarësim. BE mund të ndihmojë të dy vendet të shkojnë në këtë drejtim, por përgjegjësia përfundimtare është në të dy kryeqytetet.

Pyetje: Në disa vende këtu në Ballkan ekziston një teori, që sigurisht jo e thënë hapur që opinioni publik në Bashkim Evropian nuk është i gatshëm për vendet që kanë një popullsi kryesisht myslimane. A mund të ketë vërtet një perceptim të tillë?

Christian Lequesne: Nuk jam i sigurt se është një çështje kaq e madhe në rastin e Ballkanit. Definitivisht ka qenë një çështje në lidhje me aplikimin e Turqisë në BE. Por popullsia myslimane në Ballkanin Perëndimor, gjithashtu si rezultat i përvojës Jugosllave, në përgjithësi është shumë laike dhe konsiderojnë se para së gjithash i përkasin Evropës. Nuk do të thotë se disa prej tyre nuk joshen nga fenomeni i përgjithshëm i rishfaqjes së identitetit të tyre fetar dhe e shndërrojnë atë në një angazhim politik. Vendet si Katar, Arabia Saudite dhe madje edhe Turqia e nxisin këtë nganjëherë me disa aktivizma shoqërorë. Por do të jetë një gabim të mbitheksoni fenë myslimane si një faktor politik në Ballkan. Tani, nëse i konsideroj lëvizjet ekstremiste të djathta në BE, ato shpesh përdorin rastin e Ballkanit Perëndimor në retorikën e tyre antimuslimane; ata preferojnë të përqendrohen në Lindjen e Mesme dhe Turqinë/Burimi: KosovaPress

Previous Post

I nxehti përfshin Evropën/ Temperatura mbi 40 gradë celcius

Next Post

95 viktima dhe 2700 të infektuar, korriku më shumë vdekje dhe raste se 4 muaj pandemi në Shqipëri

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

95 viktima dhe 2700 të infektuar, korriku më shumë vdekje dhe raste se 4 muaj pandemi në Shqipëri

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.