Edhe pse shteti shqiptar ka njoftuar disa herë se nuk do të lejohet asnjë këmbësor për të kaluar kufirin me tokën greke, sërish ka shqiptarë që I drejtohen pikës doganore të Kakavijës për tu kthyer në atdhe.
Sot në mëngjes raportohet për 30 shtetas shqiptarë që ndodhen në tokën neutrale, pasi janë lejuar të kalojnë nga policia greke, por nuk ngrihet trau i palës shqiptare.
“Mes tyre ka dhe gra, dhe fëmijë” raporton gazetarja e Ora News, Entiola Bundo.
Fotoja e mbërritur në redaksi (fotoja lart) tregon qytetarët që presin për të hyrë në Shqipëri.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme kanë qenë 67 persona në tokë neutrale, nga këta 33 ishin lejuar të hyjnë në atdhe, ndërsa pjesa tjetër është kthyer mbrapsht.



















