Situata e rihapjes së kufijve është bërë tepër e ndërlikuar, pasi ende nuk është vendosur një datë e caktuar dhe përfundmtare nga Bashkimi Europian, ku të gjitha shtetet të pranojnë.
Lidhur me këtë çështje, BE është duke krijuar një draft për kufijtë, ku ka listuar shtetet që mund të lëvizin lirisht.
Por kjo marrëveshje, nuk është arritur ende nga të gjitha shtetet nga të cilat do të autorizohet hyrja në Evropë.
Mediat italiane shkruajnë se marrëveshja e hapjes së kufijve nuk duket shumë afër, aq sa është hipotezuar që do të ndodhë një shtyrje e datës së planifikuar më parë, ajo e 1 korrikut.
Ajo që mbetet e sigurt, është përjashtimi i rihapjes së kufijve me Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Rusinë për shkak të situatës së tyre epidemiologjike, duke qenë vendet me rastet më të shumta dhe ku qarkullimi i virusit është akoma shumë i lartë.
Ditët e fundit ka pasur zëra se BE apo dhe Greqia, vendi fqinj nuk do i hapë kufijtë me Shqipërinë, ndërkohë që Mali i Zi pas hapjes së kufirit e rimbylli përsëri.
Pritet të shihet tashmë se çfarë do të ndodhë të mërkurën e ardhshme, kur BE të hapë kufijtë dhe për cilat shtete.
LISTA E VENDEVE ME TË CILAT BE MUND TË HAPË KUFIJTË
Shqiperia
Vatican City
Monaco
Montenegro
Andorra
Serbia
Bosnia and Herzegovina
Ukraine
Turkey
Kosovo
Democratic People’s Republic of Korea
Turkmenistan
Vietnam
China
Thailand
Myanmar
Mongolia
Japan
South Korea
Georgia
Bhutan
Lebanon
Indonesia
Uzbekistan
India
Tajikistan
Kazakhstan
Palau
New Zeland
Australia
Dominica
Bahamas
Saint Lucia
Uruguay
Jamaica
Cuba
Guyana
Paraguay
Venezuela
Nicaragua
Costa Rica



















