Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka konfirmuar edhe 47 raste të reja me Covid-19. Numri total i të prekurve ka shkuar në 2216.
Mediat vendase shkruajnë se rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj.
Gjithsej janë kryer 314 testime në të gjithë Kosovën në 24 orët e fundit. Numri total i personave të shëruar ka shkuar në 1069.



















