Ermina Lekaj-Përlaskaj është shqiptarja nga Prizreni, e cila ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci. Kjo është hera e tretë që Lekaj-Përlaskaj do të përfaqësojë përveç shqiptarëve edhe pakicat tjera.
Fitoren e shpalli vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ku falenderoi të gjithë që e ndihmuan në fitore.
“Ekipi fitues. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ajo
Ermina Lekaj u largua nga Prizreni në vitin 1990 duke udhëtuar drejt Rijekës në Kroaci. Kjo është hera e tretë që ajo bëhet zë i fuqishëm i përfaqësimi të shqiptarëve në parlamentin kroat.
“Rikandidimi im prapë në parlamentin kroat ka të bëjë me qëllim të faktorizimit të shqiptarëve në shoqërinë kroate e më gjerë. Kroacia është shtet i BE-së dhe për ne ka një rëndësi të madhe,” është shprehur më herët ajo.
“Gjatë mandatit tim qytetarët më njohin si një urë lidhëse në mes shtetit kroat dhe shteteve amë, me hapjen e qendrave kulturore shqiptare në Kroaci, mbështetjen e shoqatave shqiptare, me bursa të studentëve, zgjedhjen e problemit të shtetësisë kroate, mbështetjen e bizneseve shqiptare në Kroaci…”




















