Infektohen me Covid 19 dy mësuese në një gjimnaz në qendër të Tiranës.
Bëhet me dije se ato janë 2 nga 33 rastet e 24 orëve të fundit të raportuara paraditen e sotme nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndonëse ende nuk bëhet me dije se cilit gjimnaz i përkasin mësueset e infektuara, abc news thotë se ato nuk kanë qenë të pranishme gjatë provimeve të maturës të dhëna nga maturantët gjatë ditëve të fundit.
Ndërkaq situata paraqitet alarmante në spitalin Infektiv, pasi janë të shtruar 82 pacientë, nga të cilët 10 janë në terapi intensive dhe 1 është i intubuar.



















