Largimi i Meghan Markle dhe Princ Harry nga pallati mbretëror ka ngjallur polemika të shumta. Një eksperte mbretërore ka zbuluar se përplasja e kulturave me stafin e punëtorëve të pallatit Buckingham mund ti ketë bindur që të marrin vendimin.
Thuhet se ndihmësit nuk e konsideronin të kaluarën e saj të famshme dhe shfaqën mungesë respekti. Duke folur për New Yorker, Camilla Tominey tha stafi i Pallatit nuk e konsideronte shkëlqimin e saj në faqet rozë, vetëbesimin dhe zakonet feministe.
Camilla, e cila mbuloi familjen mbretërore për më shumë se një dekadë para ardhjes së Meghan, pretendoi se kërkesat e Harry dhe Meghan nuk i pëlqyen ndihmësve mbretërorë.Pati përplasje kulturash mes dukeshës, e cila u bë e famshme nga seriali “Suits” para se të martohej me Harry, e cila nuk i kuptonte disa prej traditave që zbatoheshin në institucion por ishin të pashkruara.
“Kishte disa persona të stafit që prej vitesh i shërbenin Mbretëreshës në Pallatin Buckingham. Kur Harry dhe Meghan i bënin kërkesa, fillonin fjalët mes punëtorëve për Dukeshën që thonin, “Epo, prit një minutë, kush mendon se je?’” – tregon Camilla.
Harry dhe Meghan u transferuan në Kaliforni në fund të muajit të kaluar, pasi zyrtarisht u tërhoqën zyrtarisht nga detyrat mbretërore më 31 mars.



















