Në kuadër të luftës kundër drogës, policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar gjatë operacionit “Befasia”.
29-vjeçari A.Gj. tentoi të ikte nga banesa, por u kap pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në një rrugicë afër banesës së tij në lagjen “Partizani”.
Policia bën me dije se i riu mbante lëndë narkotike në banesë dhe e shpërndante në doza të vogla, vihet në pranga 29-vjeçari.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë Vlorë, në ngarkim të shtetasit A. Gj., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



















