Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovës janë konfirmuar edhe 276 raste të reja me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani përmes një konference për media.
“Nga gjithsej 404 mostra të testuara, prej tyre 276 kanë rezultuar pozitive”, ka thënë Ramadani .
“Situata është tepër e rënduar. I ka rënduar të gjithë profesionistët shëndetësor. Kemi mbingarkesë. E gjithë kjo u bë për shkak të neglizhimit të tri masave që s’po respektohen edhe aq”, tha Ramadani.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 153 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, përmes një konference për media.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 153 pacientë, numri total i të shëruarve ka arritur në 4 mijë e 27 pacientë”, ka thënë Ramadani.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar për 8 vdekjet e fundit nga koronavirus për 24 orë në Kosovë.
IKSHPK në konferencën e fundit kanë kumtuar të dhënat e fundit rreth koronavirusit.
Drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani ka njoftuar për 8 vdekjet brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
440 personave u janë marrë mostrat nga SHSKUK ku prej tyre kanë rezultuar 276 persona pozitiv me COVID-19.




















