• Latest
  • Trending
  • All

Beyer: Kosova duhet të refuzojë pazarin e ndyrë

17/06/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Beyer: Kosova duhet të refuzojë pazarin e ndyrë

17/06/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Kosova, Lajme

Parlamenti i Gjermanisë sot ka vazhduar mandatin e trupave gjermane të KFOR-it që shërbejnë në Kosovë. Rreth 400 ushtarë gjermanë do të kujdesen edhe në të ardhmen për sigurinë e vendit. Deputeti i partisë konservatore CDU, Peter Beyer, gjatë debatit parlamentar ka akuzuar rëndë presidentin e Kosovës për përgatitjen e një pazari të ndyrë në kurriz të Kosovës dhe ka theksuar se pjesë e këtij pazari mund të jetë edhe shpërbërja e Gjykatës Speciale. Beyer kërkoi që më 27 qershor në Washington të ftohet edhe emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak, ndërsa Richard Grenellin e atakoi për shkak të “lojërave jotransparente”.

Trupat gjermane janë të pranishme në Kosovë që nga viti 1999. Të mërkurën parlamenti gjerman (Bundestag) vazhdoi mandatin e ushtarëve gjermanë në Kosovë edhe për një vit. Në Kosovë do të shërbejnë edhe më tutje 400 ushtarë gjermanë në kuadër të KFOR-it. Për vazhdimin e mandatit votuan 513 deputetë, 152 qenë kundër, 5 abstenuan. Shpenzimet vjetore për trupat gjermane në Kosovë kapin shumën prej 16,63 milionë euro.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Në diskutimet e tyre deputetët e koalicionit qeveritar (CDU konservatore dhe SPD socialdemokrate) argumentuan se qëndrimi i ushtrisë gjermane në Kosovë është ende i nevojshëm për shkak të situatës jo aq stabile. Një fjalim mjaft të ashpër e mbajti deputeti i CDU-së, Peter Beyer, i cili është edhe raportues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE). Beyer tha se Kosovën janë duke e shqetësuar fuqi të brendshme dhe të jashtme. Andaj, sipas tij, është me rëndësi të arrihet një unitet i shoqërisë. Këtu, tha Beyer, përgjegjësi të madhe ka qeveria e kryeministrit të ri, e cila duhet të qeverisë mirë dhe të angazhohet për pajtim përmes së vërtetës. Prioritet duhet të gëzojë lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe koronavirusit, deklaroi deputeti gjerman.

Peter Beyer nënvizoi se me rëndësi është edhe ringjallja e bisedimeve me Serbinë me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës me fqinjin verior. Pa e përmendur me emër presidentin e Kosovës dhe kolegun e tij serb, Beyer tha se nuk është e nevojshme të shpiken ide të reja: “Unë them: shikoni në drejtim të Brukselit. U bëj thirrje Kosovës dhe Serbisë: kryeni detyrat e shtëpisë. Nuk na duhet një pazar i pistë. Mos lëshoni pe përballë presionit të jashtëm. Nuk na duhet ndryshimi i kufijve. Nuk na duhet shpërbërja e Gjykatës Speciale dhe e zyrës së prokurorit special, të cilat mund të jenë pjesë e një pazari të ndyrë”.

Pazaret e pista, sipas Beyer, nuk i ndihmojnë njerëzve, nuk i ndihmojnë rajonit dhe nuk i ndihmojnë BE-së. “Vetëm një proces i drejtuar nga BE mund të ndihmojë që negociatat të përfundojnë me marrëveshje”. Beyer u shpreh i zemëruar me rolin e Richard Grenellit, të dërguarit të Donald Trumpit për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. “Nuk e dimë se çka do të ndodhë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Por një gjë e dimë: BE nuk do të jetë aty”, protestoi Beyer.

Duke pasur parasysh faktin se të dy vendet aspirojnë të hyjnë në BE, tha Beyer, “i bëj thirrje me këmbëngulje administratës së Trumpit që ta ftojë edhe emisarin e BE-së Mirosllav Lajçak”. Beyer akuzoi Grenellin për “lojëra jotransparente”, të cilat nuk i shërbejnë çështjes. Postimet e Grenellit në Twitter Beyer i quajti “beteja absurde”. Beyer tha se Grenell nuk mund t’i ofrojë Kosovës liberalizim të vizave. Deputeti gjerman nënvizoi se edhe Kosova në të ardhmen e afërt do të gëzojë lirinë e lëvizjes. Beyer kërkoi që BE në bisedimet mes Kosovës e Serbisë të paraqitet me një agjendë të fuqishme. Ai përmendi si hap pozitiv që BE ka ndarë 3,3 miliardë euro për vendet e rajonit pas përhapjes së pandemisë

Previous Post

EMRAT/ Tre shqiptarë burgosen për tre ferma me kanabis prej qindra mijëra paund. Në telefonin e “shefit” u zbulua…

Next Post

The Guardian: BE i frikësohet shkëmbimit të territoreve në takimin e Uashingtonit

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

The Guardian: BE i frikësohet shkëmbimit të territoreve në takimin e Uashingtonit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.