Beogradi zyrtar nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj pavarësisë Kosovës.
Kështu, të paktën, ka deklaruar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të enjten në mbrëmje.
Vuçiq e ka përjashtuar katëgorikisht mundësinë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ta njohim pavarësinë e Kosovës? Harrojeni këtë! Nuk shoh zgjidhje. Kur e kam parë, të gjithë më janë hedhur në qafë”, ka thënë Vuçiq për televizionin publik të Serbisë.
Vuçiq ka thënë se ai do të luftojë që Serbia të mos shpallet fajtore për mungesë mungesë vullneti për të dialoguar, por ka theksuar se Serbia nuk po bisedon me shqiptarët, por me Perëndimin.
“Do të luftoj për të mos qenë fajtorë për mungesë të dialogut. Ne këtu bisedojmë dhe negociojmë me Perëndimin, e jo me shqiptarët”, ka thënë ai.
Vuçiq ka thënë se rruga evropiane e Serbisë mund të ndërpritet, nëse nuk zgjidhet çështja e Kosovës.



















